Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takime të SBASHK-ut me anëtarësinë në Skenderaj e në Viti

Prishtine,26.04.2016

vitiaaNë përgatitje për të nisur ciklin e ri të vizitave nëpër shkolla e komuna të Kosovës kryetari I SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj I shoqëruar menaxheri për financa dhe këshilltari për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri kanë vizituar fillimisht Skenderajn e pastaj edhe Vitinë. Në Skenderaj ata kanë marrë pjesë në mbledhjen e Shoqatës sindikale të Gjimnazit "Hamëz Jashari" për të bashkëbiseduar me anëtarët këtu për çështjet aktuale në arsim. Të punësuarit në këtë shkollë kanë shtruar shumë pyetje nga aktualiteti. Përfaqësuesit e SBASHK-ut Jasharaj e Ymeri kanë dhënë përgjigje në të gjitha pyetjet dhe kanë treguar për arritjet , por edhe për angazhimet konkrete e momentale në SBASHK.vitiaa2
Të punësuarit në këtë institucion arsimor bashkë me drejtorin e tyre i kanë lavdëruar SBASHK-un për angazhimet dhe arritjet dhe kanë ofruar edhe ide të reja për angazhimet në të ardhmen. Ata janë pajtuar që duhet vazhduar angazhimet lidhur me Projektligjin lidhur me Statutin e mësimdhënësve të Republikës së Kosovës për vitet shkollore 1989/99 deri në vitin shkollor 1998/99.
Ky delegacioni i SBASHK-ut ka vazhduar këtë angazhim edhe në komunën e Vitisë. Atje kanë marrë pjesë në takimin e Kuvendit të Arsimit Fillor e të Mesëm të kësaj komune. Në hapje të këtij takimi kryetari i Kuvendit të SAF e SAM t ë Vitisë, z. Kemajl Bislimi ka përshëndetur përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe drejtorin e DKA-së në këtë komunë, z. Qail Sinani.vitiaa3
Drejtori i DKA-së së Vitisë, z. Sinani ka përshëndetur pjesëmarrësit në këtë takim e pastaj ka vlerësuar lartë angazhimin e SBASHK-ut në zgjidhjen e shumë kërkesave të anëtarësisë. Ai ka thënë se bashkërisht duhet shtuar angazhimet që të rishtohet çështja e gjetjes së mundësisë për të shpërblyer mundin e të punësuarve në arsim për vitet 89/99.
Delegacioni i SBASHK-ut ka sjellë në Viti nga dy ekzemplarë për secilën shkollë të veprës së njeriut të madh me prejardhje shqiptare Mehmet Akif Ersoj. Në këtë takim kryetari Kemajl Bislimi ka shtruar para anëtarëve të Kuvendit të SAF e SAM çështjen e zgjedhjeve në këtë komunë. Është thënë se në bazë të Statutit mund të bëhen zgjidhjet për organet e Kuvendit të SAF e SAM në këtë komunë , pasi që deri tani është konsideruar se z. Bismili ka qenë duke kryer këtë detyrë deri në një vendim tjetër. vitiaa5Anëtarët e Kuvendit të SAF e SAM në Viti duke u nisur nga fakti se viti i ardhshëm do të jetë vit i zgjedhjeve në të gjitha Shoqatat sindikale, në Kuvendet e SAF e Sam në të gjitha komunat, në Universitet dhe në Kuvendet e dy niveleve tjera të arsimit kanë vendosur që kryetari Bislimi dhe anëtarët e kryesisë këtu të vazhdojnë angazhimet dhe kryerjen e detyrave deri në vitin 2017 kur edhe këtu , si në gjithë Kosovën , do të bëhen zgjidhje në të gjitha nivelet e organizimit.
Pas kësaj pjesëmarrësit dhe delegacioni i SBASHK-ut kanë zhvilluar një bashkëbisedë duke shtruar shumë çështje aktuale dhe duke marrë përgjigje nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e këshilltar për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri. vitiaa6Delegacioni i SBASHK-ut ka informuar se maji do të jetë muaj i realizimit të agjendës së vizitave të punës në të gjitha komunat dhe në bashkëpunim me GIZ-in do të kenë temë kyçe të debatit rolin e mësimdhënësit në përpilimin e Planit Strategjikë të Shkollës.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook