Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Me unitet e solidaritet ndaj sfidave me të cilat përballet arsimi kudo në botë

Në Otava të Kanadasë për 6 ditë me radhë ka zhvilluar punimet Kongresi 7 i Internacionales Botërore të Arsimit . Kjo ngjarje, që konsiderohet si më e rëndësishmja e arsimit në botë, ka tubuar rreth 2000 përfaqësues nga të gjitha kontinentet. Në këtë Kongres ka marrë pjesë edhe delegacioni i SBASHK-ut. Gjatë këtyre takimeve janë bartur përvoja dhe janë ngritur kërkesa që të shtohet bashkëpunimi me sindikatave kudo në botë në mënyrë që bashkërisht të jepen zgjidhje për problemet dhe sfidat e shumta në arsim.Kongresi 7 i EI se
Duke dëshmuar edhe një herë unitetin dhe solidaritetin , që është edhe arma më e fortë e sindikatave, delegatët kanë mbështetur dhe aprovuar disa Rezoluta që kanë për qëllim ndikimin në OKB dhe në qeveritë e shteteve të ndryshme që ta kenë prioritet arsimin dhe çështjet që ndërlidhen me të dhe që të mbrojnë arsimin publik karshi përpjekjeve të disa qeverive që ta privatizojnë edhe arsimin parauniversitar. Mbrojtësit e Rezolutës kanë deklaruar se nëse vazhdohet me trendin e privatizimit në arsim, siç po ndodh në disa shtete, atëherë do të shuhen shumë vende pune e po ashtu edhe do t'u pamundësohet shkollimi shtresave të varfra ngase të hyrat e shumë familjeve nuk mundësojnë të paguhet shkollimi privat. Delegatët e Kongresit 7 të EI-së kanë aprovuar edhe Rezolutën që angazhohet ta pengojë punën e vështirë e të rrezikshme të fëmijëve dhe atë për ta parandaluar dhunën në shkolla.
Delegacioni i SBASHK-ut i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe Ymer Ymeri e Vlora Rexhepi – Berisha , krahas angazhimeve në seancat plenare dhe në punëtoritë e organizuara , ka zhvilluar takime e bashkëbiseda me përfaqësues të sindikatave të arsimit nga shumë shtete. Në këto takime janë përcjellë përvojat sindikale dhe ka qenë mendim i përbashkët që të shtohet bashkëpunimi i SBASHK-ut me ato sindikata. Sindikatat nga SHBA, Holanda , Japonia, Turqia dhe vende të tjera janë shprehur të gatshme që të vazhdojnë me takimet dhe bashkëpunimin me SBASHK-un.Foto me Remzi Cej
Një moment i veçantë i Kongresit ka qenë në përmbyllje të punimeve kur një grup veprimtarësh e aktorësh është prezantuar përmes monologut me temën e shfaqjes "Thuaje të vërtetën para pushtetit". Organizator dhe aktori kyç në këtë paraqitje skenike ishte shqiptari nga Kosova, Remzi Cej, që tani po vepronte në Komisionin për të Drejtat Njerëzore në Kanada. Ai ka mahnitur delegatët me monologun që po rikthente në kujtesë nga lufta e fundit në Kosovë. Remziu po rrëfente ngjarje të vërteta nga fëmijëria e tij e që ishin ngjarje dhe përjetime të dhembshme të mijëra fëmijëve nga Kosova e asaj kohe plot dhembje e lot. Të gjithë delegatët i kanë shpërblyer Remziun dhe aktorët tjerë me duartrokitje të gjata, kurse delegacioni i SBASHK-ut ka zhvilluar një takim me të riun nga Kosova, i cili tani po jetonte në Kanada, duke e përgëzuar për angazhimet dhe paraqitjen e mrekullueshme në skenë.

 

Prishtinë, 29 korrik 2015

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook