Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK dhe MASHT prioritet Projektligjit për statusin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta

Prishtinë, 02.11.2017

mashtbytyqiTemë kyçe e bisedës në këtë takim ka qenë çështja e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 e deri në vitin 1998/99. Ministri Bytyqi i ka deklaruar SBASHK-ut se është formuar një komision në MASHT për ta analizuar edhe një herë këtë projektligj dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale që ai të shkoi në qeveri në pjesën e parë të dhjetorit me qëllim që pastaj të procedohet në Parlament.
Ministri i MASHT, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në kabinetin e tij kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri. Delegacioni i SBASHK-ut i ka prezantuar Ministrit Bytyqi gjithë kërkesat e punëtorëve të arsimit, që dalin nga Kontrata Kolektive duke kërkuar angazhimin e tij që qeveritë komunale të angazhohen seriozisht për realizimin e tyre. Temë kyçe e bisedës në këtë takim ka qenë çështja e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 e deri në vitin 1998/99. Ministri Bytyqi i ka deklaruar SBASHK-ut se është formuar një komision në MASHT për ta analizuar edhe një herë këtë projektligj dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale që ai të shkoi në qeveri në pjesën e parë të dhjetorit me qëllim që pastaj të procedohet në Parlament.
"Jemi shumë të përkushtuar në MASHT që ta realizojmë obligimin tonë ndaj punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta dhe po komisioni që kam ngritur po bën një punë shumë dinamike me qëllim që Projektligji të shkojë në Qeveri në pjesën e parë të dhjetorit e pastaj të procedohet me një herë në Parlament", i ka thënë delegacionit të SBASHK-ut, Ministri Bytyqi.
Pas kësaj është biseduar edhe për shumë çështje të tjera dhe Ministri Bytyqi ka shprehur gatishmërinë që me angazhime të përbashkëta me SBASHK të gjinden zgjedhje të pranueshme për të gjitha çështjet e ngritura.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook