Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Në ambientet e MASHT është mbajtur një takim i rëndësisë së veçantë i MASHT, DKA dhe SBASHK

Prishtinë, 07.07.2016

SBASHK-u përseriti se ka garanci nga MASHT se askush nuk do të mebet pa vend pune

takimi MASHTNë këtë takim ka marrë pjesë Ministri Bajrami, tre zv./ Ministrat dhe kabineti I tij, drejtorë e zyrtarë të tjerë të DKA-ve nga komunat e Kosovës dhe delegacioni I SBASHK-ut I përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe përgjegjësi për financa e administratë , Ymer Ymeri. Ministri Bajrami pasi ka apërshëndetur drejtorët e DKA-ve dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut ka dhënë vlerësimin se viti shkollor është përmbyllur I suksesshëm "Ky vit ishte një vit me plot sfida, por njëherësh vit i suksesshëm si rezultat i punës suaj, një vit i cili ka shënuar përpjekjet tona të vazhdueshme për ngritjen e cilësisë, për vendosjen e rregullit dhe rendit në shkolla dhe sigurimin e cilësisë", ka vlerësëuar Ministri Bajrami. 

tak masht

Ai ka apeluar të drejtorët dhe zyrtarët tjerë për angazhim të vazhdueshëm me qëllim që edhe viti i ri shkollor të fillojë mbarë. Këshillitari i Ministrit Bajrami, z. Osman Buleshkaj ka dhënë vlerësime lidhur me ndryshimet në Kurikulin e ri . "Në bazë të sugjerimeve nga terreni, ekspertët për hartimin e KKK-së kanë bërë disa ndryshime, por duke u ruajtur thelbësorja e që është kurrikula e bazuar në kompetenca dhe autonomia e shkollave, kurse çështja e kurrikulës lëndore, nuk do të jetë më në kompetencë të shkollave", është shprehur këshilltari Buleshkaj. 

tak masht2

Zv/Ministri Agim Bërdyna ka shpalosur detyrat dhe aktivitetet që duhen zhvilluar nga Ministria dhe drejtoritë arsimore në komunat e Kosovës me qëllim që të bëhen me kohë gjithë përgatitjet dhe që të bëhet shpërndarja me kohë e teksteve shkollore. Nga përfaqësuesit e MASHT u tha se: "Sa i përket teksteve shkollore u tha se janë rishikuar një numër i konsiderueshëm i teksteve për arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët, të cilat janë në proces të ribotimit dhe do të jenë të gatshme në fillim të vitit të ri shkollor".
Kryetari i SBASHK-ut në fillim të fjalës së tij është shprehur se SBASHK-u me kënaqësi ka pranuar lajmin se z. Agim Bërdyna është emëruar zv/Ministër në MASHT dhe ka shtuar se në bashkëpunim me të dhe me anëtarët tjerë të kabinetit të ministrit çështjet kanë mundësi shumë më të mëdha që të zgjidhen vazhdimisht me dialog. Kryetari Jasharaj u tha drejtorëve dhe të pranishmëve të tjerë që të mos nguten me shpalljen e konkurseve pa sistemuar gjithë mësimdhënësit që janë aktualisht duke punuar. Ai i ka kujtuar DKA-të se ka pasur takime me Ministrin dhe me anëtarë të kabinetit të tij dhe ka marrë garanci se as edhe një i punësuar në sistemin arsimor nuk do të mbetet pa vend pune. Kryetari i SBASHK-ut , po ashtu, ka kujtuar DKA-të se janë të obliguar të thërrasin në panelet intervistuese për kuadro arsimore dhe për drejtorë edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut të nivelit komunal.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook