Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Marrëveshje në shërbim të anëtarësisë në Vushtrri

Kryetari i Kuvendit të SAF e SAM në Komunën e Vushtrrisë e ka nisur me të mbarë këtë detyrë. Ai bashkë me anëtarët e kryesisë nënshkroi marrëveshjet e para me institucione private të shëndetësisë për zbritje çmimesh për anëtarët e shumtë të SBASHK-ut në këtë Komunë. Këta mësimdhënës falë këtyre marrëveshjeve do të kenë zbritje çmimesh prej 8 % në "Blerta Pharm" te Mr. Ph. Rexhep Halimi. Një marrëveshje tjetër me rëndësi është ajo me OPS "Auris" e specialistit për hundë, fyt e vesh, Dr. Brahim Maxhuni. Z. Maxhuni ka dhënë zbritje prej 20 % për shërbimet që kryhen në këtë institucion të njohur privat shëndetësor. Marrëveshja e tretë e momentit në Vushtrri është lidhur me Barnatoren "Timi Pharm" e Mr. Ph. Fahri Zabërgja. Marrëveshja përcakton zbritjen e çmimeve prej 8 % për anëtarët e SBASHK-ut në këtë Komunë.
SBASHK-u përgëzon kolegun Maloku dhe kryesinë e SAF e SAM të Vushtrrisë për angazhimet dhe falënderon me shumë respekt pronarët e këtyre institucioneve privatë shëndetësore për respektin dhe mirëkuptimin e treguar për mësimdhënësit sindikalistë të Vushtrrisë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook