Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u përmbyll me sukses trajnimet për dialogun social

Janë të përkushtuar përfaqësuesit e Universiteteve dhe të institucioneve tjera

Prishtinë, 03.09.2016
upfmNë kuadër të realizimit me përpikëri të Planit Strategjik, SBASHK-u tani e sa kohë me përkushtim ka realizuar trajnime për dialogun social e me qëllim që të fuqizojë kapacitetet e veta për të marrë pjesë aktive në proceset e dialogut social. Në këtë aktivitet janë përfshirë përfaqësues sindikalë nga të gjitha komunat e Kosovës dhe në mbyllje të tij po mbahet trajnim me përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini", Universiteti i Shkencave Aplikative-Ferizaj, Universiteti i Prizrenit "Ukshin Hoti", Muzeu i Kosovës dhe Qendra e Studentëve.
Në hapje të punimeve të këtij trajnimi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka përshëndetur kryetarin SUSHK-ut, z. Bardh Bardhi dhe përfaqësuesit e Universitetit të Ferizajt , Mitrovicës, Prizrenit dhe institucioneve tjera dhe pastaj ka treguar se këtë aktivitet SBASHK-u e ka realizuar me qëllim që të përgatis kuadro për zhvillimin me sukses të dialogut social me përfaqësues të institucioneve qeverisëse në të gjitha nivelet.upfm2 Ai ka kujtuar arritjet, por edhe sfidat e SBASHK-ut me qëllim që pjesëmarrësve t'ju tregojë për rëndësinë e madhe që ka ky aktivitet. Në fund të fjalës së tij Jasharaj është shprehur i bindur se trajnerët e licencuar Safet Beqiri e Ymer Ymeri, si herëve tjera, edhe tani, do të jenë në nivel të angazhimit dhe se ky trajnim do të përfundojë me arritje të mëdha.
Pas kësaj trajnerët Safet Beqiri e Ymer Ymeri kanë nisur të shtjellojnë çështje me dialogun social duke u ndalur tek përkufizimi, funksioni dhe sfidat e dialogut social, te momentet e veçanta që duhet pasur kujdes gjatë përgatitjeve për dialogun social dhe për çështje të tjera. Do veçuar se edhe kësaj radhe trajnerët Beqiri e Ymeri kanë krijuar atmosferë pune e angazhimi dhe pjesëmarrësit prandaj nuk kanë qenë vëzhgues pasivë, por trajnimin e kanë kthyer në atmosferë të këndshme dhe përmes bashkëbisedës kanë dhënë kontributin e tyre në shtjellimin e qartë të temave.upfm3
Pjesëmarrësit kanë vlerësuar lartë punën e SBASHK-ut dhe kanë thënë se ky aktivitet do t'u ndihmojë atyre që të dinë të përgatiten për dialogun me partnerët social në Universitet, institucione tjera dhe me përfaqësues të Qeverisë qendrore.
Ata janë zotuar se do të japin kontributin e tyre maksimal me qëllim që të shënohen arritje dhe kështu ky aktivitet i qëlluar të ketë përfundim plotësisht të suksesshëm.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook