Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Vazhdon forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social

Trajnim me të zgjedhurit e ri nga nivelet komunale e të shoqatave sindikale
Durrës, 19.05.2017
18618038 10154634155564677 999348568 oPasi që viti 2017 është shpallur vit i zgjedhjeve në SBASHK dhe ky aktivitet është duke shkuar mbarë sepse në shumë shoqata janë zgjedhur sindikalistë që për të parën herë janë në krye të shoqatave sindikale, atëherë SBASHK-u sipas planit strategjik lidhur me përgatitjen e veprimtarëve sindikalë për dialog të suksesshëm social, ka vazhduar me agjendën e trajnimeve të të zgjedhurve të ri për forcimin e kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social.18597002 10154634155519677 647785696 o
Ky aktivitetet ka nisur sot dhe në të janë përfshirë të zgjedhurit e ri në shoqata sindikale e në nivel komunal nga Prishtina, Podujeva, Gjakova, Klina, dhe Gllogovci.
Në ditën e parë të këtij trajnimi , trajnerët e licencuar për dialogun social, Ymer Ymeri dhe Safet Beqiri, kanë shpalosur fillimisht çështje që lidhen me përkufizimin e dialogut social,me funksionin dhe sfidat që dalin gjatë dialogut social. Rëndësi e veçantë i është kushtuar dialogut social duke u nisur nga shkolla, niveli komunal e deri te niveli qendror.18596585 10154634155464677 350383882 o
I tërë ky aktivitet zakonisht zhvillohet në formë të bashkëbisedës dhe të zgjedhurit e ri që do të udhëheqin shoqatat sindikale dhe ata që do të udhëheqin nivelin komunal të organizimit të SBASHK-ut janë pajtuar se dialogun social e përcjellin shumë sfida dhe prandaj edhe duhet përgatitje para çdo takimi me palën tjetër me të cilën zhvillohet dialogu për çështje konkrete dhe po ashtu u pajtuan se përvojat e tyre nga ky trajnim do t'i përcjellin edhe tek kolegët e tyre.
Pjesëmarrësit përmes punës në grupe janë sfiduar të saktësojnë se në dialog cilat janë interesat e punëtorëve, cilat janë të punëdhënësit dhe cilat janë interesat e përbashkëta.
Gjatë tri ditëve të trajnimit do të shpalosen edhe tema e çështje të tjera të rëndësishme si "Funksionet dhe sfidat e dialogut social", "Dialogu social në Evropë", "Pyetjet kryesore që shtrohen te dialogu social" dhe tema të tjera që ndihmojnë në forcimin e kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social. Arritjet e pjesëmarrësve gjatë këtij trajnimi do të dëshmohen në pjesën përmbyllëse të trajnimit, ku pas testimit të njohurive do të marrin certifikata të nënshkruar nga trajnerët e licencuar dhe nga MASHT.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook