Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Në shenjë respekti për punën e tyre me dekada në arsim

SBASHK-u dërgoi 410 pushues në bregdetin shqiptar

Durrës, 22.06.2016
410 pushues te SBASHKJanë nisur me 8 autobusë 410 anëtarë të SBASHK-ut nga gjithë komunat e Kosovës dhe Universiteti për të kaluar 5 ditë pushimi në bregdetin shqiptar. Më shumë se pushimi në plazhin e Durrësit, këta punëtorë të arsimit i gëzon fakti se u është dhënë rasti që të bashkëbisedojnë e të kthejnë kujtesën enë vitet e studimeve dhe në vitet plot sfida e sakrifica në kohët e vështira të okupimit.
Përzgjedhja e tyre është bërë nga vetë shkollat dhe bazuar në moshën e pushuesve vërehet se u është dhënë përparësi të sapo pensionuarave apo të atyre që se shpejti do t'i lënë lamtumirën shkollës dhe ditarit.
Kryetari i SBASHK-ut po qëndron me pushuesit dhe , jo rrallë po ndalet me grupe mësimdhënësish për të bashkëbiseduar për përshtypjet në bregdet, por edhe për hallet e brengat që vazhdojnë të preokupojnë këtë njerëz që kanë punuar me vite e dekada duke arsimuar e edukuar brezat. Janë përfaqësues nga të gjitha regjionet e Kosovës që bashkë me anëtarët e komisionit për mirëvajtjen e pushimeve po kujdesen që problemet eventuale të tejkalohen.
Ka nga pushuesit që deklarohen se është hera e parë për ta që gjenden buzë valëve të detit shqiptar.detii
Kryetari i komisionit për mirëvajtjen e këtij aktiviteti, Ymer Ymeri ka shkruar në ditarin e tij se shkollat kanë dërguar numrin më të madh të pushuesve kolegët që janë pensionuar para pak ditësh apo ata që se shpejti do të pensionohen. Ky veprim konsiderohet si shprehje e respektit të të punësuarve në shkollat e Kosovës ndaj punës së përkushtuar të kolegëve nëpër vite. Ata kështu po falënderojnë këta njerëz që një jetë e kaluan duke kryer misionin e shenjtë të punëtorit të arsimit.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook