Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u fillon agjendën e takimeve për kryetarë të Grupeve parlamentare

Takim i frytshëm me kryetarin e Grupit parlamentar të PDK-së, z. Grabovci

Prishtinë, 27.05.2016
grabovciNë përpjekje për të realizuar me dialog kërkesat e anëtarësisë kryetari I SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga përgjegjësi për financa dhe administratë , Ymer Ymeri kanë nisur realizimin e agjendës së takimeve me kryetarët e grupeve parlamentare të subjekteve politike që janë në përbërje të Parlamentit të Kosovës. Ata sot janë takuar me kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së, z. Adem Grabovci me të cilin kanë biseduar për kërkesat e SBASHK-ut Lidhur me Projektligjin për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip në Republikën e Kosovës nga viti 1990/91 deri ne vitin shkollor 1998/99. Po ashtu ky delegacion I SBASHK-ut ka kërkuar përkrahje e z. Grabovcit dhe Grupit parlamentar të PDK-së që angazhohen që me rastin e plotësim-ndryshimit të Ligjit të Punës , neni 25 I këtij propozim-ndryshimi e që ka të bëj me nenin 67 të Ligjit aktual të Punës të mundësojë, që jo vetëm mësuesit e nivelit të parë ( nga klasa e parë e deri në klasën e pestë) , port ë gjithë të punësuarit n ë Arsimin Parauniversitar , që kanë nisur vitin shkollor, të mos largohen nga vendi i punës për arsye të ardhjes së datës së pensionimit, por ta vazhdojnë atë deri në përfundim të vitit arsimor. Delegacioni I SBASHK-ut ka sqaruar se në këtë mënyrë nuk do të krijoheshin zbrazëti në procesin mësimor dhe se dy pagat për muaj e verës mësuesi që po pensionohet do t'i merrte dhe kështu do të plotësohej deri diku edhe kërkesa për tri pagat me rastin e pensionimit. Kryetari i Grupit parlamentar të PDK-së, z. Adem Grabovci i ka thënë përfaqësuesve të SBASHK-ut se këto kërkesa dhe gjithë të tjerat që janë në harmoni me interesin e arsimit dhe në harmoni me mundësitë që ka shteti do ta kenë përkrahjen e plotë të tij dhe Grupit Parlamentar të PDK-së.
SBASHK-u do të vazhdojë me këtë agjendë takimesh për t'u takuar me kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Ismet Beqiri, të cilit i janë drejtuar me kërkesën për një takim për tema të njëjta . SBASHK-u do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve e subjekteve politike për të kërkuar mbështetjen e tyre në Parlament lidhur me kërkesat aktuale të anëtarësisë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook