Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u u takua me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë,03.10.2017

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi ka shprehur respektin e tij për punën e përkushtuar të punëtorëve të arsimit e sidomos në vitet e vështira të okupimit dhe ka premtuar se do t'u dërgoj shkresë zyrtare kryetarëve të Gjykatave Themelore në gjithë Kosovën me kërkesën që lëndët e dërguara nga SBASHK-u lidhur me tri pagat suplementare dhe tri pagat përcjellëse me rastin e pensionimit të trajtohen me prioritet.
Me qëllim që Gjykatat themelore në komunat e Kosovës të trajtojnë me prioritet, ashtu si e përcakton edhe ligji, lëndët e dërguara nga SBASHK lidhur me tri pagat suplementare dhe tri pagat përcjellëse me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është takuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi.KGJK
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj bashkë me këshilltarin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, i kanë prezantuar kryesuesit të KGJK-së, z. Idrizit, kërkesën që ai t'u drejtohet kryetarëve të Gjykatave themelore në të gjitha Komunat e Kosovës, që ata , ashtu si përcaktohet edhe me Ligj, të trajtojnë me prioritet lëndët e dërguara në Gjykata nga SBASHK ndaj Drejtorive Arsimore .
" Kërkesa jonë ka mbështetje ligjore, por ka edhe elementin human sepse SBASHK-u kishte tentuar me dialog të arrijë me qeveritë lokale që ata t'i përmbushin si punëdhënës obligimet nga Kontrata Kolektive e sektorit të arsimit duke u dhënë të pensionuarve nga ky sektor nga tri paga suplementare dhe tri paga përcjellëse. Puna e përkushtuar e këtyre njerëzve sidomos në vitet e okupimit ka lënë gjurmë në shëndetin e tyre dhe nëse zvarriten nga gjykatat lëndët lidhur me kërkesën e tyre dhe të SBASHK-ut, atëherë shumë nga ta edhe mund të shkojnë në amshim pa gëzuar këtë të drejtë", është shprehur kryetari i SBASHK-ut në takim me Kryesuesin e KGJK-së. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi ka shprehur respektin e tij për punën e përkushtuar të punëtorëve të arsimit e sidomos në vitet e vështira të okupimit dhe ka premtuar se do t'u dërgoj shkresë zyrtare kryetarëve të Gjykatave Themelore në gjithë Kosovën me kërkesën që lëndët e dërguara nga SBASHK-u lidhur me tri pagat suplementare dhe tri pagat përcjellëse me rastin e pensionimit të trajtohen me prioritet.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook