Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u mori pjesë në konferencën e ETUCE-së në Bruksel

Bruksel, 31.05.2017

Më 30 maj 2017 në Bruksel, SBASHK-u mori pjesë në një konferencë të Komitetit Evropian të Sindikatave të Arsimit (ETUCE) me titull: 'Arsimi në Evropë: Investimet Publike, Privatizimi dhe Reformat - Çfarë roli luajnë sindikatat e arsimit?'.
Konferencën e hapi drejtorja evropiane e ETUCE-së, znj.Susan Flocken, e cila theksoi se kjo ngjarje njëditore shënon kulmin e projektit të investuar në ETUCE "Investimi në arsim: Forcimi i përfshirjes së sindikatave të mësuesve në semestrin evropian mbi arsimin dhe trajnimin", që u realizua nga viti 2015 deri në vitin 2017.18836194 1448861521838087 1890156418 o
Ajo deklaroi se "kjo konferencë organizohet vetëm disa ditë pas publikimit të Rekomandimeve Specifike të Vendit të Komisionit Evropian, të cilat paraqesin një fazë kyçe në Semestrin Europian. Kjo dukuri në kohë e bën kontekstin veçanërisht të përshtatshëm për debatet konstruktive dhe reflektimet mbi gjendjen aktuale të investimeve publike, modelet e privatizimit dhe reformat, si dhe strategjitë për sindikatat e arsimit për t'u angazhuar në dialogun social mbi politikat e reja, pikërisht aty ku nevojitet të bëhet, nëse zëri profesional i mësuesve duhet të futet në hartimin e politikave dhe të kontribuojë në ndërtimin e ardhmërisë së gjeneratave të reja ".
Në këtë konferencë, morën pjesë rreth njëqind pjesëmarrës nga organizatat anëtare të ETUCE nga e gjithë Evropa, në mesin e tyre edhe SBASHK, partnerët socialë, Komisioni Evropian, si dhe aktorë të tjerë.
Në përputhje me angazhimet dhe vendimet e marra nga Konferenca e ETUCE 2016, në këtë konferencë synim ishte ndarja e praktikave efektive mbi përfshirjen aktive të sindikatave të arsimit në Semestrin Europian mbi arsimin dhe trajnimin. Kjo për arsye të avokimit për financim afatgjatë të mjaftueshëm, të parashikueshëm dhe të barabartë të arsimit dhe për të mbrojtur sistemet arsimore publike kundër efekteve të dëmshme të politikave buxhetore dhe reformave në të gjithë Evropën.18836204 1448861385171434 1749010164 o
Kjo konferencë ishte gjithashtu një rast për të zbuluar rezultatet e një hulumtimi të rëndësishëm të ETUCE "Politikat e Arsimit dhe Trajnimit në Semestrin Europian. Investimet Publike, Politikat Publike, Dialogu Social dhe Modelet e Privatizimit në Evropë ", i drejtuar nga Universiteti i Nottingham, lidhur me identifikimin e efekteve të Semestrit Europian mbi reformat e arsimit në nivel kombëtar dhe modelet e privatizimit në arsim në të gjithë Evropën. Ky hulumtim i paraqitur nga hulumtuesi kryesor, Prof. Hoëard Stevenson, zbulon se deri në ç'masë ideologjia dhe qasjet e orientuara nga tregu dhe biznesi në arsim, të kombinuara me rregulla strikte buxhetore dhe financiare brenda BE-së, po çojnë në komodifikimin, privatizimin dhe marketizimin në arsim dhe për arsim. Rezultatet e këtij hulumtimi do të jenë pjesë në Planin Strategjik Plotësues të ETUCE për reagimin Global te EI-së ndaj Komercializimit dhe Privatizimit në Arsim.18870014 1448862451837994 156264127 o Duke komentuar mbi raportin, drejtorja evropiane e ETUCE-së znj. Flocken tha "hulumtimi zbulon një shkallë më të lartë të privatizimit të brendshëm në arsim në të gjithë Evropën. Ne, edukatorët, kemi një përgjegjësi për të kundërshtuar këtë prirje dhe për të mbrojtur vlerën e arsimit përtej interesave ekonomike dhe ideologjisë së drejtuar nga tregu ".
Organizuar në katër sesione tematike, duke filluar nga 1) efektet e semestrit evropian dhe bashkëpunimit evropian për reformat kombëtare të sistemeve të arsimit dhe trajnimit, 2) roli i sindikatave të arsimit në hartimin e politikave, 3) modelet e investimeve arsimore në të gjithë Evropën dhe 4) Nevoja për të zhvilluar një dialog të fuqishëm social për të ribalancuar prioritetet ekonomike dhe sociale, konferenca mbështeti drejtpërdrejt punën e ardhshme të sindikatave të arsimit në nivel evropian dhe kombëtar në fushën e financimit të arsimit dhe hartimit të politikave. Ajo shërben gjithashtu si një mjet për rritjen e njohurive për të përgatitur dialogun social kombëtar në arsim në kuadër të semestrit evropian. Për të maksimizuar mundësitë kombëtare për të ndikuar në semestrin e arsimit dhe trajnimit, organizatat anëtare të ETUCE-së gjithashtu u pajisen me Udhëzuesin Praktik, si rezultat i rëndësishëm i projektit.
(artikull i marrur nga ETUCE)

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook