Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Kryeministri Mustafa në orët e pasditës u takua me SBASHK-un

Prishtinë, 09.11.2016

Delegacioni i SBASHK-ut i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e administatë dhe këshilltar për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri janë takuar në orët e pasditës me Kryemnistrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe me Mnistrin e MASHT Arsim Bajrami .
Ministri Bajrami bashkë me delegacionin e SBASHK-ut kanë informuar Kryemnistrin Mustafa për situatën në arsim duke u ndalur te çështja e Projekligjit për statutin e mësimdhënsve shqiptar të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri ne vitin shkollor 1998/99. Ishte kërkesë e përbashkët drejtuar Kryemnistrit që të bëhen angazhime konrete të Kabinetit të tij për t'u adresuar drejtë çështja e këtij ligji.
Kryeministri Musata ka shprehur pajtim të plotë me kërkesën e SBASHK-ut dhe gjatë bisedës përmbajtësore janë pajtuar të dy palët që javën e ardhme Ministrat Hoti, Abrashi dhe Bajrami bashkë me përfaqësues të SBASHK-ut të ulen dhe të zhvillojnë dialog të sinqertë lidhur me këtë çështje në mënyrë që të arrihet marrëveshje dhe që pastaj ligji të procedohet nga Qeveria për në Parlament për t'u votuar në mënyrë që pastaj të nis edhe implementimi i tij.
Kryemnistri Musatafa është shprehur se edhe Qeveria dhe gjithë insitutucionet ndjejnë obligim që të bëjnë gjithë të mundurën për të shprehur respektin e merituar dhe përkrahjen përmes Ligjit për gjithë mësimdhënësit e viteve të 90-ta që kanë punuar me përkushtim e sakrifica për arsimin në ato vite të vështira.isa mustafa
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka falënderuar Kryeministrin Mustafa për pritjen dhe për gatishmërinë për angazhimet konkrete të Kabinetit Qeveritar lidhur me realizimin me dialog të kërkesave të SBASHK-ut. Ai ka falënderuar në bisedë me Kryeminstrin Mustafa angazhimin e vazhdueshëm të Ministrave Arban Abrashi, Kujtim Shala e Arsim Bajrami për dialog koreekt e për zgjidhje të çështjeve të ngritura nga SBASHK-u.
SBASHK-u u drejtohet anëtarësisë dhe në veçanti mësimdhënësve të viteve të 90-ta me lajmin e gëzuar se më në fund po bëhen veprime konkrete të Kryemnistrit Mustafa dhe të Kabinetit Qeveritar lidhur me Ligjin për vitet 90-ta. SBASHK-u do të vazhdojë të jetë i përkushtuar që gjithë kërkesat legjitime të anëtarësisë të zgjidhen me dialog me qëllim që të mos dëmtohet procesi mësimor.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook