Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u do të reagojë sa herë që institucionet nuk respektojnë ligjet

Qeveritë lokale e duan buxhetin, por jo edhe ligjet e rregullat nga niveli qendror

Prishtinë, 01.11.2016

Njëri nga frytet më të vlefshme të angazhimit të përbashkët të SBASHK-ut e MASHT-it është Kontrata individuale e punës në kohë të pacaktuar për të gjithë të punësuarit në arsim që kanë ngritje të duhur profesionale për vendin e punës në të cilin janë . Këtë çështje Ministri Bajrami e ka precizuar edhe me Udhëzimin Administrativ nr.10/2015 të datës 1 shtator 2015.logo
Ky veprim nuk është pëlqyer nga shumë Drejtori Arsimore e institucione të qeverisjes lokale në Komunat e Kosovës sepse pushtetarëve lokalë iu hoq mundësia që t'i mbajnë nën presion mësimdhënësit kudo nëpër shkollat e Kosovës, siç bënin dikur kur kontratat e punës i lëshonin në kohë të caktuar dhe e kishin në dorë mundësinë që atyre që nuk u shkonin për shtati t'ua shkëpusnin kontratën dhe t'i lënin pa punë.
Duke u gjendur në këtë situatë të re qeveritë lokale kanë filluar të merren me zbulimin e formave të reja për të hequr njerëz nga puna a për t'ua marrë ndonjë orë mësimore e për t'i shpërblyer njerëzit e tyre apo të zëshmit në fushata zgjedhore.
Për të bërë veprime të tilla qeveritë lokale duhet të shkelin Ligjet dhe Udhëzimet Administrative të MASHT dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ka raste të tilla dhe një pjesë e të dëmtuarve heziton të tregojë rastin nga frika e ndëshkimit, por ka edhe të tillë që kanë guximin qytetar. Rastet e shkeljeve tregojnë se qeveritë lokale i duan paratë, por jo edhe ligjet e rregullat nga niveli qendror.
Një rast i veçantë i shkeljes së Ligjeve dhe Udhëzimit Administrativ , nr.10/2015 , të MASHT është ai në Komunën e Mamushës.
Indire Haliti ka themeluar marrëdhënie pune për herë të parë në komunën e Mamushës si edukatore në bazë të një konkursi te rregullt dhe ka filluar punën me datën 01.09.2010 dhe nga kjo kohë ka punuar si edukatore dhe çdo vit i është lëshuar kontratë pune 1 vjeçare. Këtë veprim DKA në Mamushë e ka bërë me qëllim që në momentin e caktuar, kur dikujt tjetër i duhet ky vend pune, t'i ndërpritet marrëdhënia e punës kësaj edukatoreje pa ndonjë arsye e argument të qëndrueshëm dhe pa i bërë as edhe një paralajmërim. Edukatorja Haliti ka lajmëruar SBASHK-un për rastin e po ashtu është ankuar edhe në organet gjegjëse. SBASHK-u ka komunikuar me njëherë me drejtorin e DKA-së së kësaj komune e pasi që ai është shprehur se nuk ka mundësi të ndryshojë asgjë, i ka dërguar letër kryetarit të Mamushës z. Arif Bytyqi duke kërkuar nga ai angazhimin brenda kompetencave të tij, por ai në letrën e tij tregon se nuk qanë kokën për ligjet e Udhëzimet Administrative dhe se qëndron prapa vendimit për largimin e edukatores Haliti nga puna duke shkelur kështu Ligjet, Kontratën Kolektive dhe UA të MASHT. Inspektori i punës dhe ai arsimit janë njoftuar me rastin dhe kanë reaguar me kohë duke u marrë me çështjen nga afër dhe pasi kanë vlerësuar provat kanë urdhëruar punëdhënësin që edukatoren Indira Haliti ta kthejnë në vendin e saj të punës dhe kjo nënkupton edhe anulimin e konkursit të datës 25.10.2016 me nr . 06/090.16 për pozitën edukatore për parashkollor në Gjuhën shqipe në shkollën " Zübeyda Hanim " në Mamushë. Kryetari i Mamushës dhe institucionet tjera lokale në këtë komunë rezistojnë ndaj vendimeve të dy institucioneve të inspektimit.
SBASHK-u kërkon nga inspektorët e punës dhe ata të arsimit që të vazhdojnë të jenë kujdestar mbrojtës të Ligjeve dhe dokumenteve tjera dhe shkelësit t'i ndëshkojnë në emër të drejtësisë. Kërkojmë nga të dëmtuarit guxim qytetar që t'i paraqesin rastet pa frikë sepse do ta gëzojnë mbrojtjen e SBASHK-ut dhe të institucioneve gjegjëse.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook