Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvend zgjedhor në Klinë, Kuvend pune në Pejë

Vazhdojnë  aktivitetet e SBASHK-ut nëpër komunat e  Kosovës

Prishtinë,20.02.2017

 

klinaa

Është duke vazhduar realizimi i agjendës së takimeve me anëtarësinë nëpër komunat e Kosovës. Të shtunën e javës së kaluar, më 18 mars, në sallën e takimeve të Kuvendit Komunal të Klinës është mbajtur Kuvendi zgjedhor i SAF e SAM të kësaj komune. Në hyrje të takimit kryetari i Kuvendit të SAF e SAM , Arif Elezaj ka përshëndetur kryetarin SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj , juristin Blendor Shatri dhe drejtorin e DKA-së së Klinës, z. Hajdin Morina. Pas kësaj Elezaj ka prezantuar para pjesëmarrësve raportin e punës dhe atë financiar. Anëtarët e Kuvendit të SAF e SAM të Klinës kanë aprovuar këto dy raporte dhe kanë lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut në qendër dhe në komunën e Klinës.

Drejtori i DKA-së së Klinës, Hajdin Morina ka lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut dhe është shprehur se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me bashkëpunimin korrekt mes institucioneve lokale të shtetit dhe SBASHK-ut në Klinë.
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj dhe juristi Blendor Shatri janë përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve dhe kanë treguar për arritjet e përbashkëta , por edhe për sfidat.KLINEeDiskutuesit i kanë shprehur përkrahje të fuqishme kryetarit dhe organeve të SBASHK-ut dhe kanë lavdëruar angazhimet dhe arritjet që janë bërë. Ata janë zotuar se do të forcojnë edhe më unitetin në SBASHK.
Në pjesën e parë të këtij takimi është folur edhe për testin PISA dhe për angazhimet që të shtohet edhe më cilësia në arsim. Në këtë rrjedhë të angazhimeve janë shpërndarë edhe posterët dhe fletëpalosje për çdo shkollë.
Punimet e Kuvendit kanë vazhduar me zgjedhjet. Me vota unanime është rizgjedhur kryetar Arif Elezaj. Pas kësaj është zgjedhur edhe nënkryetari dhe kryesia e këtij Kuvendi. Në komunën e Klinës janë kryer edhe zgjedhjet nëpër të gjitha shoqatat dhe janë plotësuar raportet që do të arkivohen në SBASHK.

Në Pejë Kuvend pune

Po të shtunën , më 18 shkurt, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe juristi Blendor Shatri kanë marrë pjesë në Kuvendin e punës së SAF e SAM të Pejës.PEJA
Në fillim të punimeve të Kuvendit të punës , kryetari i Kuvendit ët SAF e SAM të kësaj komune, Jusuf Lajçi, ka përshëndetur kryetarin e SBASHK-ut dhe juristin e pastaj ka bërë një analizë të aktiviteteve sindikale në këtë komunë. Pas kësaj Lajçi i ka dhënë fjalën kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili ka folur për arritjet e shumta të SBASHK-ut, por edhe për sfidat. Ai ka deklaruar se me angazhimin e madhe të individëve në SBASHK dhe falë unitetit të anëtarësisë janë shënuar arritje të mëdha dhe po punohet me përkushtim edhe për të realizuar kërkesën e madhe të anëtarësisë lidhur me Ligjin për statusin e të punësuarve në arsimin shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.
Kryetari i SBASHK-ut , Jasharaj dhe juristi Shatri u janë përgjigjur edhe shumë pyetjeve të pjesëmarrësve në këtë Kuvend pune.
Kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të Pejës pas kësaj ka dhënë sqarime të mjaftueshme lidhur me zgjedhjet nëpër shoqata dhe në nivele të tjera të SBASHK-ut. Ai ka kujtuar se Këshilli Drejtues ka shpallur vitin 2017 vit të zgjedhjeve dhe Peja ka bërë parapërgatitjet për këtë aktivitet. Anëtarët e Kuvendit ët SAF e SAM të Pejës kanë marrë posterë dhe fletëpalosje për shkollat e tyre , që kanë të bëjnë me informacione lidhur me testin PISA dhe për angazhimet që duhen bërë në të ardhmen për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsimin e Pejës. PEJAAAEdhe në Pejë është lavdëruar puna dhe arritjet e SBASHK-ut dhe i është dhënë mbështetje e plotë kryetarit të SBASHK-ut dhe organeve të tjera që të vazhdojnë me angazhimet në realizimin kërkesave të anëtarësisë që do të dalin në të ardhmen.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook