Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u nënshkroi marrëveshje me Kolegjin e Menaxhmentit Internacional “Globus”

Në një atmosferë festive kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj dhe Rektori i Kolegjit të Menaxhmentit Internacional "Globus" , prof. Dr. Nazmi Mustafa kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, e cila u mundëson anëtarëve të SBASHK-ut dhe familjarëglobus1ve të tyre studime Bachelor dhe Master me zbritje prej 10%. "Kjo marrëveshje është produkt i mirëkuptimit dhe respektit të stafit udhëheqës të Kolegjit "Globus" për punën dhe angazhimet e deritashme të mësimdhënësve sindikalistë në shërbim të arsimit në Kosovë", thuhet, veç tjerash, në këtë marrëveshje.
Rektori i këtij Kolegji, prof. Dr. Nazmi Mustafa ka kujtuar pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje se sindikatat në përgjithësi, por veçmas ajo e Arsimit ka rëndësi të madhe dhe se ajo duhet të vazhdojë me angazhimet në shërbim të arsimit cilësor dhe të jetë vazhdimisht zë i të punësuarve në arsim. Ai ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet dhe arritjet duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm . Kryetari i SBASHK-ut z. Jasharglobus2aj ka falënderuar rektorin z.Mustafa për marrëveshjen dhe pastaj ka njoftuar atë për angazhimet dhe arritjet e kësaj sindikate në shërbim të anëtarëve të saj duke cekur se veç angazhimeve të përditshme në mbrojtjen e të drejta

ve dhe realizimin e kërkesave legjitime, SBASHK-u ka arritur me veprimtarët e saj kudo në Kosovë të nënshkruaj 30 marrëveshje në shërbim të anëtarësisë dhe se ky numër sa vjen e shtohet.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook