Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvend i suksesshëm pune i SAF e SAM në Rahovec

Përkrahen fuqishëm angazhimet e SBASHK-ut

Prishtinë, 19.04.2017
rahoveccNë sallën e Asamblesë komunale të Rahovecit është mbajtur Kuvendi i SAF e SAM të Rahovecit. Në fjalën hyrëse kryetari i këtij Kuvendi, Veli Morina ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarin Lutfi Mani dhe juristin Blendor Shatri e pastaj ka bërë një përshkrim të aktiviteteve sindikale të zhvilluara nëpër shoqatat sindikale dhe në nivel komunal. Ai ka deklaruar se agjenda e zgjedhjeve nëpër shoqata është duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë. Morina është shprehur se SBASHK-u gëzon respekt të lartë dhe ka përkrahjen e fuqishme nga mësimdhënësit e Rahovecit në angazhimet e përditshme në shërbim t ë anëtarësisë dhe arsimit në tërësi. Kryetari Veliu ka shtuar se nënshkrimi i Kontratës së re Kolektive për tërë arsimin e Kosovës është vlerësuar si arritje e madhe e radhës për SBASHK-un.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka folur për angazhimet, arritjet dhe sfidat dhe pastaj edhe u është përgjigjur shumë pyetjeve të pjesëmarrësve të këtij takimi, të cilët kanë vlerësuar lart angazhimin e SBASHK-ut duke e cekur edhe përkrahjen e fuqishme që vjen nga mësimdhënësit e shkollave të Rahovecit. Përgjigje në disa nga pyetjet e pjesëmarrësve kanë dhënë edhe nënkryetari Lutfi Mani e juristi Blendor Shatri.rahoveccc

Pas kësaj kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të komunës së Rahovecit, Veli Morina ka shtruar çështjen e caktimit të shkollave që do të dërgojnë pushues në Durrës në kuadër të këtij aktiviteti tradicional të SBASHK-ut. Anëtarët e këtij kuvendi duke respektuar rregullat dhe kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut janë pajtuar për shkollat nga të cilat do të ketë pushues këtë vit në bregdetin shqiptar.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook