Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt Kuvendi i punës i SAF E SAM të Prizrenit

Unitet i shkëlqyer për arritje edhe më të mëdha të SBASHK-ut

Prishtinë, 06.04.2017

Në orët e pasdites së të enjtes është mbajtur Kuvendi i punës i SAF e SAM të Prizrenit. Në hapje të këtij takim, kryetari i këtij Kuvendi, z. Reshit Kushaj ka përshëndetur fillimisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe Kryetarin e Kuvendit të Arsimit të Mesëm dhe anëtar i Kryesisë qendrore, Besnik Krasniqi. Pas kësaj kryetari Kushaj ka bërë një kujtesë për angazhimet, sfidat dhe arritjet e SBASHK-ut në nivel të komunës së Prizrenit dhe në nivel qendror. Ai në emër të pjesëmarrësve ka lavdëruar punën e SBASHK-ut duke kujtuar arritjet dhe është shprehur në emër të pjesëmarrësve se në Prizren është një unitet i shkëlqyer dhe përkrahje e fuqishme për arritje edhe më të mëdha të SBASHK-ut.pz
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ,menaxheri për financa e administratë dhe këshilltari për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri kanë folur për aktualitetin në arsim dhe për angazhimet e mëdha konkrete të SBASHK-ut duke veçuar punën e madhe që është bërë lidhur me Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta, për sfidën që pret SBASHK-un lidhur me Kontratën e re të Arsimit dhe për çështje e angazhime të tjera. Ata në kuadër të një bashkëbisede me kryetarët e shoqatave sindikale të institucioneve arsimore të Prizrenit janë përgjigjur në shumë pyetje, por edhe kanë marrë ide lidhur me aktivitetet e SBASHK-ut në vijim. Gëzon fakti se ky takim kishte zgjuar interesim të madh të sindikalistët e arsimit në Prizren dhe kjo dëshmohet me faktin se shumica dërmuese e kryetarëve të shoqatave merrnin pjesë në këtë takim dhe shtruan shumë çështje dhe dhanë edhe ide të reja për aktivitetet sindikale. pz2Forcimi i vazhdueshëm i SBASHK-ut në këtë komunë u dëshmua edhe me listat e dorëzuara me anëtarë të rinj .
Edhe dy televizionet lokale në Prizren i kanë dhënë hapësirë të madhe këtij takimi. SBASHK-u në kuadër të këtij takimi ndau mirënjohje speciale për TV BESA në shenjë respekti për punën që ka bërë stafi i këtij televizioni në prezantimin korrekt të aktiviteteve sindikale të SBASHK-ut në nivelin komunal dhe atë qendror.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook