Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut me anëtarësinë nëpër komuna

43500049 257706891611954 1535910679058317312 nVazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut me anëtarësinë nëpër komuna
Përkushtim e angazhime edhe në ditët e vikendit
SBASHK-u , krahas angazhimeve të vazhdueshme në realizimin e kërkesave legjitime të punëtorëve të arsimit, është i përkushtuar të vazhdojë në realizmin e kërkesave të anëtarësisë për realizimin me sukses të trajnimeve, që janë licencuar nga MASHT.

43462842 1849290991792065 8429159947337465856 n
Në realizim të këtij objektivi është realizuar trajnimi për forcimin e kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social më punëtorë të arsimit në fshatin Pozharan dhe në vetë qytezën e Vitisë.43392883 340709460017386 8353322640345137152 n
Për të qenë trajnimi i suksesshëm dhe për të marrë njohuri të mjaftueshme pjesëmarrësit, SBASHK-u ka ndihmuar duke siguruar kontributin e trajnerit Safet Beqiri, që është ndihmuar nga trajnerët e SBASHK-ut Besa Krasniqi, nënkryetarja Vjollca Shala dhe kryetari i Kuvendit të Arsimit Fillor në kudër të SBASHK-ut , Blerim Mehmeti.43528189 242145003143422 6128561608588263424 n
Ky aktivitet është zhvilluar edhe në ditët e vikendit dhe për të bashkëbiseduar me pjesëmarrësit e këtij trajnimi të dielën i ka vizituar ata kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga nënkryetari i BSPK-së, prof. dr. Atdhe Hykolli dhe juristin në SBASHK, Blendor Shatri. Ata janë ndjerë mirë kur pjesëmarrësit e trajnimeve kanë lavdëruar përkushtimin e trajnerëve dhe kanë falënderuar SBASHK-un për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe kryetarin e Kuvendit të SAF e SAM në këtë komunë, Kemajl Bislimi për punën e palodhshme që ai bashkë me kryesinë është duke bërë në shërbim të anëtarësisë këtu. Ishte ky moment i mirë edhe për një komunikim të lehtë përmes bashkëbisedave dhe Jasharaj, Hykolli e Shatri u janë përgjigjur shumë pyetjeve që kishin të bënin me aktualitetin në arsim dhe me fillimin e procesit të vlerësimit të punës së mësimdhënësve duke i vizituar ata në klasë gjatë punës edukative e arsimore. Vlen të përmendet se pjesëmarrësit në këtë trajnim i ka vizituar edhe e përfaqësuesi i DKA-së në Viti, Zijadin Ahmeti, i cili ka lavdëruar angazhimet e SBASHK-u dhe ka kujtuar se drejtoria e arsimit në këtë komunë ka bashkëpunim korrekt me kryetarin, kryesinë dhe veprimtarët tjerë të Kuvendit të Sindikatës së SAF e SAM të kësaj komune.43400802 149434786007400 7374480820284686336 n
Po të dielën përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë shkuar në Kamenicë dhe bashkë me kryetarin e Kuvendit të SAF e SAM të kësaj komune janë takuar me pjesëmarrësit e trajnimit për dialogun social , që është mbajtur para pak ditësh këtu. Në këtë solemnitet rasti janë ndarë certifikatat për këtë trajnim të licencuar me numrin e caktuar të orëve që punëtorëve arsimor këtu do t'ju numërohen për të arritur të numri i duhur për licencat tani dhe avancimin në karrierë në të ardhmen.43392883 340709460017386 8353322640345137152 n

Faleminderit shume për ftesën, SBASHK-u 

Dita botërore e mësuesit

43160336 281676252684207 2126714362977583104 nKemi nderin që mësimdhënësve të Kosovës dhe kolegëve tanë nga e gjithë bota t'ua urojmë 5 tetorin ditën ndërkombëtare të mësuesit.

Të nderuar mësues kudo në botë:
Ju jeni autoriteti moral për nxënësit tuaj, të cilët formojnë vlerat morale dhe ndjenjat shpirtërore. Ju u mësoni nxënësit të mendojnë në mënyrë të pavarur, të marrin vendime dhe të marrin përgjegjësi për zgjedhjen e tyre, të jenë qytetarë të denjë të vendit tonë. Të jesh mësues është punë e vështirë, lumturi e madhe dhe përgjegjësi e madhe.shkolla e gjelbert sbashk

Ne ju përgëzojmë në ditën tuaj profesionale! Ne ju dëshirojmë zbatimin e planeve tuaja krijuese, punën e frytshme dhe suksesin profesional. Shëndetin e mirë për ju dhe familjet tuaja! Gëzuar Ditën Botërore të Mësuesit!
Ju e dini se viteve të tjera kemi organizuar Konferenca me tema të caktuara për nder të 5 tetorit. Këtë vit po veprojmë ndryshe sepse konsiderojmë se në shtetin tonë po organizohen shumë Konferenca me tema shumë të rëndësishme, por çdo gjë po përfundon me ca konkluzione, të cilat rrallë po jetësohen, kështu që ne 5 tetorin do ta shënojmë me këtë konferencë me ju dhe me një varg aktivitetesh nëpër komuna e me mësimdhënës, qoftë duke u takuar me tan ë mënyrë që të veprojmë bashkërisht, qoftë duke organizuar trajnime, që është kërkesë e vetë punëtorëve të arsimit. Pra kemi zgjedhur rrugën më pak fjalë e më shumë punë e angazhime konkrete gjatë gjithë muajit tetor, por edhe në muajit tjerë.shkolla e gjelbert sbashk2

Një aktivitet i qëlluar e me veteranët e arsimit është mbajtur që sot e për nder të 5 tetorit në Shkollën e gjelbër në Prishtinë ku SBASHK-u ishte prezent ku e përgëzojë drejtoreshën, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj vatre arsimore për këtë veprimtari të qëlluar e shumë domethënëse.
Në këtë tetor, e për nder të ditës ndërkombëtare të mësuesit kudo në botë Internacionalja Botërore e Arsimit ka paraparë që aktivitetet të jenë të orientuara në moton " E drejta e mësimdhënies- e drejtë vetëm e mësuesit" , që ka për qëllim që të krijohen kushte pune që mësuesi të ndjehet I lirë e jo në presion të të tjerëve në misionin e tij human të arsimimit e edukimit të brezave. Jo rrallë në Kosovë e në shumë vende të botës të tjerët vendosin për arsimin pa qenë I përfshirë vetë mësuesi. Për arsimin nuk mund të vendoset nga kabinetet e zyre dhe pa mësuesin. Kudo në botë janë shtuar angazhimet në mbrojtje të personalitetit dhe figurës së mësuesit. Janë angazhimet në mbrojtje të mësuesit nga ndërhyrjet e ndryshme dhe sidomos nga politika. Shkolla duhet të jetë e mësimdhënësve dhe e nxënësve , kurse të tjerët duhet të ndihmojnë e jot ë pengojnë angazhimet dhe përkushtimin për arritje të reja.sbashk dita boterore e msusit2
Nëse bëjmë një analizë të aktualitetit në arsim do të themi se edhe ky 5 tetor arsimin në Kosovë e gjen duke u përballur me sfida të shumta. Deklarimi i institucioneve se arsimi është prioritet as sot e kësaj dite nuk është kthyer në vepër . Është bërë shumë pak që të përmirësohen kushtet e punës në institucionet arsimore. Shkollat mbeten të pa përgatitura për kërkesat e shekullit 21 dhe mësuesi me shkumës e shpuzë e ka të vështirë të plasojë si duhet dijet e tij te nxënësit.
SBASHK-u vazhdimisht ka ofruar ide që lehtë mund të realizohen në shërbim të arsimit më të mirë. Kemi kërkuar të ketë buxhet më të madh për arsimin në mënyrë që shkollat të jenë të pajisura me kabinete e me mjete bashkëkohore të punës, kemi kërkuar që punëtorët e sëmurë rëndë të pensionohen duke u dhënë pensione të dinjitetshme dhe në vend të tyre të angazhohen mësimdhënësit praktikantë, kemi kërkuar që punëtorëve të arsimit t'u mundësohet pensionim I parakohshëm. Këto ide janë lavdëruar , por institucionet nuk kanë bërë gjë në këtë drejtim.Foto2 1sbashk
SBASHK-u edhe në këtë 5 tetor është duke u përballur me sfida. Janë bërë e po bëhen angazhime të jashtëzakonshme në realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë, sidomos lidhur me Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip për vitet e 90-ta dhe për korrigjimet në Projektligjin për pagat. Këto dy kërkesa janë në proces dhe urojmë që Komisionet parlamentare të veprojnë drejt dhe të përfillin kërkesat tona të argumentuara. SBASHK-u është duke përcjellë me kujdes punën e komisioneve gjegjëse parlamentare dhe po zhvillon takime në vazhdimësi me anëtarët e këtyre komisioneve. Ne i gëzohemi arritjeve përmes dialogut, por çdo herë mbetet I hapur opsioni tjetër, pra ai I veprimeve sindikale nëse institucionet nuk bëjnë si duhet punën e tyre në relacion me kërkesat tona legjitime.

 

Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Botërore të Arsimit

41965185 269786833642916 2598287267973824512 nDelegacioni i SBASHK-ut u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Botërore të Arsimit
Edwards: SBASHK-u ishte dhe mbetet pjesë e krenarisë sonë
Pas pjesëmarrjes së suksesshme dhe kontributit të çmuar në Konferencën "Forcimi i kapaciteteve të sindikatave të arsimit për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe dialogun social", organizuar nga Komiteti i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) në Bruksel , delegacioni i SBASHK-ut i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj është pritur nga sekretari gjeneral i Inernacionales Botërore të Arsimit,z. David Edëards.42164718 297202314210213 1132870020288741376 n
"Jam i lumtur që po takoj delegacionin e SBASHK-ut, të kësaj sindikate që ka një histori të veçantë dhe krenare për Inernacionalen Botërore të Arsimit, që ka 32 milionë anëtarë nga e tërë bota. Kam shumë njohuri për punën dhe angazhimet tuaja në shërbim të anëtarësisë dhe arsimit nëpër vite e dekada. Paraardhësi im, miku i madh i arsimit dhe i SBASHK-ut, z. Fred Van Liven më ka porositur që të kem kujdes të veçantë për sindikatën tuaj sepse ju këtë e keni merituar dhe e meritoni me punë e përkushtim. Ishim dhe do të jemi gjithmonë me ju duke u gëzuar bashkë për arritjet tuja dhe duke ju përkrahur e duke u bërë zëri juaj kurdo që e këkron nevoja", është shprehur z. Edëards, i cili pastaj është informuar nga kryetari Jashraj, sekretarja e përgjithshme Jehona Oruçi dhe menaxheri për finaca i SBASHK-ut , Ymer Ymeri për situatën aktuale, për arritjet dhe sfidat me të cilat po përballet arsimi në Kosovë. Ata janë ndalur veçmas te veprimet sindikale lidhur me kundërshtimin ndaj ligjit të pagave, i cili nuk kishte vënë në pozitë meritore punëtorët e arsimit. Sekretari i përgjithshëm i EI-së, ka përgëzuar SBASHK-un për këto angazhime dhe është shprehur se Ei është duke përcjellë situatën duke uruar që Qeveria e Kosovës të bëj korrigjimin e duhur të ligjit dhe të vë në pozitë të merituar sektorin e arsimit. Ai ka përsëritur se SBASHK-u do të ketë përkrahjen e EI-së në të gjitha angazhimet dhe se është duke pritur informacione për rrjedhën e situatës dhe me kohë Inernacionalja Botërore e Arsimit do të reagojë nëse Qeveria e Kosovës nuk përmbush premtimet.42178353 302222930561542 1437698477944471552 n
" Jemi këtu t'ua urojmë detyrën në emër të mijëra anëtarëve të sindikatës sonë dhe jemi të sigurt se edhe me ju dhe stafin tuaj do të kemi bashkëpunim të vazhduehsëm dhe do ta gjejmë përkrahjen , ashstu si e kishim nëpër vite nga miku ynë i madh Fred Liven. Ne po angazhohemi që të jemi sa më të mirë si sindikalistë në realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë dhe në ngritjen e vazhduehsme të cilësisë në arsim", është shprehur kryetari Jasharaj duke e ftuar Sekretarin e Përgjithshëm të EI-së, z. Edëard për një vizitë nsë Kosovë, ftesë të cilën ai e ka pranuar me kënaqësi.

Takim i rëndësishëm i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës në Bruksel

Foto 1fgvfgvfTakim i rëndësishëm i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës në Bruksel
SBASHK takohet dhe merr mbështetje nga kreu i këtij Unioni
Në selinë e Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) dhe të Internacionales Botërore të Arsimit (EI)është duke u mbajtur konferencë e rëndësishme me përfaqësues të Sindikatave të Arsimit nga e tërë Evropa. Në këtë ngjarje të veçantë përfaqësohet edhe SBASHK-u. Konferenca ka për qëllim që të bëj një analizë të gjendjes në arsim dhe të jep ide për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe ruajtjes së personalitetit të mësuesit.Foto3
Në kudër të këtyre aktiviteteve delegacioni i SBASHK-ut i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj është takuar me presidenten e Komitetit të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, znj. Christine Blover dhe drejtoreshën për Evropë të ETUCE, znj.Suzan Flocken.42205981 292341021365715 8948108995898376192 nFoto5
Kryetari Jasharaj dhe sekretarja e përgjithshme e SBASHK-ut, Jehona Oruçi kanë falënderuar mikpritëset për përkrahjen e vazhdueshme që ato dhe gjithë kolegët nga Evropa i kanë dhënë SBASHK-ut duke e mbështetur kurdo qe e ka kërkuar nevoja për të dhënë pastaj një informacion lidhur me aktualitetin në arsimin e Kosovës dhe për angazhimet, arritjet dhe sfidat. Menaxheri për financa e administratë, Ymer Ymeri ka dhënë detaje nga angazhimet e SBASHK-ut dhe ka informuar nga afër udhëheqëset e ETUCE për përkushtimin e SBASHK-ut lidhur me korrigjimin e ligjit për paga dhe për përpjekjet e arsyeshme në realizimin e të gjithë kërkesave legjitime të anëtarësisë. Delegacioni i SBASHK-ut ka shtuar se kanë pasur takime me Ministrat e Administratës Publike Mahir Jagcilar dhe të Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe me Kryeministrin Haradinaj dhe kanë marrë zotimin e Qeverisë se do të ketë angazhime të përbashkëta për korrigjimin e ligjit të pagave në mënyrë që punëtorët e arsimit të Kosovës të kenë vend meritor në këtë ligj. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë SBASHK-u do të vazhdojë me veprimet sindikale duke shkuar edhe në grevë të përgjithshme e në kohë ta pacaktuar në tërë sistemin arsimor.42129576 565720930513471 8062484261267046400 n42100945 481473498922809 855210898682281984 n
Udhëheqëset e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, që numëron 11 milionë anëtarë, kanë lavdëruar angazhimet dhe arritjet e SBASHK-ut duke shprehur mirënjohje edhe për komunikimin dhe informimin me kohë e të saktë lidhur me situatën e arsimit në Kosovë dhe për angazhimet në tërësi të SBASHK-ut. Zonjat Blover e Flocken i kanë thënë delegacionit të SBASHK-ut se ato bashkë me tërë stafin e ETUCE po përcjellin situatën aktuale në arsimin e Kosovës dhe të gjithë vendeve të Evropës dhe se do të vazhdojnë me përkrahjen e solidaritetin. Ato kanë shtuar se janë duke përgatitur një agjendë për të vizituar Kosovën dhe disa vende të Ballkanit për të parë nga afër situatën dhe për t'u takuar edhe me institucionet e shteteve me qëllim që të kërkohet nga to respektimi i marrëveshjeve të nënshkruara me sindikatat dhe që të shtohen angazhimet konkrete për realizimin e kërkesave legjitime të sindikatave.42110577 272424606928481 5598781206557622272 n 1
Në shenjë respekti për punën e përkushtuar të znj. Blover dhe Flocken delegacioni i SBASHK-ut u ka dhuruar portretet e tyre që i ka punuar një mësimdhënës i artit nga Mitrovica e Kosovës. Dy kryesindikalistet e arsimit të Evropës janë ndjerë të lumtura për dhuratat duke i çmuar si shumë të veçanta dhe domethënëse për to.
19 shator 2018
Zyra për informim e SBASHK-ut

Kryeministri Haradinaj u takua me përfaqësuesit e SBASHK-ut

DSC 2783 1Kryeministri Haradinaj u takua me përfaqësuesit e SBASHK-ut
Me angazhime të përbashkëta për korrigjim në Projektligjin e pagave

Një delegacion i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rraahman Jasharaj është pritur sot nga Kryeministri Haradinaj. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ministrat Mahir Jagcilar e Shyqiri Bytyqi.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut i kanë shprehur edhe një herë Kryeministrit Haradinaj dhe kabinetit të tij kundërshtimin e bazuar të punëtorëve të arsimit ligur me Ligjin e pagave.
"Edhe përkundër angazhimeve tona të vazhdueshme dhe prezantimit të argumenteve tona të bazuara në takimet me Ministrin Jagcilar dhe Bytyqi, versioni i votuar i Ligjit të pagave në takimin e Qeverisë më 3 shtator nuk i ka marrë parasysh vërejtjet e bazuara të SBASHK-ut kështu që ky ligj është degradues për tërë sistemin arsimor", është shprehur Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj duke kërkuar që Kryeministri të bëj hapa konkret për realizimin e kërkesës së SBASHK-ut për korrigjim të këtij Projektligji, kurse menaxheri për financa e administratë, Ymer Ymeri është ndalur në shembuj konkret me të cilat ka dëshmuar edhe para Kryeministrit se Projektligji i pagave i ka radhitur gjithë të punësuarit në arsim në një pozitë tepër të ulët duke kërkuar në emër të anëtarësisë së SBASHK-ut që ky Projektligj të korrigjohet në mënyrë që punëtorët e arsimit të kenë vend meritor.
Kryeministri Haradinaj ka deklaruar se shqetësimet e ngritura nga SBASHK në këtë takim do të shqyrtohen me kujdes dhe se ai dhe Qeveria do t'i rekomandojnë Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media që duke e analizuar këtë projektligj të bëjnë përmirësime në mënyrë që pozita e punëtorëve të arsimit pa tjetër të avancohet. Kryeministri Haradinaj është shprehur se Qeveria respekton punën e përkushtuar të punëtorëve të arsimit duke kujtuar edhe angazhimet dhe votimin e Projektligjit për statutin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.

Të 11 milionë sindikalistët e arsimit të Evropës u njoftuan për protestën e SBASHK

etc lajmTë 11 milionë sindikalistët e arsimit të Evropës u njoftuan për protestën e SBASHK
ETUCE i dha hapësirë meritore këtij veprimi sindikal në faqen zyrtare
Protesta e SBASHK-ut e organizuar të shtunën më 8 shtator me kërkesën për korrigjimin e Projektligjit të pagave është përcjellë me vëmendje nga gjithë mediet e Kosovës. Në këtë mënyrë opinioni në Kosovë ka marrë një pasqyrë të qartë se punëtorët e arsimit e kulturës me të drejtë po marrin veprime sindikale duke kërkuar vend meritor në ligjin e pagave.
Ky veprim sindikal ka zgjuar interesim edhe dhe është mbështetur fuqishëm edhe nga Komiteti i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës. Ata janë të informuar për ço angazhim dhe veprim të SBASHK-ut dhe në shenjë përkrahje ETUCE ka publikuar një raport përmbajtjesor gazetaresk në faqen e tyre zyrtare duke ua mundësuar kështu të 11 milionë anëtarëve të Unionit të Sindikatave të Arsimit që të njoftohen me këtë veprim sindikal, që nga ata është vlerësuar si i drejtë dhe i organizuar mirë.
ETUCE është shprehur se do të vazhdojë ta përcjell me kujdes gjendjen te ne dhe do të insistojë te institucionet e Kosovës që të përmbushin kërkesat legjitime të SBASHK-ut.
Për lexuesit e ueb faqes sonë po ua mundësojmë ta shohin raportin gazetaresk të botuar në faqen zyrtare të Komitetit të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës.

Letra mbeshtetese e Komitetit te Unionit te Sindikatave Evropiane të Arsimit

ETUCEeeeeLetra mbeshtetese e Komitetit te Unionit te Sindikatave Evropiane të Arsimit

(ETUCE),Internacionalja Botërore për Evropë

Solidarizimi I ETUCE-së me anëtarët e organizatës tonë(SBASHK) ne Kosovë.

Të nderuar kolegë

Me këtë letër, ETUCE, që përfaqëson 132 Sindikata të Arsimit në të gjitha nivelet e arsimit në 51 shtete, shpreh mbështetjen ndaj jush në grevën paralajmëruese për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të negociojë me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (UESCK-SBASHK), lidhur me radhitjen e personelit të arsimit në Projektligjin për Pagat në sektorin publik."

Propozimet e bëra në projektligjin që do të paraqitet për miratim në Parlamentin nuk janë marrë në konsideratë propozimet e bëra nga sindikata e arsimit (SBASHK).ETUCE solidarizohet me ju në mbrojtjen e interesave të mësuesve dhe kërkesën për ngritjen e koeficientit tëp agave për mësuesit, me këtë veprim proteste para ndërtesave të Qeverisë së Kosovës, më 8 shtator 2018.

Në fillim të qershorit 2018, anëtaret e Byrosë ETUCE përforcuan argumentin dhe kërkesat e sindikatave të arsimit për të vendosur në plotni dialogun social në mënyrë eë të bëhet ngritja e nevojshme e pagave për punonjësit e arsimit duke kontribuar në fushatën "Evropa ka nevojë për një ngritje page.Eshtë koha për shërimin tonë".

Siç tregon përvoja, atraktiviteti i profesionit të mësimdhënies lidhet drejtpërdrejt me pagat e mësuesve. Paga e ulët e mësuesve është faktori i parë negativ që drejton të rinjtë të diplomuar të zgjedhin një profesion tjetër dhe të rezultojnë në mungesa të mësimdhënësve.

Si një vend kandidat potencial për Bashkimin Evropian, Kosova duhet të marrë parasysh strategjinë e re të BE-së "Zona Evropiane e Arsimit 2025" ku udhëheqësit e BE-së pranojnë se [...] "duke u ofruar atyre [mësuesve] një trajnim të shkëlqyeshëm dhe perspektivat tërheqëse për zhvillimin e tyre profesional dhe shpërblimin "[...] është masë erëndësishme për të ruajtur profesionin e mësimdhënies.

ETUCE qëndron në mënyrë të vendosur me ju në kërkesën tuaj të drejtë për rrogë të përshtatshme për mësuesit e Kosovës. Ne i dëshirojmë SBASHK-ut që veprimi juaj i protestës të çon në negociata gjithëpërfshirëse me rezultate kuptimplote.

etucemedia3

Reagim i SBASHK-ut ndaj heshtjes së Ministrit Bytyqi dhe të tjerëve

logo sbashkReagim i SBASHK-ut ndaj heshtjes së Ministrit Bytyqi dhe të tjerëve
Ku janë MASHT, DKA-të dhe Këshilli i Prindërve ?
SBASHK-u gjithmonë i ka ftuar MASHT-in dhe Drejtorit Komunale të Arsimit që me angazhime të përbashkëta të bëhen përpjekje për tejkalimin e sfidave në arsim. Ata më shumë pëlqejnë heshtjen dhe të bërit sehir kur SBASHK-u zhvillon angazhime dhe paralajmëron për veprime sindikale e pastaj dalin dhe shprehen se kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime, por se MASHT e DKA-të janë kundër grevave. Një deklarim të njëjtë e kanë edhe Këshilli i prindërve dhe një pjesë e shoqërisë civile, që kërkojnë nga SBASHK të mos shkohet në greva , por të zgjidhen mundësi tjera për të cilat do ta kenë përkrahjen.
SBASHK-u provoi të shtunën që duke mos humbur as edhe një sekondë të mësimit të shpreh kundërshtimin ndaj projektligjit për pagat që është degradues e nënçmues për punëtorët e arsimit e kulturës dhe iu drejtua publikisht Kryeministrit dhe Qeverisë që ta korrigjoj projektligjin në mënyrë që punëtorët e arsimit e kulturës të kenë vend meritor në të duke paralajmëruar publikisht se në të kundërtën veprimet sindikale të SBASHK-ut do të përshkallëzohen pa përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në arsim e kulturë.
Qeveria të hënën heshti ndaj kërkesave që SBASHK-ut i ngriti në protestën e së shtunës , por nuk e thanë një fjalë e as nuk e bën më të voglin angazhim as MASHT, as DKA-të e as Këshilli i Prindërve. Ata nuk duhet të heshtin po ta ngritin zërin bashkë me SBASHK-un në mënyrë që në kohën e mbetur të zgjidhet kjo çështje me takime e dialog. Në të kundërtën SBASHK-u do ta dëgjojë zërin e të punësuarve në arsim e kulturë dhe do të shkojë në veprime të tjera sindikale e që nënkuptojnë edhe grevën e përgjithshme që do të paralizojë tërë sistemin arsimor dhe atë të kulturës. Kur të ndodh kështu atëherë nuk është e ndershme të ngrihen e të flasin e kundërshtojnë as MASHT, as DKA-të e as ai Këshilli i Prindërve.
Prishtinë,10 shtator 2018,
Zyra për informim e SBASHK-ut

Protesta alarm Qeverisë se veprimet sindikale mund të përshkallëzohen

Foto web1 ok

Udhëheqësit sindikal të Çerdheve, Shkollave fillore, Shkollave te mesme, Universiteti dhe Kulturës sot protestuan për paga të dinjitetshme ne ligjin e pagave te shërbyesve publik qe pritet te miratohet nga Parlamenti i Kosovës dhe kërkuan dialog gjithëpërfshirës social në arsim para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Protestuesit me moton "Duam vend meritor në ligjin e pagave" duke brohoritur parullat qe mbanin ne duar "Kryeministër ktheje ligjin e pagave për korrigjim","Ministër punonjësit e arsimit e kulturës duan trajtim meritor ","Kryeministër ne jemi zëri i 27.000 punëtorëve të arsimit e kulturës - dëgjoje këtë zë","Deputetë mos lejoni të mbyllën shkollat ","Ju nuk do të ishit pa ne","Kryeministër dhe ju ministra mendoni për mësuesit tuaj ","Pa arsim ardhmëria e një vendi është e errët",ata marshuan neper sheshin Nëna Terezë drejt ndërtesës se Qeveris se Kosovës.foto web 2
Protesta u organizua për te kundërshtuar dispozitat e Ligjit për Pagat në sektorin publik, të cilat pritet të miratohet ne kuvendin e Kosovës, ku punëtoret arsimor janë të ranguar ne koeficientin 2 nga koeficienti më i lart qe është 12.foto4 web Në krye të protestave, ishte Rrahman Jasharaj kryetar i SBASHK-ut i cili në emër te gjithë punëtorëve të arsimit dhe kulturës ka kërkuar që qeveria ta korrigjoj Projektligjin e pagave për t'ju dhënë vend meritor punëtoreve të sistemit të arsimit dhe të kulturës te Republikës së Kosovës. Ai ka kujtuar qeverinë se ky është vetëm fillimi i veprimeve sindikale dhe nëse qeveria nuk reflekton ne realizimin e kësaj kërkese, atëherë i terë sistemi arsimor do të paralizohet.foto5 ewb

Nga kjo protestë e duke përcjellë zërin e të gjithë të punësuarve në sistemin arsimor të Kosovës dhe në kulturë edhe një herë publikisht Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë i janë dorëzuar kërkesat e protestuesve:

1. Të ngritën koeficientet e paraparë në Projektligjin e pagave, për punonjësit arsimor dhe të kulturës për 30% .
2. Të zbatohet në tërësi Kontrata Kolektive për Arsimin e Kosovës e nënshkruar nga MASHT e SBASHKfoto8web SBASHK pret angazhim të shpejtë e konkret të Qeverisë lidhur me këto kërkesa në të kundërtën do të jemi të shtyrë të vazhdojmë me veprime sindikale duke respektuar vullnetin dhe zërin e punëtorëve të sistemit arsimor, të shkencës dhe Kulturës.
Protestën e kanë mbështetur të gjitha federatat sindikale në krye me kryetarin e konfederatës së bashkimit të sindikatave të pavarura ( BSPK), të Kosovës z.Avni

Ajdini, i cili ishte edhe pjesëmarrës në protestë.

Protesta ka përfunduar e qetë.

 

 

 

 

 

SBASHK të shtunën në protestë para ndërtesës së Qeverisë

logo sbashkSBASHK të shtunën në protestë para ndërtesës së Qeverisë
Të punësuarit në sektorin e arsimit nga çerdhet e deri edhe në Universitete janë të zhgënjyer me veprimin e Qeverisë, e cila aprovoi Projektligjin për paga duke mos përfillur sa duhet kërkesat e vazhdueshme e të argumentuara të SBASHK-ut për pozitë meritore në këtë Projektligj të punëtorëve arsimor.
Ky veprim i Qeverisë pikërisht në ditën kur filloi viti i ri shkollor ka bërë që punëtorët e arsimit të ndjehen të diskriminuar e të degraduar dhe prandaj kanë kërkuar nga organet udhëheqëse të SBASHK-ut që niset me veprime konkrete sindikale. Kështu duke dëgjuar zërin e anëtarësisë SBASHK-u organizon të shtunën me 8 shtator para ndërtesës së Qeverisë një protestë në të cilën marrin pjesë kryetarët e shoqatave sindikale të shkollave fillore, të mesme dhe njësive akademike të Universiteteve të Kosovës, anëtarët e Këshillit Drejtues, kryetarët e niveleve komunale dhe të Universiteteve dhe Kryesia, që përbëjnë numrin prej rreth 1000 pjesëmarrësish në këtë veprim sindikal.
Protesta do të këtë rrjedhë:
Autobusët me pjesëmarrës me kohë nisen nga çdo komunë dhe parkohen në parkingun te Pallati i Rinisë dhe Sporteve,
Ora 11 e 30 deri në orën 11 e 45 protestuesit bëhen bashkë te Sheshi "Zahir Pajaziti" ( te Hoteli "Grand"),
Ora 11 e 45 protestuesit në mënyrë të organizuar marshojnë nëpër Sheshin "Nëna Terezë" deri të ndërtesa e Qeverisë.
Ora 11 e 55 fjalë rasti dhe leximi i kërkesave,
Ora 12 e 30 përfundimi i protestës dhe shpërndarja e protestuesve.
SBASHK u drejtohet kryetarëve të shoqatave sindikale të shkollave fillore, të mesme dhe njësive akademike të Universiteteve të Kosovës, anëtarët e Këshillit Drejtues, kryetarët e niveleve komunale dhe të Universiteteve, që të jenë pjesë e kësaj proteste, që shënon fillimin e veprimeve sindikale nëse Qeveria nuk reflekton, dhe të kenë qëndrim të dinjitetshëm ashtu si u ka hije njerëzve të dijes dhe kulturës.

Prishtinë, 6 shtator 2018

Simpoziumin Ndërkombetar "Globalizmi, Arsimimi dhe Sindikatat"

40403707 2117665011601427 2050820980892237824 n

Simpoziumin Ndërkombetar "Globalizmi,Arsimimi dhe Sindikatat". Stamboll, 31.08.2018
40504724 261383794502022 4173478953417179136 nDelegacioni i SBASHK-ut I udhëhequr nga Kryetari z.Rrahman Jasharaj ,po merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar me temën "Globalizmi, Arsimimi dhe Sindikatat", i cili po mbahet në Stamboll, ku po marrin pjese delegacionet e 76 shteteve nga mbar bota me 176 pjesëmarrës.
4qqNë këtë simpozium pas fjalës hapëse qe e beri Kryetari i Sindikatës se Arsimit te Turqisë Ali Yalçin (Egitim-Bir-Sen), te pranishmit i përshëndeti edhe Ministri i Arsimit te Turqisë Prof.Dr.Ziya Selcuk, dhe i inkurajoi sindikata qe te bashkëpunojnë me ministrit e tyre për te tejkaluar çdo sfide me te cilat përballët arsimi, si dhe kanë folur për rëndësinë e këtij takimi.10qq

Gjate këtij simpoziumi Kryetari i SBASHK-ut po mban takime me koleget e shume shteteve pjesëmarrëse ku po diskuton për format e bashkëpunimit te SBASHK-ut me sindikatat e arsimit te këtyre shteteve.

Folësit e panelit përbëhen nga përfaqësues të sindikalistëve dhe arsimit ndërkombëtar organizata të cilët janë ekspertë në arsim dhe sindikalizëm. Në këto punëtori që po mbahen në temat te ndryshme, të gjithë pjesëmarrësit po shkëmbejnë ide dhe rezultatet e seminareve ku do të vlerësohen në asamblenë e përgjithshme. CaptureDuke përcjellë përshtypjet e para nga ky takim I rëndësishëm ndërkombëtar, delegacioni i SBASHK-ut veçon se kudo në botë arsimi po përballet me sfida dhe se institucionet shtetërore duhen shtuar mbështetjen për arsimin dhe duhen ndihmuar mësuesit që më lehtë të hapëroj në misionin e tij human në përballje me sfidat dhe ecjen në kohë kur po ndodhin zhvillime të shpejta e të mëdha teknologjike.
Duke e pasur parasysh se zhvillimi i teknologjive të komunikimit dhe informacionit,internetit dhe medieve sociale rrjetet kanë sjellë ndryshime të mëdha në jetën shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore. Këto zhvillime, të cilat janë definuar si proces i globalizimit, gjithashtu kanë përmirësuar mundësi për njerëzit që të kenë qasje nëpërvoja dhe informacione diku tjetër në botë. Në të njëjtën kohë, këto mundësi kanë sjellë botën në një treg global dhe një fushë konkurruese dhe sukses edhe ne fushën e arsimit cilësor.

 

Ma artikuj...

  1. SBASHK i drejtohet publikisht Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës
  2. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar MASHT-it dhe institucioneve të Kosovës
  3. SBASHK vizitoi institucionet komunale të Drenasit
  4. SBASHK-u në mbështetje të anëtarësisë në Qendrën Burimore në Pejë
  5. SBASHK-u nuk ka të ndalur në angazhimet në shërbim të anëtarësisë Marrëveshje bashkëpunimi me Klinikën Amerikane
  6. Punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave
  7. SBASHK-u me trajnimin për dialogun social edhe në Kamenicë
  8. SBASHK-u, Ministrit Bytyqi: Shtatori me zile apo me greva!
  9. Edhe grupi i tretë i pushuesve po shijojnë bukuritë e bregdetit shqiptar
  10. Edhe grupi i dytë i pushuesve ka përshtypje të shkëlqyera
  11. SBASHK informoi Ministrin Jagcilar për kundërshtimet lidhur me Ligjin e pagave
  12. Grupi i parë i pushuesve u kthye nga bregdeti shqiptar
  13. SBASHK informon Ministrin Bytyqi për kundërshtimet e bazuara ndaj Projektligjit të pagave
  14. SBASHK edhe këtë vit dërgon në pushime 425 punëtorë të arsimit
  15. Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm i SBASHK-ut me GIZ-in Organizim i suksesshëm i Konferencës së katërt të matematikës
  16. SBASHK i trajnon udhëheqësit e sindikatave komunale për udheheqje në arsim
  17. Reagim i SBASHK-ut ndaj disa tellallëve te Ministrit Hamza
  18. Një aktivitet i veçantë i SBASHK-ut
  19. SBASHK vazhdon me trajnimin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”
  20. Pjesëmarrje në dy takime të nivelit të lartë sindikal
  21. Në Sofje Konferencë e nivelit të lartë lidhur me Ballkanin Perëndimor
  22. Kuvendi i SAF e SAM u mbajt në Rahovec
  23. U mbajt Kuvendi i SAF e SAM në Rahovec
  24. SBASHK-u filloi me agjendën e re të takimeve nëpër komuna
  25. SBASHK në një ngjarje të rëndësishme të arsimit në Lisbonë të Portugalisë
  26. SBASHK vazhdon me zhvillim profesional të sindikalistëve
  27. SBASHK-u vazhdon me realizimin e Planit strategjik
  28. SBASHK-u përshëndet miratimin e Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës të viteve të 90-ta
  29. SBASHK takoi Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Socilae, z.Skender Reçica
  30. SBASHK-u në konferencën ndërkombëtare të arsimit të Evropës në Sofje
  31. Një aktivitet i qëlluar sindikal i sindikalistëve të arsimit të Mitrovicës
  32. Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Arsim znj.Teuta Haxhiu vizitoi SBASHK-un
  33. Takim i nivelit të lartë për çështjet arsimore në Kosovë
  34. Këshilli i ri Drejtues i SBASHK-ut mbajti një takim zgjedhor dhe një takim pune
  35. U mbajtë grevë një ditëshe në tërë sistemin arsimor të Kosovës
  36. SBASHK organizoi manifestim madhështor për ditën e mësuesit dhe shkollës shqipe
  37. Raport i zgjeruar lidhur me rrjedhën e punimeve të Kongresit 7 të SBASHK
  38. Reagim i SBASHK-ut ndaj një deklarate të KMDLNJ-së
  39. I tërë sistemi arsimor i Kosovës në grevën një-orëshe
  40. SBASHK-u fillon me veprime sindikale
  41. Drejtori i Arsimit të Prishtinës priti përfaqësuesit e SBASHK-ut
  42. SHFMU "Ali Ajeti “ në Sfeçël i bashkohet SBASHK-ut
  43. Bashkëbisedë me ju anëtarë të SBASHK-ut
  44. SBASHK-u marrëveshje me Poliklinikën “Olive Medicinal Group”
  45. Kryetari i SBASHK-ut u takua me Ministrin e Financave Bedri Hamza
  46. Takime të ndara me zv/kryeministrin Limaj dhe me ministrin Bytyqi
  47. Këshilli Drejtues i SBASHK përgatitet për veprime sindikale
  48. Reagim i SBASHK-ut ndaj deklaratave të Kryeministrit Haradinaj ndaj arsimit dhe mësuesit
  49. SBASHK-u mbajti konferencë përmbyllëse me mediet
  50. U mbajt kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Arsimit të Mesëm në kuadër të SBASHK-ut

Butoni posht