Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u debatoi për shumë çështje me Ministrin Bajrami dhe Kabinetin e tij

Prishtinë, 04.07.2016

mastiKryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe përgjegjësi për financa e administratë, Ymer Ymeri janë pritur në një takim pune nga Ministri i MASHT , Prof. Dr. Arsim Bajrami dhe Kabineti i tij. Delegacioni i SBASHK-ut ka shtruar në këtë takim një varg shqetësimesh që janë ngritur nga anëtarësia e kësaj sindikate. Nga shqetësimet aktuale është edhe përfoljet se me implementim e Kurikulit të ri do të ketë zvogëlim të normave për lëndë të caktuara dhe me këtë paraqitet rreziku për mbetje të një numri mësimdhënësish pa vende pune. Ministri Bajrami bashkë me kabinetin e tij kanë garantuar SBASHK-un se për arsye të Kurikulit të ri as një mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë duke sqaruar se në nj drejtim arsimor ka zvogëlim të fondit të orëve të një lënde , por ka edhe shtim të orëve të së njëjtës lëndë në drejtimin tjetër arsimor.Në këtë takim të dy palët janë pajtuar për formimin e komisioneve që do të përgatisin tekstin e Kontratës së re Kolektive , pasi Kontratës aktuali i skadon afati në prillin e vitit 2017. Është arritur pajtueshmëria që të shikohen përvojat e shteteve tjera nëse ka raste që të jetë punuar Kontratë Kolektive e përbashkët për të gjitha nivelet e arsimit dhe kështu bashkë me përfaqësues të Up-së do të përgatitej Kontrata e re për të tri nivelet arsimore.Në këtë takim SBASHK-u ka kërkuar angazhimin e Ministrit Bajrami në mënyrë që të arrihet të zgjidhja e kërkesave legjitime të stafit administrativ për Universitetit lidhur me Kontratën Kolektive , me bashkimin e pagës dhe pjesës stimulative dhe me realizimin e premtimit të vitit të kaluar nga Rektorati që punëtorët e administratës ta gëzojnë 0.5 % për çdo vit shërbimi edhe në pjesën stimulative. Ministri Bajrami dhe Kabineti i tij kanë premtuar se do të angazhohen brenda kompetencave që ka MASHT për të gjetur zgjidhje për këto kërkesa që vijnë nga të punësuarit në UP.SBASHK-u ka marrë mbështetjen e Ministrit Bajrami dhe të MASHT edhe lidhur me përpjekjet që në amandamentimin e ligjit të Punës t'u mundësohet të punësuarve në arsim që të vazhdojnë me punën në arsim deri në mbyllje të vitit arsimor , pra që të mos largohen nga vendet e punës në ditën e pensionimit.masti1 Të dy palët janë pajtuar se kjo ëhstë në shërbim të nxënësve dhe të procesit arsimor, por është edhe e mbështetje për të punësuarit në arsim, për të cilët krijohen mundësi, pa u ngarkuar buxheti, që të marrin edhe dy pagat për muajt e vërës , pasi që qeveritë lokale nuk po realizojnë marrëveshjen lidhur me 3 pagat me rastin e pensionimit. SBASHK-u mori mbështetje dhe premtimin e MASHT se bashkërisht do të angazhohen edhe për procedimin e Projektligjit lidhur me statutin e mësimdhënësve të Kosovës për vitet 90-99.
Delegacioni i SBASHK-ut në këtë takim ka shtruar edhe çështjen e paralajmërimit publik të Ministrit Bajrami se në fillim të vitit të ri shkollor do të organizohet testim për mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar. SBASHK-u ka kërkuar sqarime nëse ky aktivitet ka bazë ligjore dhe se kush do të jenë përpiluesit , kush monitoruesit e testit dhe se cilat janë pritjet dhe arsyet e një aktiviteti të tillë. SBASHK-u ka deklaruar në këtë takim se nuk bën të fillohet me një veprimtari të tillë pa u sqaruar të gjitha shqetësimet e ngritura. Ministri Bajrami ka garantuar SBASHK-un se testimi nuk është menduar si mjet për dëmtimin e personalitetit të askujt dhe se do të jetë aktivitet që do t'i ndihmojë MASHT-it për të parë gjendjen dhe për të ditur se në cilat pjesë duhet të angazhohet bashkë me mësimdhënësit për tejkalimin e dobësive dhe mungesave të hetuara nga rezultatet e testit, rezultate këto, që do të jenë për nevoja të brendshme.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook