Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Fondacioni Fridrisch Ebert Stiftung i gatshëm ta përkrah aktivitetin sindikal të SBASHK-ut


Fondacioni  Fridrisch Ebert Stiftung i gatshëm ta përkrah aktivitetin sindikal të SBASHK-ut

Prishtinë,24 mars 2014- Zyrtari  i lartë nga zyra në Prishtinë i Fondacionit Fridrisch Ebert Stiftung, z. Alush  Berisha,  është takuar me Kryesinë e SBASHK-ut në një takim pune. Berisha  ka shprehur gatishmërinë e Fondacionit, që përfaqëson, për të përkrahur aktivitetet sindikale të SBASHK-ut. Ai është shprehur se me përkrahjen e BE-së Fondacioni Stiftung angazhohet për të ndihmuar sindikatat me qëllim të forcimit dhe unifikimit të tyre. 
Kryesia e SBASHK-ut ka pritur me kënaqësi propozimin e z. Berishës dhe Fondacionit Stiftung që SBASHK-u të ndihmohet me mjete dhe teknikën e nevojshme për punimin e kartelave identifikuese të anëtarëve të SBASHK-ut.
Ishte  mendim i përbashkët se me këtë veprim do të hapej rruga për arritje të marrëveshjeve me firmat e mëdha  tregtare që mësimdhënësit përmes kartelës së tyre të gëzojnë lirime të artikujve të përditshëm  në pikat shitëse të firmave, që do të lidhnin marrëveshje mirëkuptimi për këtë çështje me SBASHK-un.  
Zyrtari  i lartë nga zyra në Prishtinë i Fondacionit Fridrisch Ebert Stiftung, z. Alush  Berisha është  shprehur i bindur se në pjesën e parë të prillit do të fillojë së aplikuari në SBASHK punimi i kartelave identifikuese për anëtarët  e kësaj sindikale. 

Do të jetë kjo një përkrahje  dhe ndihmë e madhe e këtij Fondacioni për SBASHK-un.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook