Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u dhe Kolegji “Universum” nisin me bashkëpunimin e ndërsjellë

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme sindikale e në shërbim të anëtarësisë , SBASHK-u ka nënshkruar sot Memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunim të ndërsjellë me Kolegjin "Universum". Delegacioni i SBASHK-ut i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj , e në përbërjen e të cilit ishin edhe nënkryetari Lutfi Mani, Kryetari i SUSHK-ut, Bardh Bardhi dhe Ymer Ymeri e Nezafete Jakupi janë pritur ngrohtësisht nga Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit "Universum", z. Alejtin Berisha.

universum2


Drejtori Ekzekutiv , z. Berisha ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe arritjet në përmbushjen e misionit të përfaqësimit të denjë dhe të mbrojtjes së të drejtave të të punësuarve në arsim. Ai është shprehur se me këtë Memorandum të mirëkuptimit po hapet një faqe e suksesshme e bashkëpunimit mes të dy palëve. Ky memorandum mundëson që një pjesë e anëtarëve të SBASHK-ut apo dikush nga familjarët e tyre të gëzojnë mbështetje për studime Baçelor dhe Master me zbritje të pagesës prej 30 %. Po ashtu palët janë pajtuar dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në aplikime të përbashkëta për grante nga Organizatat ndërkombëtare siç janë janë USAID, UNDP, Komisioni Evropian e Organizata të tjera për realizimin e projekteve në shërbim të forcimit të cilësisë në arsim dhe të aktiviteteve sindikale në shërbim të anëtarësisë.

universum1

Po ashtu SBASHK-u dhe Kolegji "Universum" janë pajtuar që të bëjnë shkëmbim të stafit në raste të caktuara për pjesëmarrje në ligjërata publike apo evenimente të organizuara në frymën profesionale.
Kujtojmë kolegët tanë sindikalistë dhe lexuesit e shumtë se kjo është marrëveshja e 41 e SBASHK-ut me miqtë e arsimit në Kosovë e në shërbim të anëtarësisë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook