Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Çka tregoi takimi i Këshillit Drejtues i SBASHK-ut

Vendosmëri dhe unitet në realizimin e kërkesave të anëtarësisë

Prishtinë, 07.04.2017

kd74

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut , të premten, më 7 prill, në prani të medieve ka mbajtur takimin e radhës duke bërë analizën e situatës aktuale në arsim dhe duke u përgatitur për veprime sindikale varësisht nga situatat e krijuara. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, kanë informuar anëtarët e Këshillit Drejtues lidhur me angazhimet dhe rrjedhën e çështjeve lidhur me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta dhe lidhur me çështjen e Kontratës së re Kolektive të Arsimit. 

kd741

Është thënë se janë bërë mjaft angazhime dhe janë shënuar arritje për të dy këto çështje të rëndësishme dhe është kërkuar që këshilli Drejtues të vendos se çka nëse hetohen vonesa në procedimin e Projektligjit, apo në nënshkrimin e Kontratës së re Kolektive, pasi Kontratës aktuale i kalon afati ligjor më 11 prill 2017.

 Këshilli Drejtues pas diskutimeve dhe raporteve lidhur me mendimin dhe qëndrimin e mësimdhënësve lidhur me këto dy çështje ka autorizuar Kryesinë dhe kryetarin, që nëse gjërat nuk përfundojnë si duhet edhe gjatë javës së parë pas pushimit pranveror të fillohet me veprime sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore. Po ashtu Kryesia dhe kryetari kanë marrë autorizim nga Këshilli Drejtues që të nis me veprime sindikale për mbrojtjen e institucioneve arsimore dhe personalitetit të punëtorëve të arsimit nëse ndodh edhe vetëm një rast tjetër i cenimit të institucioneve dhe personalitetit të mësimdhënësit.
kd742Pas kësaj anëtarët e Këshillit Drejtues bashkë me kryesinë e SBASHK-ut kanë bërë një analizë të rrjedhës së zgjedhjeve nëpër shoqatat sindikale dhe është thënë se ky aktivitet ka rrjedhë të mbarë dhe po shkon sipas dinamikës së paraparë. U kujtua edhe një herë vendimi se në mbledhjet zgjedhore nëpër shoqata duhet të jenë të pranishëm kryetari apo anëtari i i autorizuar i kryesisë së Kuvendit të SAF e SAM nga komuna gjegjëse.
Menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri ka njoftuar pastaj anëtarët e Këshillit Drejtues lidhur me nismën e përgatitjeve për aktivitetin, tani më , tradicional të SBASHK-ut për dërgimin e anëtarëve nga secila komunë dhe nga njësitë akademike të Universiteteve për pushime në bregdetin shqiptar. Ai ka informuar se bazuar në buxhetin për pushim e rekreacion do të shkojnë për pushim 1 në 52 anëtarë të SBASHK-ut. Anëtarët e Këshillit Drejtues janë zotuar se përgatitjet për këtë aktivitet do t'i fillojnë që tani.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook