Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u organizoi konferencën “Mësimdhënësit formojnë të ardhmen e Kosovës “

Konkluzionet e Konferencës themel i fortë për përmirësimin e gjendjes në arsim

Prishtine,20.10.2017
konferencaPërkushtimi i SBASHK-ut në përgatitjen sa më të mirë të Konferencës "Mësimdhënësit formojnë të ardhmen e Kosovës " ka dhënë frytë këtë të premte ngase kjo ngjarje ka pasur rrjedhë të mbarë dhe ka shënuar një pjesëmarrje më të madhe të mësimdhënësve e mysafirëve nga ajo që ishte planifikuar nga Këshilli organizativ i SBASHK-ut.
Në hapje të kësaj konference kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj nuk ka fshehur kënaqësinë për një organizim kaq të mirë. "SBASHK-u vazhdimisht ka insistuar në të vërtetën se : Duke pasur parasysh rëndësinë e sistemit arsimor për një shoqëri, e posaçërisht për Kosovën , si shtet i ri e me një numër të madh të të rinjve, secili duhet të kontribuojë dhe të bashkëpunojë për të arritur cakun e dëshiruar. sotPrandaj, po e them edhe këtu e në emër të gjithë anëtarësisë së SBASHK-ut se në këtë përpjekje madhore duhet të përfshihen sinqerisht, krahas punëtorëve të arsimit, edhe nxënësit, prindërit, institucionet lokale e qendrore të shtetit dhe palët tjera, jo duke kritikuar pa as edhe një argument, por duke u angazhuar konkretisht në këtë mision të shenjtë", është shprehur Jasharaj, i cili pastaj ka falënderuar z. Boris Sharlovski dhe stafin e GIZ për mbështetjen në organizimin e kësaj ngjarje dhe për angazhimin e sinqertë në ngritjen e cilësinë në arsimin e Kosovës.
Duke i përshëndetur pjesëmarrësit dhe SBASHK-un për organizimin e këtij aktiviteti shumë të qëlluar, konferencaaMinistri i MASHT, z. Shyqiri Bytyqi ka vlerësuar lartë rolin dhe përkushtimin e mësimdhënësve të vendit tonë në të kaluarën e vështirë, por edhe tani e gjithmonë.

mashtiii

"Mësimdhënësit janë baza e arsimit. Sa më e fortë dhe e qëndrueshme të jetë kjo bazë, aq më i fuqishëm do të jetë sistemi i arsimit dhe si rezultat e ardhmja jonë do të jetë e sigurt",është shprehur Ministri Bytyqi.
Udhëheqësi i Projektit, Boris Sharlovski nga GIZ, ka lavdëruar angazhimin e SBASHK-ut, jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën, që përveç mbrojtjes me sukses të të drejtave të mësimdhënësve dhe realizimit të kërkesave të tyre po angazhohet vazhdimisht edhe në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.avnibspk
"Ne të gjithë i dimë rezultatet të PISA-s të cilat janë publikuar pothuajse para një viti, mirëpo ne jemi të informuar edhe me sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet sistemi arsimor në Kosovë. Siç ne të gjithë e dimë, arsimi është një e drejtë, mirëpo gjithashtu nevojitet një zotim nga e tërë shoqëria për të zhvilluar atë", është shprehur përfaqësuesi i GIZ-it në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar pjesëmarërsve të Konferencës.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim në Parlamentin e Republikës së Kosovës, Ismajl Kurteshi ka përgëzuar SBASHK-un për gjithë arritjet dhe për organizimin kaq në nivel të kësaj Konference. Ai ka kujtuar se kanë kaluar 10 muaj që kur është provuar rezoluta që arsimin e vë si prioritet, por nuk është bërë që në këtë drejtim.ikurteshi "Deri më tani nuk kemi parë asnjë lëvizje në këtë drejtim, por jam i sigurt se me angazhimin e mësimdhënësve, të SBASHK-ut dhe të organizatave tjera, MASHT do të fillojë ta vë në jetë rezolutën e cila sipas mendimit tim është rezoluta më e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës ka aprovuar", ka cekur Kurteshi .
Ishte pjesëmarrëse në këtë Konferencë edhe prorektorja e UP-së, Myrvete Badivuku. Ajo në fjalën përshëndetëse ka përgëzuar SBASHK-un për organizimin kaq të mirë të këtij aktiviteti ." Vërtetë janë mësimdhënësit ata që formojnë të ardhmen e vendit dhe prandaj që arsimi meriton të bëhet prioritet i vendit",është shprehur prorektorja Badivuku.siriuskonf Pjesëmarrësit e Konferencës i kanë përshëndetur dhe kanë përgëzuar SBASHK-un për përkushtimin dhe arritjet e shumta edhe kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini , drejtori i DKA-së në Viti, z. Qahil Sinani dhe kryetari i Këshillit të Prindërve , z. Bajram Beqiri. Ata kanë lartësuar punën dhe përkushtimin e mësimdhënësve të Kosovës nëpër vite e dekada duke kërkuar që vërtetë arsimit të jetë prioritet për institucionet e Kosovës dhe të ndihmohen mësimdhënësit që të formojnë të ardhmen e Kosovës.
Në pjesën e dytë të Konferencës para pjesëmarrësve në temën " "Pasqyra e përgjithshme e vizionit të arsimit për të ardhmen" ka ligjëruar , udhëheqësja e Sektorit të Trajnimeve në MASHT,znj. Igballe Cakaj, kurse në temën " Filozofia e PISA, implikimet në sistemin e arsimit dhe në shkollë", ka ligjëruar profesori në fakultetin Edukimit , z Atdhe Hykolli. Temë që ka zgjuar shumë interesimin e pjesëmarrësve ishte edhe " "Kontributi, roli dhe përgjegjësitë e mësimdhënësve" e ligjëruar nga asistenti në Fakultetin e Gazetarisë, z. Alban Zeneli.konferencc
Në pjesën e tretë të Konferencës është punuar në tri grupe sipas tri temave të të Konferencës dhe përmes një bashkëbisede shumë aktive janë nxjerrë edhe konkluzione të shumta, që janë bazë e prezantimit të SBASHK-ut në Konferencën ndërkombëtare në nëntorin e këtij viti në përpjekjet për një arsim edhe më të mirë në Kosovë. Këto Konkluzione do t'i dërgohen edhe GIZ-it , MASHT-it dhe institucioneve tjera të Kosovës.
SBASHK-u në ueb faqen e vetë në ditët në vijim do të botojë konkluzionet nga kjo Konferencë dhe temat që janë prezantuara në këtë Konferencë. grupi

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook