Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt Kuvendi i punës i SAF e SAM të Vitisë

Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut nëpër Komunat e  Kosovës

Prishtinë, 22.02.2017

SBASHK-u është duke vazhduar takimet me kryetarë shoqatash e mësimdhënës nëpër komunat e Kosovës. Pas Prishtinës, Gjilanit, Lipjanit, Rahovecit, Suharekës, Klinës e Pejës është zhvilluar një takim përmbajtjesor në komunën e Vitisë.vitia
Duke hapur Kuvendin e punës të SAF e SAM të Vitisë, kryetari i këtij Kuvendi, Kemajl Bislimi ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, drejtorin e DKA-së së Vitisë, z. Qahil Sinani, anëtarin e Kryesisë së SBASHK-ut, Murat Abazi dhe juristin Blendor Shatri. Pas kësaj kryetari Bislimi ka bërë një shpalosje të aktiviteteve sindikale në këtë komunë. Ai ka lavdëruar në emër të anëtarësisë së Vitisë angazhimet dhe arritjet e shumta të SBASHK-ut .
Pas kësaj Kuvendin e ka përshëndetur drejtori i DKA-së së Vitisë, z. Qahil Sinani, i cili po ashtu ka vlerësuar lartë angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut. "Arsimi i Kosovës është SBASHK-u dhe SBASHK-u është arsimi. Si sindikatë keni shënuar arritje të mëdha , por e di, që keni edhe shumë punë për të bërë. Bashkëpunimi i DKA-së dhe SBASHK-ut në Viti ishte dhe mbetet i shkëlqyeshëm", ka thënë në fjalën e tij përshëndetëse, z. Sinani.vitia2 Ai pas kësaj ka kujtuar edhe vitet e lavdishme të arsimit shqip dhe ka uruar që Ligji mbi statusin e mësimdhënësve të asaj kohe të shkojë sa më shpejtë në Parlament.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përshëndetur të pranishmit e pastaj ka kujtuar arritjet e shumta të SBASHK-ut , por është ndalur edhe te sfidat dhe detyrat aktuale. Ai ka lavdëruar unitetin dhe angazhimet e sindikalistëve të arsimit në Viti. Pjesëmarrësit në këtë pjesë të takimit kanë shtruar edhe pyetje konkrete nga aktualiteti sindikal dhe kanë marrë përgjigje nga kryetari Jasharaj dhe juristi Blendor Shatri.
Në pjesën e dytë të këtij takimi fillimisht është folur për angazhimet që do të bëhen edhe në këtë komunë për të ngritur në vazhdimësi cilësinë në arsim dhe është thënë se posterët dhe fletëpalosjet lidhur me testin PISA janë shpërndarë me kohë në të gjitha shkollat fillore e të mesme të Vitisë. Pas kësaj kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të Vitisë, z. Kemajl Bislimi u ka dhënë udhëzime konkrete kryetarëve të shoqatave sindikale lidhur me zgjedhjet që duhet bërë nëpër shoqata. vitia3"Viti 2017 është vit i zgjedhjeve dhe do të shtojmë angazhimet që ato të kryhen ashtu si e thotë Statuti i SBASHK-ut", është shprehur kryetari Kemajl Bislimi.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook