Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u u takua me Ministrin e MASHT, Prof. Dr. Arsim Bajrami

Pajtueshmëri e plotë për unifikim angazhimesh në shërbim të arsimit në Kosovë

Prishtinë,14.12.2016

Delegacioni i SBASHK-ut i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri janë pritur në një takim pune nga Ministri i MASHT, Prof. Dr. Arsim Bajrami dhe këshilltari i tij Azem Guri.
Delegacioni i SBASHK-ut i ka dorëzuar me shkrim Ministrit Bajrami vlerësimin e situatës në arsim dhe qëndrimet e angazhimet e SBASHK-ut pas rezultateve të PISA.foto takimi 2 min
"I ftojmë të gjithë akterët e ndërlidhur me sektorin e arsimit që të jenë në krye të obligimeve e tyre me punë konkrete e jo me deklarata e vlerësime të pabazuara duke tentuar që fajin t'ia hedhin njëri-tjetrit sepse duke vepruar kështu nuk kontribuohet në ngritjen e cilësisë e as në përpjekjet që PISA e radhës të na sjell rezultate të tjera", thuhet ndër të tjera në këtë shkresë. Po ashtu në këtë shkresë dorëzuar Ministrit, SBASHK-u shton se:" SBASHK-u edhe një herë i drejtohet Qeverisë së Republikës së Kosovës që deklarimet e vazhdueshme se arsimin e ka prioritet t'i kthej në angazhime konkrete duke ndarë fonde të mjaftueshme për të krijuar kushte të duhura për punë më të suksesshme edukative e arsimore dhe për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë. Qeveria duhet të ndihmojë MASHT-in për krijimin e një Institucioni shtetëror për trajnimin e mësimdhënësve në mënyrë që të ndërpritet praktika e keqe që trajnimet t'i bëjnë OJQ-të vendore a ndërkombëtare, sepse trajnimet e tilla, jo rrallë , nuk kanë pasur as edhe një efekt pozitiv ".
Në vazhdim të bashkëbisedës me Ministrin Bajrami delegacioni i SBASHK-ut ka shprehur gatishmërinë për angazhime të përbashkëta me MASHT në shërbim të arsimit në Kosovë dhe se ka cekur se duhet vazhduar edhe me përpjekjet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe veçmas lidhur me Ligjin për vitet e 90-ta.
Ministri Bajrami ka theksuar edhe kësaj radhe se çmon angazhimin e SBASHK-ut dhe se atë MASHT e konsideron si partner fort të rëndësishëm strategjik. Ministri ka shtuar se nuk është moment as qëllim i MASHT për të bërë me gisht drejt dikujt, por është moment që të unifikojmë angazhimet në përpjekjet për të ndryshuar pozitivisht gjendjen. Ai ka shtuar se do të ngritën komisione ekspertësh vendorë e ndërkombëtarë për të krijuar nju strategji të qëndrueshme lidhur me ngritjen e cilësisë dhe në të gjitha këto komisione do të jetë i përfaqësuar edhe SBASHK-u.
Ministri Bajrami edhe një herë është zotuar se do të vazhdojë me angazhimet për punë të frytshme të komisioneve ministrore e të SBASHK-ut lidhur me Ligjin mbi statusin e punëtorëve të arsimit për vitet 90.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook