Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Katër marrëveshje të reja të SBASHK-ut në Ferizaj

"Plus Market", "Fin Performance", "Melodia px" dhe Poliklinika & Barnatorja "Zeka" janë katër bizneset që kanë lidhur marrëveshje me SBASHK-un për zbritje çmimesh të shërbimeve për mësimdhënësit sindikalistë në Komunën e Ferizajt. Përfaqësuesi i SBASHK-ut , z. Rexhep Sadiku, shprehet me respekt për pronarët e këtyre bizneseve, të cilët në shenjë respekti për punën e mësimdhënësve në edukimin e brezave kanë pranuar me kënaqësi të nënshkruajnë marrëveshje të tilla.
Rexhepi tregon se në "Plus Market" edhe ashtu çmimet janë më të ulëta dhe këtu marrëveshja është për zbritje prej 2 % për të gjithë artikujt. Në "Fin Performance" mësimdhënësit sindikalistë do të kenë zbritje çmimesh prej 15 %.
Në "Melodia px"e pronarit Astrit Gashi, marrëveshja precizon se zbritja e çmimeve do të jetë 10 për qind.
Një marrëveshje me rëndësi për anëtarët e SBASHK-ut në Ferizaj është ajo me Poliklinikën dhe barnatoren "Zeka". Menaxheri këtu Mr.Ph. Z. Kamberi. Shërbimet këtu do të jenë me zbritje për 10 %. Poliklinika & Barnatorja "Zeka" përveç barnatores janë edhe shërbimet në laborator, rëntgen dhe kontrolli mjekësor.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook