Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

U mbajt takimi i përbashkët konsultativ MASHT- SBASHK- DKA

Palët janë deklaruar se takimet e tilla janë shumë të nevojshme
forumi1Me iniciativën e SBASHK-ut janë duke vazhduar takimet konsultative mesë përfaqësuesve të SBASHK-ut, MASHT-it dhe DKA-ve. Në takimin e radhës që është mbajtur këtë të enjte temë kyçe e debatit ishte Avancimi dhe ngritja profesionale e mësimdhënësve. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në hapje të këtij takimi ka përshëndetur Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit nga Gjilani, Lipjani Podujeva dhe Mitrovica dhe MADHT-in e pastaj ka treguar se në këtë takim do të bashkëbisedohet lidhur me avancimin e mësimdhënësve , rrjedhën e licencimit dhe përgatitjet për përformancën dhe gradimin.
Përfaqësuesja e MASHT-it, znj. Igballe Cakaj ka deklaruar se janë licencuar deri tani më shumë se 22.000 të punësuar në arsim dhe se po bëhen përgatitje që të fillohet me etapën e dytë të licencimit e që do të jenë licencime të graduara. " janë bërë përgatitjet në aspektin ligjor e administrativ, por duhet siguruar edhe mjete buxhetore dhe kjo pritet të behët nga Qeveria e Kosovës", është shprehur përfaqësuesja e MASHT-it.forumi Ajo pastaj ka dhënë edhe detaje lidhur me gjenerimin e të dhënave për avancimin profesional të mësimdhënësve dhe për çështje e angazhime të tjera që ka bërë e do të bëj MASHT-i në këtë sferë. Drejtorët e DKA-ve pjesëmarrëse në këtë takim kanë marrë pjesë në këtë bashkëbisedë duke marrë shembu konkret nga komunat e tyre e duke shtruar edhe pyetje në të cilat është përgjigjur znj. Cakaj.
Edhe përfaqësuesi i SBASHK-ut Ymer Ymeri ka dhënë kontributin e tij duke shtruar çështje me interes e duke dhënë qëndrimet e SBASHK-ut lidhur me këtë çështje me rëndësi.
Pasi që bashkëbiseda ishte mjaft interesante dhe e frytshme palët janë deklaruar në mbyllje të këtij takimi se është shumë e qëlluar kjo iniciativë e SBASHK-ut dhe se duhet pasur sa më shumë takime të tilla konsultative.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook