Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kuvende zgjedhore në Kuvendet e SAF e SAM të Rahovecit e Suharekës

Kryetarë të rinj Veli Morina në Rahovec dhe Murat Bytyqi në Suharekë

Prishtinë,13.02.2017

Kuvendet e Sindikatave të Arsimit Fillor e të Mesëm në Rahovec e Suharekë janë takuar për të bërë zgjedhjen e kryetrarëve të këtyre dy Kuvendeve .
Kuvendi zgjedhor në Rahovec është kryesuar nga kryetari i deri tashëm ,z. Murat Kryeziu, i cili në fillim ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe Drejtoreshën e DKA-së, të Rahovcecit , znj. Vjollca Vuçitërna.rahoveci
Në vazhdim të takimit kryetari Kryeziu ka prezantuar raportin e punës 4 vjeçare dhe raportin financiar. Të dy këto raporte janë aprovuar nga anëtarët e këtij Kuvendi. Pas kësaj, takimin e kanë përshëndetur kryetari i SBASHK-ut dhe Drejtoresha e DKA-së së Rahovecit. Jasharaj ka lavdëruar angazhimet e Murat Kryeziut dhe arritjet që janë bërë në këtë komunë. Ai pastaj ka folur për arritjet dhe sfidat e përpjekjet për realizimin në tërësi të kërkesave të anëtarësisë. Pjesëmarrësit në diskutimet e tyre kanë lavdëruar angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut dhe i kanë dhënë përkrahje kryetarit Jasharaj që të vazhdojë me punë e përkushtim bashkë me organet e SBASHK-ut në realizimin e vazhdueshëm të kërkesave të anëtarësisë të kësaj komune dhe të anëtarësisë në tërë Kosovë. Edhe drejtoresha e DKA-së , znj. Vjollca Vuçitërna ka përshëndetur këtë Kuvend dhe është shprehur se kjo drejtori kishte bashkëpunim me korrekt me SBASHK-un dhe se bashkëpunimi i tillë në shërbim të arsimit do të vazhdojë edh enë të ardhmen. Menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri u është përgjigjur shumë pyetjeve të pjesëmarrësve e që kishin të bënin me Ligjin për pagat, projektligjin për statusin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta, por edhe pyetje të tjera nga sfera sindikale.suhareka
Në pjesën e dytë të punimeve të këtij Kuvendi është kaluar në zgjedhjet për kryetar dhe organet tjera të Kuvendit të SAF e SAM të Rahovecit. Ishin 6 kandidatë të propozuar për kryetar dhe pas dy radhëve të votimit numrin e duhur të votave e ka marrë Veli Morina, i cili nga 13 shkurti 2017 është kryetar i ri i Kuvendit të SAF e SAM të Rahovecit. Ai duke u falënderuar për besimin që i kanë dhënë kolegët ka premtuar se do të vazhdojë me angazhimet . Kuvendi pas kësaj e ka shpallur kryetar nderi Murat Kryeziun duke ia njohur kështu publikisht angazhimin dhe arritjet në shërbim të anëtarësisë.
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj i ka dorëzuar mirënjohje të veçantë kryetarit të deri tashëm të Rahovecit , Murat Kryeziu, si shenjë respekti për punën dhe angazhimin e shquar të tij në veprimtarinë sindikale nëpër vite. Në fund të takimit kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave të Rahovecit i kanë dorëzuar delegacionit të SBASHK-ut lista me shumë anëtarë të rinj nga shkollat e kësaj komune.rahoveci2Edhe në Kuvendin zgjedhor të SAF e SAM të Suharekës është shprehur unitet i fuqishëm dhe është lavdëruar angazhimi i SBASHK-ut. Kryetari i deri tashëm i këtij kuvendi , Sadik Shala , duke hapur punimet e këtij Kuvendi në fillim ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar për pjesëmarrje kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, menaxherin për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri dhe kryetarin e Kuvendit të Arsimit të Mesëm të Kosovës, Besnik Krasniqi. Ai pas kësaj ka paraqitur raportin e punës, që është aprovuar.
Në fjalën përshëndetëse kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka lavdëruar punën dhe aktivitetin shumë të suksesshëm të z. Sadik Shala , por edhe përkushtimin dhe unitetin e gjithë anëtarësisë sindikale në Suharekë. Ai në shenjë respekti për punën dhe angazhimin vazhdueshëm në shërbim të anëtarësisë i ka ndarë mirënjohje të veçantë kolegut Shala . Po ashtu edhe Kuvendi i SAF e SAM në këtë komunë e ka shpallur kryetar nderi të këtij Kuvendi z. Sadik Shala në shenjë të respektit për punën dhe përkushtimin e tij nëpër vite në shërbim të anëtarësisë së SBASHK-ut.suhareka2
Menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri ka dhënë shumë përgjigje në pyetjet e shtruara nga pjesëmarrësit lidhur me të gjitha çështjet dhe angazhimet aktuale të SBASHK-ut. Pas kësaj është kaluar në zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij Kuvendi. Ishin të propozuar 3 kandidatë për këtë detyrë dhe pas votimit të fshehtë rezultatet kanë treguar se kryetar i Kuvendit të SAF e SAM të Suharekës është zgjedhur Murat Bytyqi. Ai ka falënderuar anëtarët e Kuvendit për besimin që i kanë dhënë është ka premtuar se do të vazhdojë me angazhimet dhe se do të jetë i përkushtuar me qëllim që anëtarët e SBASHK-ut nga kjo komunë dhe kërkesat e tyre t'i prezantojë e përfaqësojë në mënyrë të denjë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook