Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u organizoi Konferencë për mediet

Vazhdohet me angazhimet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë


Pasi ka uruar gjithë punëtorët e arsimit dhe nxënësit për fillimin e këtij viti shkollor, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka folur lidhur me analizat dhe vlerësimet që Këshilli Drejtues ka bërë gjatë një punëtorie 4 ditore lidhur me aktualitetin në arsim. Ai ka veçuar vlerësimet se ende ka shumë për t'u bërë dhe është ndalur te çështja e kërkesave nga Kontrata Kolektive duke thënë se për çështjen e kompensimit 70 % të çmimit të biletave të udhëtimit dhe për tri pagat me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit do të zhvillohet dialog i vazhdueshëm me qeveritë lokale, pasi ato kanë këto obligime.konfer3108
"SBASHK-u është i pakënaqur me situatën në arsimin në Kosovë dhe paralajmëron grevë në rast se edhe gjatë muajit shtator nuk do të plotësohen kërkesat e SBASHK-ut. Kryetari Jasharaj ka deklaruar para medieve se SBASHK-u prêt takime me Ministrin Abrashi e Bajrami për të zhvilluar dialogun dhe për të marrë përgjigje meritore lidhur me faktin se të punësuarit në arsim nuk po gëzojnë pensionin e punës.
"Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi duhet të dalë me një përgjigje konkrete lidhur me ligjin e skemës pensionale të mësimdhënësve gjatë viteve 90-99", është shprehur kryetari i SBASHK-ut. Ai ka treguar edhe për kërkesën dërguar Ministrit Bajrami duke u shprehur i bindur se ky takim do të zhvillohet gjatë kësaj jave dhe se do të jetë përmbajtjesor. SBASHK-u në këtë Konferencë ka kujtuar se DKA-të duhet të lëshojnë në muajin shtator kontratat unike individuale të punës.
"Nëse shtatori nuk jep rezultate me dialog atëherë Këshilli Drejtues do të mendojë se çfarë duhet vepruar, cilat veprime sindikale do t'i vëmë në jetë në mënyrë që të mbrojmë e realizojmë kërkesat tona", ka shprehur qartë qëndrimin e SBASHK-ut, kryetari Rrahman Jasharaj. SBASHK-u ka përgëzuar mediet për punën dhe korrektësinë e tyre ndaj SBASHK-ut.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook