Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Takim vëllazëror me Sindikatat e Arsimit të Shqipërisë

 
Takim vëllazëror me Sindikatat e Arsimit të Shqipërisë 
Tiranë, 1 maj-  Në kuadër të takimve të punës dhe përpjekjeve për të shtuar bashkëpunimin mes SBASHK-ut dhe Sindikatave të Arsimit  të Shqipërisë është zhvilluar një takim vëllazëror e me karakter pune në Tiranë. 
Delegacioni i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, ka informuar  krerët e Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë me rrjedhat e punës dhe me arritjet  e SBASHK-ut. Nevruz Kaptelli dhe Xhafer Dobrushi, përfaqësues të SPASH e FSASH  janë shprehur të gëzuar për rritjen e pagave në arsimin e Kosovës  dhe kanë përgëzuar SBASHK-un për nënshkrimin e Kontratës Kolektive me MASHT.  Po ashtu ata kanë informuar mysafirët për arritjet dhe angazhimet që ata po bëjnë në shërbim të arsimit shqiptar. 
    Të dy palët janë pajtuar që të vazhdojnë me bashkëpunimin vëllazëror dhe kanë marrë detyrë që të angazhohen për të gjetur mbështetje ndërkombëtare e vendore për organizimin e  trajnimeve e tryezave të përbashkëta në shërbim të forcimit të rolit të sindikatave në angazhimin  për mbrojtjen  realizimin në përpikëri  të kërkesave të mësimdhënësve sindikalistë. Po ashtu  në këtë takim është biseduar edhe për angazhimet e përbashkta të Sindikatave bashkë me të dy Ministritë në shërbim të unifikimit  të angazhimeve për Planprogramet  e përbashkëta dhe për çështje të tjera në shërbim të arsimit shqip në Shqipëri e Kosovë. 
 Përveç kryetarit në delegacionin e SBASHK-ut ishin edhe nënkryetarët Lutfi Mani e Rexhep Sadiku dhe menaxheri financiar Ymer Ymeri.

 

Butoni posht

Marrëveshjet

Formulari për kartela sindikale

Gazeta Vjetore 2023

sbashk2023

 

 

 

Facebook

Na ndiqni nëfacebook apo në grupfacebook