Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK u takua me Ministrin Mahir Yagcilar

Gatishmëri për të realizuar kërkesën e SBASHK-ut lidhur me Projektligjin për pagat

Prishtinë, 23.01.2017

mf map

SBASHK-u po vazhdon me angazhimet që përmes dialogut me institucionet e Kosovës të arrij marrëveshje për përmirësime në projektligjin për pagat e me qëllim që profesioni i mësimdhënësit të rangohet në vend të merituar. Pasi që fillimisht SBASHK-u reagimin dhe kundërshtimin kundër Projektligjit e kishte bërë të dituar përmes një takimi me mediet, i është dërguar një letër Kryeministrit dhe Ministrit Arsim Bajrami. Në takimin e përfaqësuesve të SBASHK-ut me Ministrin Bajrami ishte mendim i të dy palëve se Projektligji duhet korrigjuar.
Pas kësaj në ambientet e Ministrisë së Administratës Publike është zhvilluar në orët e pas ditës së të hënës një takim përmbajtjesor i përfaqësuesve të SBASHK-ut , sekretarit të përgjithshëm të MASHT, Alush Istogu, këshilltarëve të Ministrit Bajrami, z. Azem Guri e Petrit Kelmendi me Ministrin e MAP, Mahir Yagcilar, zv/Ministrin në këtë Ministri, Hajredin Hyeseni dhe sekretarin e përgjithshëm, Arton Berisha.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i ka treguar Ministrit Yagcilar për angazhimet e SBASHK-ut që përmes dialogut me institucionet të ndryshohet Projektligji për pagat ngase ai është degradues për profesionin e mësimdhënësit. Jasharaj ka kërkuar që profesioni i mësimdhënësit të rangohet në vend të merituar. Kryetari i SBASHK-ut e ka përsëritur edhe në këtë takim se nëse dialogu nuk jep rezultatet e pritura, atëherë SBASHK-u do të detyrohet që këtë kërkesë ta mbrojë edhe përmes veprime

ve sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.mf map2


Qëndrimin kundërshtues të SBASHK-ut ndaj këtij Projektligji e ka arsyetuar me shembuj konkret e me plot argumente menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymer Ymeri.
Edhe sekretari i përgjithshëm i MASHT, Alush Istogu bashkë me këshilltarin në këtë Ministri, Azem Guri kanë dhënë kontributin e tyre në emër të Ministrisë që përfaqësonin në përpjekjet e arritjes së marrëveshjes për ndryshimet në këtë Projektligj.
Ministri Yagcilar është shprehur se është i njoftuar me gjithë angazhimet e SBASHK-ut lidhur me këtë çështje dhe ka shprehur mirëkuptimin e tij dhe të Ministrisë që ai drejton lidhur me angazhimet dhe çështjet e ngritura nga
SBASHK-u.
Të tri palët pjesëmarrëse në këtë takim janë pajtuar që përfaqësues të MASHT-it dhe SBASHK-ut të vazhdojnë me takimet e punës këtë javë me qëllim që të ofrojnë propozim të detajuar me qëllim që ai të jetë bazë për ndryshimin në Projektligjin për paga e në shërbim të rangimit në vend meritor të profesionit të mësimdhënësit
.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook