Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK vazhdon takimet me DKA-të

image-cd0ea21fba87c6e5eaeeafcc18f2962e52934f67e53465d6c4910ee060c5a44b-VPrishtinë, 16 Shtator 2014 -Edhe këtë të martë delegacioni i SBASHK-ut i kryesuar nga kryetari z. Rrahman Jasharaj, po vazhdon me vizitat në DKA-të e komunave të Kosovës.
Paradite janë takuar me drejtorin e DKA-së në Fushë Kosovë z.Islam Shabani.
Delegacioni i SBASHK-ut ka kujtuar z.Shabani se është duke u angazhuar në mbrojtje të Kontratës Kolektive dhe së është kundër kontratave individuale një vjeçare.
Drejtori i kësaj DKA-je ka njoftuar mysafirët se edhe përkundër vështirësive të vogla ka arritur të sistemoj mësimdhënësit që vitin e kaluar mësimor kanë punuar me vitet e 13-ta.
Ai ka shtuar se në Fushë Kosovë do të veprohet sipas kritereve të licencës dhe Kontratës Kolektive.
Ai e ka mirëpritur idenë që kontratat individuale të jenë unike në tërë Kosovën.
Delegacioni i SBASHK-ut edhe këtu ka përsëritur kërkesën që DKA-të të bëjnë planifikim buxhetor për të implementuar Kontratën Kolektive edhe në pikat që kërkojnë implikime buxhetore.
Kryetari i sindikatës i SAF dhe SAM në Fushë Kosovë, z.Selim Krasniqi ka lavdëruar bashkëpunimin e kësaj sindikate me DKA-në në këtë komunë.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook