Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Agjenda e zgjedhjeve në kuvendet e SAF e SAM afër përmbylljes

Kuvend i suksesshëm zgjedhor në Gjakovë

Prishtinë,13.11.2017
gjakoNë shumicën e komunave të Kosovës janë mbajtur me sukses Kuvendet zgjedhore të SAF e SAM dhe prandaj ky aktivitet i rëndësishëm është afër përmbylljes. Në kuadër të këtij aktiviteti në shtunën, më 11 nëntor 2017 , është mbajtur Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për Komunën e Gjakovës. Ky kuvend është mbajtur në ambientet e Hotelit "Pashtriku" dhe në fillimet e punimeve të tij kryetari i këtij Kuvendi , Sali Maliqi ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe menaxherin për financa e administratë e këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri.
Pas kësaj z. Maliqi ka prezantuar raportin e punës dhe atë financiar, raporte këto që janë aprovuar nga pjesëmarrësit e këtij takimi.gjako1
Në vazhdim të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përshëndetur të pranishmit dhe ka lavdëruar angazhimin e z. Maliqi, kryesisë dhe gjithë anëtarësisë së SBASHK-ut në këtë Komunë. Ymer Ymeri, , i cili në Kuvendet zgjedhore merr pjesë në cilësinë e kryetarit të Komisionit statutar ka dhënë këshilla për rrjedhën e mbarë të zgjedhjeve duke u mbështetur në Statutin aktual të SBASHK-ut. Pas kësaj janë propozuar kandidatët për të gjitha funksionet dhe komisioni zgjedhor ka nisur me procesin e zgjedhjes përmes votës së fshehtë. Duke numëruar publikisht secilën votë u pa se kryetar i Kuvendit të SAF e SAM për Gjakovën u rizgjodh Sali Maliqi, kurse nënkryetare u zgjodh Mentore Vejsa.
Anëtarë të Kryesisë janë zgjedhur : Pal Xhuxha, Naim Ibrahimi, Zenun Nimani, Mirash Nikollbibaj, Klodiana Kryeziu, Ismet Mamuti dhe Xhemajl Avdia.gjako2
U zgjodh edhe Komisioni mbikëqyrës në këtë përbërje: Lush Ibrahimi, Naser Ahmeti dhe Indira Shehu.
Delegatë nga Gjakova për Kongresin VII të SBASHK-ut janë zgjedhur: Neki Rama, Naim Ibrahimi, Valdete Bicurri, Klodina Kryeziu, Hedije Osmani dhe Selvie Morina, kurse për Këshillin Drejtues janë zgjedhur: Zija Hasani, Valdete Bicurri , dhe Bajram Salihu me zëvendësuesit e tyre të mundshëm: Fllanza Kusari, Klodina Kryeziu dhe Hamëz Ibrahimi.
Edhe anëtarët e Kuvendit të SAF e SAM të Gjakovës duke respektuar angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka propozuar atë edhe për një mandat në këtë funksion të lartë sindikal.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook