Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Urojmë që çështjet të kenë zgjidhje me dialog e jo me veprime sindikale

Të nderuarit mësimdhënës të bindur në përkushtimin tuaj se do të jepni maksimumin për të shënuar arritje edhe më të larta në misionin tuaj fisnik ju urojmë fillimin e mbarë të gjysmëvjetorit të dytë. Ju rikujtojmë se SBASHK –u mbetet i përkushtuar për realizimin e kërkesave tuaja të drejta e që lidhen me Ligjet mbi arsimin, mbi punën , pensionet dhe kërkesat nga Kontrata Kolektive.logo
SBASHK-u duke shprehur vullnetin tuaj edhe në muajin janar do t'i përkushtohet dialogut me institucionet përkatëse në nivel qendror e lokal me qëllim që bashkërisht t'i tejkalojmë ngecjet. Edhe një herë i bëjmë ftesë publike ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, që të gjejë kohë për takim me SBASHK-un për t'i sqaruar çështjet pse nuk po zbatohet ligji për pensionet kontributdhënëse , konkretisht neni 8, pika 6 për punëtorët e arsimit.
SBASHK-u edhe një herë kërkon nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejtë të miratojë në Qeveri dhe të procedojë në Kuvend Ligjin për punëtorët shqiptarë të arsimit për vitet 90-99, pas ky dokument si projektligj ka arritur tani e tre muaj në Qeveri. Apelojmë edhe të ministri i Financave, z. Avdulla Hoti që me kohë të veprojë në listat e pagave për ngritjen e viteve të përvojës së punës edhe për një vit në mënyrë që të punësuarit në arsim me pagat e muajit janar të gëzojnë shtesën për një vit përvoje më shumë karshi pagave të muajit dhjetor 2015.
SBASHK-u si gjithmonë edhe tani e tutje zgjedh rrugën e dialogut, por nëse edhe fundi i janarit na gjen në pozitë të njëjtë dhe me të njëjtat shqetësime pa dëshirën tonë do të jemi të shtrënguar të marrim veprime sindikale. Me këtë rast kërkojmë edhe nga Këshilli i prindërve të Kosovës dhe gjithë shoqëria civile që t'i bashkëngjiten angazhimeve tona që çështjet të zgjidhen me dialog në mënyrë që të mos vije deri të dëmtimi i procesit mësimor.
SBASHK-u që në ditën e parë të mësimit në këtë gjysmëvjetor ka marrë informacione nga Qendra e Kompetencës në Malishevë lidhur me problemet e krijuara atje dhe lidhur me grevën e nisur. Apelojmë te institucionet përkatëse që të angazhohen e ta zgjidhin problemin e krijuar në këtë Qendër në mënyrë që mësimdhënësit t'i kthehen procesit mësimor dhe nxënësit mos të pësojnë nga shkaku i gjendjes së krijuar.
Prishtinë, 5 janar 2016

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook