Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Angazhime për realizimin e detyrave nga Plani strategjik

durres 2015Duke realizuar agjendën e aktiviteteve në bazë të programit për vitin 2015, SBASHK-u ka organizuar në Durrës një punëtori disa ditore me anëtarët e Këshillit Drejtues, që përfaqësojnë të punësuarit në arsimin anëtarët e SBASHK-ut e Kosovës. Kryesia ka parë të udhës që në këtë punëtori të zhvillohen disa seanca pune duke veçuar çështje me rëndësi që lidhen me aktivitetet dhe sfidat e kësaj sindikate. Kryetari Rrahman Jasharaj, nënkryetari Lutfi Mani dhe menaxheri i financave Ymer Ymeri në ditën e parë të kësaj punëtorie janë ndalur të Kontrata Kolektive për të parë çështjet konkrete e për të shikuara se cilat nga detyrat lidhen me dialogun social në nivel lokal e cilat me atë qendror.durres 2015. 4
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetari Lutfi Mani dhe menaxheri për financa Ymer Ymeri kanë shpalosur para Këshillit Drejtues pjesë të veçanta nga Strategjia duke kujtuar edhe për arritjet, sfidat dhe për detyrat që duhet kryer në shërbim të anëtarësisë. Pas kësaj të ndarë në grupe pune anëtarët e Këshillit Drejtues kanë dhënë propozime konkrete se për cilat çështje konkrete do të zhvillohet në shtator dialogu social me qeveritë lokale e për cilat me pushtetin qendror. Të gjithë janë zotuar se do të shtojnë angazhimet dhe do të vazhdojnë bashkëbisedat me anëtarësinë e SBASHK-ut me qëllim që t'i informojnë ata nga afër për gjithë aktivitetet dhe të marrin mendimin e tyre për veprimet konkrete.media
Anëtarët e Këshillit Drejtues kanë veçuar disa nga pikat kyçe të Kontratës dhe kanë vlerësuar se cilat nga to janë për dialogun social në nivel lokal duke marrë kështu edhe obligime konkrete për ta , kryesitë dhe për Kuvendet e SAF e SAM në komunat e tyre. Ata janë obliguar që këto çështje t'i debatojnë edhe me kryetarët e shoqatave sindikale në shkollat e kosovës dhe bashkërisht të angazhohen për realizimin e detyrave konkrete. Udhëtimi, tri pagat për mësimdhënësit e pensionuar, çështja e viteve 90-99, kushtet e punës, pjesëmarrja në panelet intervistuese në cilësinë e vëzhguesit, janë vetëm disa nga çështjet që do të trajtohen gjatë dialogut me institucione të pushtetit lokal.media1
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar në këto punëtori edhe detyrave konkrete që dalin nga Plani strategjik i SBASHK-ut për vitin 2015. Menaxheri i financave, Ymer Ymeri është ndalur të çështjet konkrete në këtë plan strategjik dhe përmes punës në grupe me gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues kanë krijuar një plan konkret të angazhimeve për muajt e mbetur të vitit 2015.
Një pjesë e kësaj punëtorie i është kushtuar edhe analizës dhe këmbimit të përvojave mes SBASHK-ut dhe Sindikatave Shqiptare të Arsimit. Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj, ka falënderuar Sindikatat Shqiptare të Arsimit për përkrahjen dhe është shprehur i gatshëm që të shtohet bashkëpunimi në shërbim të anëtarësisë dhe të arsimit në të dy shtetet.media2
Kryetarët Xhafer Dobrushi e Nevrus Kaptelli në emër të anëtarësisë së sindikatave shqiptare kanë përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe arritjet. Ata pas kësaj kanë treguar për aktualitetin në arsimin shqiptar duke u ndalur në momentin aktual dhe në sfidën e madhe rreth Kontratës Kolektive për të cilën shteti shqiptar ka hezitime për ta nënshkruar. Dobrushi e Kaptelli janë shprehur se do të vazhdohet me angazhimet dhe me përpjekjet në shërbim të anëtarësisë dhe në përpjekjet për të shtuar cilësinë në arsim. SBASHK dhe Sindikatat Shqiptare të Arsimit janë shprehur se duhet shtuar bashkëpunimin përmes takimeve të vazhdueshme të Kryesive dhe organeve tjera sindikale.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook