Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Rrjedh e mirë e zgjedhjeve sindikale edhe në UP

Muharrem Berisha kryetar në Fakultetin e Bujqësisë e Veterinarisë

Prishtinë, 20.06.2017
SBASHK-u e ka shpallur vitin 2017 vit zgjedhor dhe Këshilli Drejtues ka caktuar edhe agjendën e zgjedhjeve nëpër shoqata sindikale të institucioneve arsimore në Arsimin Parauniversitar dhe në njësitë akademike . Kjo agjendë është duke u respektuar kështu që edhe në UP zgjedhjet kanë një rrjedhë të mirë. Në kuadër të këtij aktiviteti me rëndësi është mbajtur edhe takimi zgjedhor i shoqatës sindikale te Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.sushk
Në hapje të takimit, kryetari i SUSHK-ut, që është pjese SBASHK-ut, Bardh Bardhi ka rikujtuar se viti 2017 është vit i zgjedhjeve në SBASHK e pastaj është ndalur të arritjet dhe sfidat. Kryetari Bardhi është shprehur se falë angazhimit të vazhdueshëm të SUSHK-ut dhe SBASHK-ut në tërësi janë shënuar arritje të dukshme. Ai ka kujtuar se pas shumë angazhimesh është arritur të realizohet kërkesa për shkrirjen në pagën bazë të pjesës stimulative për të punësuarit në administratë, realizimin e kërkesës për 0.5 % për çdo vit të shërbimit dhe arritjen e madhe të SBASHK me nënshkrimin e Kontratës së re Kolektive, në të cilën për të parën herë është përfshirë edhe Arsimi i lartë , pra SBASHK dhe MASHT më 18 prill 2017 nënshkruan Kontratë Kolektive për tërë sistemin arsimor në Kosovë.
Pas kësaj është kaluar në procesin e zgjedhjeve në shoqatën e kësaj njësie akademike . Kryetar i sindikatës në Fakultetin e Bujqësisë e Veterinarisë u zgjodh Muharrem Berisha, i cili u zotuar se do të angazhohet me gjithë mundësitë për të qenë zë i fuqishëm sindikal nga kjo njësi akademike .

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook