Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Në Rahovec SBASHK-un e takoi edhe kryetari z.Idriz Vehapi

rahovecc3

Prishtinë, 16 Shtator 2014 -Në vazhdimësi të aktivitetit të sotëm, delegacioni i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari z.Rrahman Jasharaj, ka qëndruar edhe në Rahovec.
E veçanta e kësaj vizite ishte se ata i priti edhe njeriu i parë i kësaj komune, prof.dr.Idriz Vehapi, i cili është interesuar për aktivitetet e SBASHK-ut dhe i ka përgëzuar për angazhimet që po bëjnë.
Në takimin që ky delegacion kishte me drejtorin e DKA-së në Rahovec z.Behar Rama janë diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me Kontratën Kolektive.
Edhe këtu SBASHK-u është shprehur se do të jetë në mbrojtje të Kontratës Kolektive dhe se është kundër kontratave individuale njëvjeçare.
Drejtori z.Rama, ka përkrahur idenë që në Kosovë të jetë kontrata individuale e njëjtë për nga forma dhe përmbajtja.
Ai ka pohuar se do të planifikoj buxhet shtesë për implementimin e Kontratës Kolektive dhe për këtë do të kërkoj ndihmë nga MASHT-i.
Ishte shqetësim i përbashkët i të dy palëve fakti që në komunën e Rahovecit është vërejtur rënie bukur e madhe e numrit të nxënësve.
Delegacionin e SBASHK-ut e ka shoqëruar z.Murat Kryeziu, kryetar i SAF dhe SAM-Rahovec me kryesine e kuvendit të kësaj sindikate komunale.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook