Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u vazhdon forcimin e kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social

Trajnim i suksesshëm me pjesëmarrës nga Klina, Istogu e Deçani

Durrës, 22.04.2016

durs22SBASHK-u po vazhdon me arritjet e reja në shërbim të anëtarësisë. Krahas angazhimeve të vazhdueshme për realizimin e kërkesave reale të të punësuarve në arsim SBASHK-u po vazhdon edhe me forcimin kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social. Duke realizuar me përpikëri vendimin e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, që pas mësimdhënësve nga komunat e mëdha të përfshihen në këtë trajnim me rëndësi edhe anëtarë e veprimtarë sindikalë nga komunat e vogla, është duke u realizuar trajnimi me përfaqësues nga Klina, Istogu e Deçani. Duke hapur punimet e këtij trajnimi të radhës, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka bashkëbiseduar me ta për sfidat, arritjet dhe angazhimet në vijim të SBASHK-ut. durs222Kryetarët e SAF e SAM të Klinës e Istogut, z. Arif Elezaj e Musli Blakaj dhe përgjegjësi për komunën e Deçanit,z. Afrim Balaj kanë lavdëruar angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut dhe janë shprehur se ky trajnim po jep mundësi të fitimit të njohurive të reja për dialogun social, por po krijon mundësi edhe të bashkëbisedës dhe bartjes së përvojave sindikale mes pjesëmarrësve nga këto tri komuna. Ata janë shprehur të sigurt se këto njohuri do të barten të kolegët e tyre nëpër shkollat e Klinës, Istogut e Deçanit. Pas kësaj është kaluar në punimet e seminarit dhe trajneri i licencuar Ymer Ymeri i ndihmuar nga kryetari i SBASHK-ut janë ndalur te dialogu social në Kosovë duke e krahasuar atë me dialogun social në Evropë. dursi22"Funksionet dhe sfidat e dialogut social", "Dialogu social në Evropë", "Pyetjet kryesore që shtrohen te dialogu social" dhe tema të tjera kanë ngjallur interesimin e pjesëmarrësve të cilat kanë dhënë kontributin e tyre në trajnim duke dhënë ide e duke shtruar pyetje. Ata po ashtu kanë punuar në grupe dhe duke prezantuar punën e përbashkët kanë treguar se do të jenë anëtarë të mirë të ekipeve të sindikatës për dialogun social duke filluar nga shkolla, niveli komunal e deri te niveli qendror. Ky trajnim është i licencuar dhe pjesëmarrësit pas testimit të njohurive do të marrin certifikata të nënshkruar nga trajnerët e licencuar dhe nga MASHT.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook