Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

SBASHK-u dhe MASHT-i nënshkruajnë kontratën kolektive për arsimin parauniversitar

 
SBASHK-u dhe MASHT-i nënshkruajnë kontratën kolektive për arsimin parauniversitar

Prishtinë, 11 prill 2014 – Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashraj dhe ministri i Arsimit, Ramë Buja të premten kanë nënshkruar kontratën kolektive për sektorin e arsimit parauniversitarë në Kosovë. Me këtë rast, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se është i kënaqur me arritjen e nënshkrimit të këtij dokumenti, për të cilin ka thënë se është punuar shumë.
 “Është një kontratë bazike në të cilën do të frymojnë më lirshëm dhe do të japim kontribut edhe më të madh në arsim. Këtë kontratë e konsideroj si edhe një përpjekje të ministrit Buja por edhe tonit që të respektojmë edhe ditët e mëdha të furtunave që i bëmë bashkë dhe unë uroj që edhe në këto ditë të lirisë të jemi bashkë në shërbim të arsimit shqip të Kosovës”, ka deklaruar ai.
Në anën tjetër, ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka deklaruar që kontrata kolektive sketoriale i mbron të drejtat e mësimdhënësve dhe njëkohësisht edhe i obligon ata.
“Kemi për të thënë shumë për këtë kontratë që dhuron të themi të drejtat por kërkon edhe përgjegjësi dhe obligime prej punëtorëve të arsimit dhe besoj që kjo është në radhën dhe në vazhdon e asaj kontratës së madhe kolektive  që është nënshkruar në Qeverinë e Kosovës”, tha Buja.
Kontrata kolektive e sektorit të arsimit ishte nënshkruar më parë në vitin 2005, ndërsa kontrata e re është plotësuar edhe me disa kërkesa të reja të mësimdhënësve siç është pagesa e tri pagave pas pensionimit.

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook