Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Mësimdhënësit sindikalistë vlerësuan lartë Trajnimin në Gjakovë

  
Mësimdhënësit sindikalistë vlerësuan lartë Trajnimin në Gjakovë 

Prishtinë 28.04.2014-Ka përfunduar me sukses Punëtoria tre ditore e organizuar  nga SBASHK-u dhe KEC-i e në përkrahje nga BE-ja. Kjo Punëtori është zhvilluar në Gjakovë me pjesëmarrjen e 30 mësimdhënësve sindikalistë nga Komunat e Kosovës.  Pjesëmarrësit nuk ishin dëgjues pasivë, por gjatë rrjedhës së punës  kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar në përpjekje për të shtuar kapacitet  e për ta fuqizuar edhe më shumë rolin  e SBASHK-ut në hartimin e politikave arsimore. 
    Për të përcjellë te lexuesi  të vërtetën nga atmosfera e punës në këtë Punëtori po bazohemi në përshtypjet, që shumë nga ata i kanë lënë të shkruara në SBASHK.
“ Jam shumë e kënaqur që isha pjesë e këtij trajnimi. Relacionet pjesëmarrës-ligjërues ishin në nivel dhe mbretëronte respekti i ndërsjellë. Shpresoj se ky nuk do të jetë trajnimi i fundit që marr pjesë unë, po do të kem fatin të marr pjesë edhe në trajnime  të tjera të organizuara nga SBASHK-u dhe KEC.  Ju lus të kemi edhe tema të tjera në trajnimet tjera”,  është shprehur në letrën e saj pjesëmarrësja në këtë Punëtori nga Gjakova, znj. Indira Shehu
Ka lavdëruar rrjedhën e Punëtorisë  edhe Fidan H. Shaqiri nga  SHFMU “Skënderbeu” Përlepnicë.  “ “Duke filluar nga qëllimi i qartë i trajnimit për fuqizimin e rolit të sindikatës më të madhe  në vendin tonë nuk kisha si të mos përgjigjem pozitivisht  me pjesëmarrje në një organizim të tillë. Informacionet, aktivitetet, debatet dhe shumë veprimtari tjera të realizuara gjatë këtyre 3 ditëve  kanë ndikuar shumë në ngritjen e kapaciteteve  të mija intelektuale , të cilat do të jenë në shërbim të efikasitetit  të punës në vendin ku punoj, e në veçanti në detyrën  e kryetarit të Shoqatës sindikale në nivel shkolle. Të punojmë bashkë që roli i Sindikatës të jetë kyç në mbrojtjen e të drejtave dhe kërkesave të mësimdhënësve kudo që janë ata”, ka thënë veç tjerash z. H.Shaqiri. 
    Punëtoria kishte dy Fidana dhe po të dy me mbiemrin Shaqiri. Edhe Fidan Shaqiri  nga Komuna e Shtimes ka lënë në letër përshtypjet e tij për Punëtorinë e mbajtur në Gjakovë. “SBASHK-u i ka rënë pikës. Natyrisht kjo punëtori është vetëm një pjesë e aktiviteteve që ofron kjo Organizatë, që qëndron në majat e të gjitha organizatave tjera sindikale dhe jo vetëm pse ka numrin më të madh të anëtarësisë, por edhe për arsye të angazhimeve e aktiviteteve. Të gjithë ne pjesëmarrësit e kësaj Punëtorie do të bëhemi burim përvoje dhe njohurish për shoqatat sindikale”, ka shkruar veç tjerash në përshtypjet e tij. z. Shaqiri. 
    Edhe Rasim Morina  ka lavdëruar rrjedhën dhe arritjet e kësaj punëtorie. “Ka qenë  trajnim përmbajtjesor, trajnim që ka hedhur  hapa para drejt fuqizimit edhe më të madh të SBASHK-ut me bazë edhe më të fuqishme konceptuale e ideore. Trajnim i suksesshëm ishte ky dhe e konsideroj si hap përpara drejt zhvillimit dhe planifikimit strategjik  të SBASHK-ut”, shprehet z. Morina. 
“Mësova  gjëra të reja dhe ato do t’i zbatoj me kolegët në shkollën time. U njoftova me shumë kolegë nga Komunat tjera dhe shkëmbyem përvoja. Edhe kjo është vlerë e kësaj Punëtorie dhe e SBASHK-ut”, ka thënë në përshtypjet e tij z.Dibran Hajdini. 
Edhe znj.Antigona Berisha nga Peja ka lënë në letër përshtypjet e saj për Punëtorinë. “Fitova njohuri të reja që do të më duhen në punë në të ardhmen. Qdo gjë ishte e përgatitur me përkushtim dhe kjo më bën që të marr pjesë edhe në Punëtori të tjera të organizuara nga SBASHK-u”, shprehet znj. Berisha. 
“ Kemi mësuar gjëra të reja dhe atmosfera ishte kolegjiale dhe e punës. Temat e trajtuara ishin shumë të qëlluara dhe prandaj kishin ngjallur vëmendjen dhe interesimin tonë. Uroj që njohuritë tona të gjejnë zbatim dhe kjo do ta fuqizonte edhe më shumë organizimin tonë sindikal”, ka thënë kolegu ynë sindikalist z.Bedri Mahmuti.
    Është kthyer në Deçan me përshtypje fort të mira nga kjo Punëtori edhe  mësimdhënësja e sindikalistja  nga Deçani, prof. Alma Berisha
“Jam shumë e kënaqur dhe ndjehem e privilegjuar që pata fatin të jem pjesë e këtij trajnimi. Kam fituar njohuri të reja për organizimin sindikal dhe për organizimin e tërësishëm të arsimit në Kosovë. Uroj që të jem pjesë edhe e trajnimeve të tjera. Kryesisë së SBASHK-ut i uroj arritje të reja dhe  për gjithë angazhimet në shërbim të arsimit do ta kenë përkrahjen e gjerë të gjithë anëtarësisë”, shprehet profesoresha Berisha.
    “Edhe pse bëra një rrugë të gjatë e në një ditë me shi, duke ndërruar autobusë e taksi, s’ka gjë se sikur m’u shpërblyen sepse në ambientet e mbajtjes së Punëtorisë te “Qarshia e Jupave” gjeta një pritje të ngrohtë dhe shumë mikpritje.  Punëtoria kishte një rrjedhë spontane dhe të gjithë po mësonim e po kontribuonim”, ka thënë  pjesëmarrësi në këtë Punëtori nga Vitia, z. Ruzhdi Ibrahimi.

Në SBASHK nuk fshehim kënaqësinë për këto fjalë që na japin forcë për të vazhduar me aktivitetet dhe angazhimet dhe  të jemi bashkë e në SBASHK  për t’i  shërbyer   arsimit dhe edukimit të brezave.

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook