Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u vazhdon angazhimet në shërbim të kërkesave të anëtarësisë

Takim përmbajtjesor me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, z. Pal Lekaj

Prishtinë, 25.10.2016
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin për financa e këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri po vazhdojnë me takimet me përfaqësues të institucioneve dhe të subjekteve politike, që janë pjesë e Parlamentit të Republikës së Kosovës, me qëllim që të gjejnë përkrahje lidhur me procedimin në Parlament të Ligjit mbi statusin e mësimdhënësve për vitet 90/99. Në kuadër të këtij aktiviteti ata janë pritur sot nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, z. Pal Lekaj. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe deputeti z. Rrustem Berisha.PAL LEKAJ
Delegacioni i SBASHK-ut ka falënderuar fillimisht z. Pal Lekaj dhe z. Rrustem Berisha për pritjen e pastaj i kanë informuar ata për situatën aktuale në arsim duke u ndalur veçmas te çështja e fatit të Ligjit për Statusin e Mësimdhënësve Shqiptarë të Republikës së Kosovës për vitet shkollore 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99. Ata i kanë dorëzuar një kopje të këtij Projektligji z. Lekajt.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, z. Pal Lekaj ka shprehur kënaqësinë për këtë takim dhe pastaj është zotuar se ai bashkë me deputetët tjerë nga ky subjekt politik do të angazhohen në mbështetje të angazhimit të SBASHK-ut përkitazi me Ligjin në fjalë dhe do ta japin kontributin e tyre që ky ligj të shkojë në Parlament për t'u votuar. Për një përkrahje të tillë është shprehur edhe deputeti z.Rrustem Berisha.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook