Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut analizon gjendjen para fillimit të vitit të ri shkollor

KD31Pasi që është afër fillimi i vitit të ri shkollor 2014/2015, Këshilli  Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur takimin e radhës për të debatuar për çështje që lidhen me aktivitetet sindikale dhe me situatën momentale në Arsimin  Paraunivesitar të Kosovës.
Pikë qëndrore e diskutimit  në këtë takim ishte çështja e mësimdhënësve që vitin e kaluar shkollor kanë qenë të angazhuar me punë në vitet  e 13-ta.   kdd Kryetarët  e Kuvendeve Komunale të Sindikatave të Arsimit Paraunivesitar kanë raportuar lidhur me këtë çështje dhe është thënë se angazhimi i përbashkët i SBASHK-ut, MASHT-it dhe DKA-ve për të bërë një zgjidhje të pranueshme për këta mësimdhënës ka dhënë rezultate të dukshme.KD21
U tha se janë sistemuar pjesa më e madhe e tyre. Mirëpo, nga raportimi vërehet se ende nuk është kryer tërësisht kjo çështje në Prishtinë sepse mbetet të sistemohen edhe 13 mësimdhënës,  në Viti 5 mësimdhënës, Ferizaj po ashtu 5, Shtime 2. Këta mësimdhënës janë kryesisht të profileve profesionale si ekonomistë, ingjinier dhe të drejtimeve të bujqësisë. Gjendje më alarmante është prezantuar në shkollat e mesme në Skenderaj. Është thënë se janë evidentuar 28 mësimdhënës për të cilët duhet të mendohet lidhur me sistemimin e tyre dhe kjo gjë pritet të bëhet në ditët në vijim duke pritur që çështja të zgjidhet për pjesën dërmuese të tyre.
Këshilli Drejtues është pajtuar që t’a përcjell situatën dhe varësisht nga ajo edhe do të reagojë me mjete sindikale.
Këshilli  Drejtues ka diskutuar edhe për çështje të tjera dhe ka aprovuar bashkërisht  ide dhe detyra konkrete për angazhimet në vijim.

 

 

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook