Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u vazhdon me vizitat nëpër Kosovë

Takime të suksesshme me anëtarësinë në Obiliq e Podujevë

Prishtinë, 12.05.2016

obiliq - Click to view full size photoSBASHK-u është duke vazhduar me realizimin e agjendës së vizitave nëpër komunat e Kosovës. Ky aktivitet është duke u zhvilluar në bashkëpunim me GIZ-in, i cili ka mbështetur shtypjen e posterëve dhe fletëpalosjeve për temën kyçe të këtyre takimeve "Roli i mësimdhënësit në procesin e hartimit dhe zbatimit të Planit Zhvillimor të Shkollës".
Në vazhdimësi të këtij aktiviteti janë zhvilluar takime të suksesshme me anëtarësinë e SBASHK-ut edhe në Kastriot ( Obiliq) dhe në Besianë ( Podujevë).
Gjatë vizitës në Obiliq kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri janë pritur fillimisht nga drejtori i Shkollës Teknike, z. Sahit Zeqiri, i cili ka përgëzuar delegacionin e SBASHK-ut për angazhimet dhe arritjet. Pas kësaj është zhvilluar takimi me mësimdhënësit sindikalistë të kësaj komune .13221109_1103102053080704_4778097110520612516_n - Click to view full size photo Lidhur me temën kyçe "Roli i mësimdhënësit në procesin e hartimit dhe zbatimit të Planit Zhvillimor të Shkollës", kanë dhënë shumë detaje kryetari i SBASHK-ut , Rrahman jasharaj dhe menaxheri për financa Ymer Ymeri duke theksuar se ky aktivitet po zhvillohet në bashkëpunim me GIZ dhe ka për qëllim që të nxis mësimdhënësit që të jenë sa më aktivë në procesin e hartimit, por edhe të zbatimit të Planit Zhvillimor të Shkollës .
Pjesëmarrësit janë deklaruar se ky aktivitet është i qëlluar dhe se ata do të jenë aktivë në aktivitetin e hartimit të planeve zhvillimore në shkollat e tyre.
Kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të kësaj komune, Kadri Thaçi në vazhdim të takimit ka bërë një shpalosje të aktiviteteve e pastaj është kaluar në një bashkëbisedë dhe janë shtruar çështje të rëndësishme. Pjesëmarrësit kanë marrë përgjigje në pyetjet e shtruara nga kryetari z.Jasharaj dhe menaxheri për financa, z.Ymeri.13227190_1103102139747362_2479047183140829980_n - Click to view full size photo
Edhe takimi në Podujevë kishte të njëjtën agjendë të punës. Kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të kësaj komune, Fadil Halimi ka bërë një analizë të angazhimeve dhe sfidave dhe ishte përfundim i të gjithëve se në këtë komunë ka ende punë për të bërë në sferën sindikale. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe kryetari i Kuvendit të SAF e SAM të Prishtinës, z. Ahmet Pllana kanë dhënë detaje lidhur me temën kyçe "Roli i mësimdhënësit në procesin e hartimit dhe zbatimit të Planit Zhvillimor të Shkollës", Pjesëmarrësit e kanë përkrahur këtë angazhim dhe janë zotuar se do të japin kontributin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti nëpër shkollat e tyre. Në pjesën e dytë të takimit është bashkëbiseduar për aktualitetin dhe për angazhimit në vazhdimësi të SBASHK-ut.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook