Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u kremtoi Ditën Botërore të Mësuesve

Konferencë me temën "Duke çmuar mësuesit, përmirësojmë statusin e tyre"

Prishtinë, 5 tetor 2016
dbm1Me rastin e Ditës Botërore të Mësuesit e në 50 vjetorin e Rekomandimeve të ILO/UNESCO mbi statusin e mësuesit, SBASHK-u I është bashkangjitur aktiviteteve që janë zhvilluar kudo në botë për këtë ditë të shënuar të arsimit.
Këtë ngjarje të rëndësishme e kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre ministri I MASHT-it z.Arsim Bajrami me kabinetin e tij, kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim z.Nait Hasani, rektori i Universitetit "Ukshin Hoti" të Prizrenit z.Ramë Vataj, kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës z.Bajram Beqiri, kryetari i BSPK-së z.Haxhi Arifi, drejtoresha e Arsimit të Prishtinës znj.Arbërie Nagavci, personalitete të tjera publike dhe mësimdhënës veprimtar të SBASHK-ut nga e tërë Kosova.dbm2
Duke përshëndetur të pranishmit, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka kërkuar përkrahjen e pjesëmarrësve që SBASHK-u t'i drejtohet sekretarit të përgjithshëm të Edukimit Internacional z.Fred van Leeuven, që në të gjitha shtetet e botës të lobohet me qëllim që në Asamblenë e Përgjithshme të radhës së UNESCO-së të votohet për pranimin e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme të OKB-së. Kjo ide është aprovuar me duartrokitje frenetike nga pjesëmarrësit.
Në vazhdim të fjalës së tij z.Jasharaj ka shpalosur fragmente nga historiku i 5 tetorit duke përmendur Rekomandimet për statusin e mësuesit nga ILO/UNESCO për të vazhduar me betimin solemn të mësuesit e për ta mbyllur fjalën e tij me historikun e pasur 26 vjecar të SBASHK-ut.dbm3
Ai gjithë arritjet i ka vlerësuar si rezultat të unitetit e qëndresës së mësimdhënësve dhe të ndihmës së madhe të sekretarit të përgjithshëm të EI-së z.Fred van Leeuven dhe miqëve tjerë ndërkombëtar.
Konferencën e ka përshendëtur pastaj ministri i MASHT-it prof.dr.Arsim Bajrami. Ai ka përcjellë urimin në emër të gjithë Qeverisë së Kosovës për mësuesit dhe këtë konferencë e ka vlerësuar si ngjarje të madhe.
Ministri Bajrami ka vlerësuar lartë edhe kontributin e SBASHK-ut në vitet më të vështira për Kosovën.dbm4 Ministri para pjesëmarrësve është shprehur se është duke u punuar me të madhe për finalizimin e Ligjit për statusin e mësimdhënësve për vitet e '90ta.
Duke përgëzuar SBASHK-un për organizimin e mirë të konferencës, kryetari i grupit parlamentar për arsim z.Hasani ka lavdëruar angazhimet nëpër vite e dekada të mësimdhënësve, duke thënë se është dashur mund e sakrificë për të ardhur deri në ditët e sotme. Ai u është drejtuar mësimdhënësve të Kosovës që të vazhdojnë së punuari për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.
Kanë përgëuar SBASHK-un për konferencën edhe kryetari i Këshillit të Prindërvez.Beqiri, ai i BSPK-së z.Arifi, rektori i UPZ z.Vataj dhe drejtoresha e DKA-Prishtinë znj.Nagavci.dbm5
Në pjesën tematike të konferencës, njohësi i mirë i historikut të arsimit shqip z.Bajram Shatri ka folur me fjalë të zgjedhura për personalitetin dhe figurën e mësuesit duke shpalosur fakte nëpër vite e dekada. Ai ka vlerësuar se mësuesit në vitet më t ë vështira të okupimit të Kosovës, me sakrifica sublime e duke u kthyer në një digë të pamposhtur ndaj sulmeve të pushtetit serb, e mbajtën të gjallë arsimin shqip të Kosovës.
Kryetari i parë i SBASHK-ut prof. dr.Agim Hyseni, që është themelues i SBASHK-ut ka kujtuar veprimtarët e asaj kohe dhe është shprehur se nga më të merituarit për krijimin e shtetësisë së Kosovës janë mësuesit e organizuar në SBASHK.dbm6 Ai ka shpalosur momente kyce të historikut të SBASHK-ut, duke përmendur edhe vitin 1993, ku miqtë ndërkombëtar, në krye me sekretarin e përgjithshëm të EI-së z.Fred van Leeuven ia mundësuan pjesëmarrjen dhe prezantimin e situatës së asaj kohe të arsimit në Kosovë në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-së.
Është përcjellë me interesim të veqantë prezantimi i prof.Agim Hasani, shef i Arsimit në komunën e Bujanovcit. Ai ka treguar për sfidat e mëdha dhe problemet e shumta të arsimit shqip në tri komunat shqiptare atje.dbm7
Në pjesën përmbyllëse të konferencës janë dhënë rekomandime që ti dërgohet një shkresë Qeverisë së Kosovës duke kërkuar respektimin e Rekomandimeve të ILO/UNESCO që kanë të bëjnë me statusin e mësuesit dhe që një letër ti dërgohet edhe sekretarit të përgjithshëm të EI-së dhe organeve të larta atje, për ta përkrahur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.dbm9dbm8

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook