Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Edhe në Prishtinë është mbajtur Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM

Atmosferë uniteti e mobilizimi për angazhime e arritje të reja

Prishtinë,30.10.2017

prishtin
prishtineeSipas agjendës së paraparë për realizimin zgjedhjeve në Kuvendet e SAF e SAM nëpër komunat e Kosovës, një takim i tillë është mbajtur edhe në Prishtinë.

Në hapje të Kuvendit zgjedhor të SAF e SAM për komunën e Prishtinës, kryetari i këtij Kuvendi, Ahmet Pllana ka përshëndetur kryetarin SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn dhe menaxherin për financa e administratë e këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri e pastaj ka paraqitur raportin e punës dhe atë financiar. Pasi kanë dëgjuar këto dy raporte pjesëmarrësit e ëktij takimi kanë lavdëruar angazhimin e z. Plllana dhe të SBASHK-ut në tërësi duke kërkuar që një atmosferë e tillë e unitetit dhe e mobilizimit për angazhime të reja të vazhdojë edhe në të ardhmen. Menaxheri për financa e administratë e këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, që në takimet e Kuvendeve zgjedhorer është në cilësinë e kryetarit të komisionit statutar ka kujtuar nenet e Statusit që kanë të bëjnë me zgjedhjet në nivelin komunal të organizimit sindikal . 

prishtinaa2

Pas kësaj është kaluar në propozimin e kandidatëve për funksionet gjegjëse e më pastaj edhe në votimin e tyre.prishtinn
Me shumicë votash kryetar është rizgjedhur Ahmet Pllana, kurse nënkryetar u zgjodh Gëzim Berisha.
Nëtarë të kryesisë përmes votës së fshehtë janë zgjedhur: Afërdita Krasniqi, Rejhan Pehlivani, Besnik Muçolli, Nexhmi Shala, Shkurta Gashi, Shqipe Mqedonci dhe Hazbi Gashi.
Në komisionin mbikëqyrës janë zgjedhur: Lulzim Gashi, Besart Ismajli dhe Nexhmije Boja.
Në Kongresin VII të SBASHK-ut punëtorët arsimor të Prishtinës do të përfaqësohen nga: Shkurte Gashi Halimi, Afërdiata Krasniqi, Fitim Jetullahu, Jusuf Jussufi, Shqipe Maqedonci dhe Nexhmije Boja, kurse në Këshillin Drejtues janë zgjedhur Amir Aliu, Besart Ismajli e Nexhmije Boja me zëvendësuesit e mundshëm: Jusuf Jusufi e Florie Gashi.
Edhe anëtarët e këtij Kuvendi duke u bazuar në punën dhe përkushtuar e tij kanë kandiduar Rrahman Jasharajn që edhe për një mandat të zgjidhet kryetar i SBASHK-ut në Kongresin e 24 shkurtit 2018.
Kryetari Jasharaj ka falënderuar të pranishmit për mbështetjen dhe përkrahjen duke premtuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë me angazhimet e përkushtimin drejt realizimit të kresave të punëtorëve arsimor të Kosovës.prishtina1

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook