Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvendi i SAF e SAM për komunën e Vushtrrisë mbajti takim pune

Bashkëbisedë e frytshme për të gjitha çështjet

Prishtinë, 27.04.2017
Në orët e pasdites së të enjtes Kuvendi i SAF e SAM të komunës së Vushtrrisë ka zhvilluar takim pune. Në hapje të këtij takimi kryetari i Kuvendit , Alush Maloku ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarin Lutfi Mani dhe menaxherin për financa e administratë dhe këshilltarin për organizim të brendshëm të SBASHK-ut, Ymer Ymeri. Ai pas kësaj ka prezantuar një raport të punës e aktiviteteve në nivel komunal duke u ndalur në çështje konkrete. Në vazhdim të takimit, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka shpalosur aktivitetet e zhvilluara të SBASHK-ut në qendër , por është ndalur edhe të sfidat dhe detyrat konkrete që duhet kryer duke filluar nga shoqatat sindikale nëpër shkolla, nga niveli komunal i organizimit e deri në atë qendror. vushtriiiiKryetari Jasharaj ka dhënë informacione lidhur me përmbajtjen e Kontratës së re Kolektive të Arsimit të Kosovës.
Menaxheri për financa e administratë dhe këshilltari për organizim të brendshëm të SBASHK-ut, Ymer Ymeri ka informuar të pranishmit lidhur me gjithë angazhimet që ka bërë SBASHK-u lidhur me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në vitet e 90-ta. Ai ka përmendur detaje të shumta dhe është përgjigjur edhe në shumë pyetje që kanë shtruar anëtarët e Kuvendit të SAF e SAM të Vushtrrisë . Ai pastaj ka kërkuar nga kryetarët e shoqatave ta shtojnë angazhimin e tyre dhe të lajmërojnë pa hezituar çdo tendencë për shkelje eventuale të të drejtave të anëtarësisë nga kushdo qoftë . vushtrriEdhe nënkryetari Lutfi Mani ka marrë pjesë në bashkëbisedën e zhvilluar me pjesëmarrësit e këtij takimi.
Në pjesën e dytë të takimit kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të Vushtrrisë, Alush Maloku bashkë me kryetarët e shoqatave sindikale të institucioneve arsimore të kësaj komune janë marrë vesh duke u bazuar në dokumentacionin dhe shënimet përkatëse se cilat shkolla kanë të drejtë të dërgojnë këtë vit pushues në bregdetin shqiptar. Edhe në këtë takim janë përsëritur qëndrimet se pushuesit duhet të jenë në përpjesëtim 60 % meshkuj e 40 % femra dhe janë lexuar edhe kriteret për caktimin e pushuesve dhe vendimi i kryetarit Jasharaj se në këto pushime nuk do të shkojnë as anëtarët e kryesisë qendrore e as anëtarët e Këshillit Drejtues e as ata anëtarët që kanë qenë ndonjë herë tjetër në këto pushime.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook