Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK nënshkruan marrëveshje me Spitalin Amerikan

Zbritje çmimesh për anëtarësinë në këtë institucion të njohur shëndetësor

Prishtinë, 30.05.2017
Të gjithë anëtarët e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) nga kjo marrëveshje përfitojnë ulje 20% në diagnostikë dhe 15% ulje në ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa për familjaret e anëtarëve të SBASHK-të vlen ulja 20% në diagnostikë . Kjo është thelbi i përmbajtjes së Marrëveshjes së nënshkruar nga Dr. Nevrus Çaushaj në merr të Spitalit Amerikan dhe kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj .SBASHK1
"Edhe pse sot po nënshkruajnë një marrëveshje me disa ulje të caktuara, kjo nuk do të thotë që këto do të jenë kështu 100% respektive pasi që Spitali Amerikan po të ketë mundësi që të bëjë lëshime akoma dhe më shumë edhe mbi këto ulje", është shprehur në ceremoninë e rastit e para medieve, përgjegjësi i këtij institucioni të njohur shëndetësor, Dr. Çaushaj, i cili pastaj ka shtuar se ata po bëjn ëkëtë veprim human edhe duke parë gjenden aktuale dhe mungesën e sigurimit shëndetësor .
" Spitali ynë është dhe do të mbetet gjithmonë pranë njerëzve që kanë nevojë dhe prandaj duke u nisur nga ky mision mendova që Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës t'i bëjmë një ofertë të mirë aq sa është edhe mundësia me qëllim që të lehtësojmë aq sa kemi mundësi të gjitha vuajtjet e një kategorie shumë të gjerë dhe të rëndësishme të shoqërisë civile që ka nevojë për një mbulesë të tillë", ka shtuar Dr. Çaushaj dhe pastaj bashkë me kryetarin e SBASHK-ut kanë nënshkruar marrëveshjen.SBASHK2
"Për ne është një nderë i madh kjo që po e bëni për ne , shpresoj që sa më pak te kemi nevojë për mjek, por ata që kanë nevojë do ta kenë edhe një mundësi të mirë shtesë, një ulje goxha të madhe që Spitali më me emër ofron për ne. Ne këtë e konsiderojmë si respekt që ju keni ndaj mësimdhënësve të Kosovës dhe këtë respekt do ta kthejmë me korrektësi dhe me respektin tonë ndaj jush", Ka deklaruar Jasharaj .
Marrëveshja ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe SBASHK-u in formon anëtarësinë se në rast se kanë nevojë për shërbimet në këtë Spital të njohur me të paraqitur në ambientet e tij te personat zyrtarë të tregojnë kartelën e anëtarësisë dhe një dokument të identifikimit.
SBASHK-u ju uron shëndet të mirë gjithë të punësuarve në arsim . Urojmë që të keni sa më pak nevojë për mjekun, por jeta është e tillë dhe ka sfidat e saj.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook