Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM për komunën e Therandës ( Suharekës)

Vullnet e gatishmëri për të kontribuar në angazhimet sindikale

Prishtinë,01.11.2017
suhPas daljes në pension të kryetarit dhe veprimtarit të dalluar sindikal, Sadik Shala, në Suharekë ishte mbajtur Kuvendi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit dhe me vota të fshehta e një konkurrencë të denjë ishte zgjedhur Murat Bytyqi. Për të bërë zgjedhjen edhe të organeve tjera të SAF e SAM në këtë komunë u mbajt një Kuvend tjetër zgjedhor këtë të martë.
Në fillimet e punimeve të Kuvendit, kryetari Bytyqi ka përshëndetur dhe ka falënderuar për pjesëmarrjen kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri,suh2 që në këtë takim ishte në cilësinë e kryetarit të Komisionit statutar dhe juristin e SBASHK-ut , Blendor Shatri. Pas kësaj ai ka prezantuar raportin e punës dhe atë financiar. Kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur pjesëmarrësit në këtë takim duke ritheksuar se uniteti dhe besimi i ndërsjellë ka bërë që në SBASHK të shënohen rezultate dhe arritje. Pas kësaj është kaluar në procesin zgjedhor dhe me votën e fshehtë është zhvilluar një garë e fortë për çdo pozitë udhëheqëse në këtë Kuvend.
Nënkryetare e këtij Kuvendi është zgjedhur Lumnie Suka, kurse anëtarë të kryesisë: Nasibe Kermeni, Sevdie Berisha, Nazim Gashi, Isuf Zenelaj, Ahmet Hamitaga, Rrahman Berisha dhe Ali Berisha.suh3
Komisioni mbikëyqës ka këtë përbërje: Fahri Veselaj, Arbnore Hasani dhe Mentor Kuçi. Punëtorët e arsimit të Therandës në Kongresin e SBASHK-ut do t'i përfaqësojnë: Nasibe Kermeni, Ajnisha Veseli, Hilmi Haziraj dhe Ilir Demiri, kurse në Këshillin Drejtues Naim Behluli e Shqipe Gashi me zëvendësimet e mundshme Sevdie Berisha e Shaban Vrella.
Edhe anëtarët e këtij Kuvendi duke çmuar lartë angazhimet e kryetarit të SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj e kanë kandiduar në emër të punëtorëve të arsimit të Suharekës edhe për një mandat në cilësinë e kryetarit të SBASHK-ut.suh6suh5

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook