Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Delegacioni i SBASHK-ut mori pjesë në Kongresin V të Sindikatës së Arsimit të Malit të Zi

Takime me kolegët sindikalistë nga Ballkani dhe Evropa
Sindikata e Arsimit e Malit të Zi (SPCG ) me datën 29 Tetor 2016 ka mbajtur Kongresin V të tyre në të cilin kanë debatuar për çështjet aktuale duke caktuar edhe planin e angazhimeve për 5 vitet e ardhshme. Delegatët e këtij Kongresi kanë debatuar për sfidat e arsimit dhe mundësit e përmasimit te pozitës se mësimdhënësve të cilat çështje i paraqiti edhe Kryetari Zvonko Paviqeviç.spcg1
Kongresi rizgjidhi z. Zvonko Paviqeviç për kryetar të kësaj sindikate në mandatin e ardhshëm 5 vjeçar. Në punimet e këtij Kongresi ka marrë pjesë përfaqësues nga Qeveria e Malit të zi dhe Delegacione Sindikale nga nëntë shtete si dhe Nënkryetari i Sindikatës Evropiane te Arsimit (ETUCE) Branimir Strukelj.
Sindikata e Arsimit të Malit të Zi ( SPCG)kishte nisur me aktivitetet para Kongresit , të cilat ua kishin dedikuar mysafirëve nga shtetet e Ballkanit dhe Evropës duke organizuar vizita në Monumentet ne Podgoricë dhe rrethinë në shenjë mikpritjeje.
Delegacioni i SBASHK-ut i përbërë nga nënkryetari z.Lutfi Mani dhe menaxheri për financa e këshilltari për organizim të brendshëm , z.Ymer Ymeri , ku në fjalën përshëndetëse te nënkryetarit Mani tregoj për bashkëpunimin e mirë që kanë sindikatat tona dhe gatishmërinë e vazhdimit te kiti bashkëpunimi dhe ju dëshiroj punë të suksesshme Kongresit te V.
Delegacioni i SBASHK-ut krahas pjesëmarrjes në Kongres , gjatë qëndrimit në Podgoricë e kanë shfrytëzuar edhe për takime të shumta me përfaqësues të sindikatave nga shtetet e Ballkanit dhe Evropës. Me përfaqësues të sindikatës së Arsimit të Malit të Zi është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit për çka janë pajtuar të dy palët. Një takim i veçantë ka qenë ai me delegacionin nga Sindikata sllovene e arsimit,shkencës dhe Kulturës ( SVIZ ), që po kryesohej nga sekretari gjeneral dhe miku i vjetër i SBASHK-ut, z. Branimir Strukelj, i cili është edhe nënkryetar i Sindikatës Evropiane te Arsimit (ETUCE) . Në këtë takim është bashkëbiseduar për gjendjen në arsimin e të dy vendeve, por edhe në përgjithësi në Ballkan, Evropë dhe botë dhe është përsëritur nevoja që duke qenë në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit në përgjithësi duhet vazhduar me bashkëpunimin dhe solidaritetin sindikal. Delegacioni slloven është interesuar për aktivitetet e SBASHK-ut dhe për angazhimet në të ardhmen duke shprehur edhe një herë gatishmërinë për përkrahje dhe bashkëpunim miqësor mes të dy sindikatave.spcgg
Delegacioni i SBASHK-ut ka shprehur interesimin se si Sindikata e Arsimit Slloven e ka te nënshkruar Kontratën Kolektive për Arsimin Universitar ,për çka Kryetarja e SVIZ-it,Jelka Veliqki dhe Sekretari i Përgjithshëm Branimir Stukelj i informoj se kontrata kolektive në Slloveni nënshkruhet me Ministrinë e Arsimit për te gjitha nivelet Arsimore bashkërisht.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook