Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës

Trajnime me kolegët nga shkollat e Lipjanit, Vitisë dhe Pejës

dsfdgSBASHK vazhdon me aktivitetet edhe gjatë këtij vikendi
Trajnime me kolegët nga shkollat e Lipjanit, Vitisë dhe Pejës
Janë shtuar kërkesat e anëtarëve të SBASHK-ut për organizimin e trajnimit për dialogun social. Ky trajnim, përveç që pjesëmarrësve po u afron njohuri të duhura për të zhvilluar dialogun social në shkollë, në nivel komunal e në atë qendror, po u siguron atyre edhe një numër të konsideruar të orëve , që ju duhen për të arritur plotësimin e kërkesës për licencë.47222076 212762529646194 4789746983038353408 n33333333333
Në vikendin e 1 e 2 dhjetorit trajnerët e licencuar Fehmi Ramadani, Safet Beqiri, Besim Haliti, Alban Zeneli e Blendor Shatri janë angazhuar me anëtarët e SBASHK-ut në komunate Lipjanit, Vitisë e Pejës , gjegjësisht nga shkollat e in stitucionet arsimore : "Vëllezërit Frashëri" , "Ernest Koliqi", "Drita", " Migjeni", "Hasan prishtina", Mixe", "Ibrahim Krasniqi", "Nezë Bujani", "Haredin Bajrami", "Fehmi Agani", "Vezir Kolshi", "Shtjefen Gjeqovi", Hasan Zyko Kamberi", Çerdhja, "Dy dëshmorët", "17 Shkurti", "Ulpiana", "Katër dëshmorët", "Ismajl Luma dhe "Dardania".47389854 286135885370508 804453417559785472 n222222222222
Trajnerët janë kujdesur që trajnimet të jenë dinamike duke krijuar atmosferë pune e përkushtimi te pjesëmarrësit, të cilët janë bërë pjesë aktive e këtij aktiviteti. Kanë zgjuar interesim të madh veçmas temat: "Dialogu, sfidat dhe kujdesi në dialogun social" "Dialogu social në nivel kombëtar- partnerët e dialogut social", "Dialogu social dhe Këshilli Ekonomik Social", "Dialogu social në Këshillin e Evropës" dhe tema të tjera. Njohuritë e fituara pjesëmarrësit i kanë dëshmuar në pjesën e detyrave e ushtrimeve në grupe.
Për të parë nga afër rrjedhën e trajnimeve dhe për të ndihmuar në shtjellimin e çështjeve këto aktivitete i kanë vizituar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e administratë dhe koordinator për organizimin e brendshëm, Ymer Ymeri. Ata kanë përgëzuar trajnerët për angazhimet dhe pastaj u janë përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve e të cilat më shumë kishin të bënin lidhur me Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta, për Projektligjin e pagave dhe për çështje të tjera.
Pjesa e dytë e trajnimeve do të vazhdojë në vikendin e radhës, gjegjësisht më 8 e 9 dhjetor dhe pas kësaj pjesëmarrësit do të dëshmojnë njohuritë e arritura për t'u pajisur me certifikata.

Sindikatat e Arsimit të Evropës në Konferencë speciale në Athinë

Athina 3Solidaritet dhe mobilizim i shtuar për të fituar betejat

"Mësimdhënësit në Evropë po përballen me sfida të shumëta dhe janë të atakuar nga të gjitha anët. Pra, kemi sfida të mëdha para vehtës por së bashku mund t'ia dalim.Ne duhat të organizohemi dhe të mobilizohemi që asnjëherë mos ta humbim betejën.'' Ka alarmuar sekretari i përgjithshëm i Inernacionales Botërore të Arsimit, David Edvards

Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës ka organizuar  në Athinë Konferencën speciale me moton " Roli i sindikatave të arsimit në formësimin e të ardhmes së Evropës". Në këtë  ngjarje të rëndësishme  për arsimin e Evropës, mes 132 sindikatave nga 52 shtete të Evropës, është edhe delegacioni i SBASHK-ut , i cili po përfaqëson në mënyrë meritore arsimin e Kosovës duke marrë  pjesë e duke kontribuar në seancat plenare dhe në punën në grupe.athina1

Në hapje të Konferencës presidentja e Komitetit të Sindikatave të Evropës (ETUCE),Krsitine Blover, është shprehur se kudo në Evropë arsimi po përballet me sfida dhe koha kërkon mobilizim të shtuar gë sindikatave, që kanë më shumë 11 milionë anëtarë,   në mbrojtje të  të drejtave të punëtorëve arsimor dhe në realizimin e kërkesave të tyre legjitime. Edhe drejtoresha  e ETUCE, Suzan Flocken e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë Konferencë dhe ka apeluar te pjesëmarrësit që të angazhohen  me tërë mundësitë pë të dhënë ide e për të nxjerrë Rezoluta në përpjekje që punëtorët e arsimit kudo në Evropë të ndjehen të mbrojtur dhe të mbështetur në misionin e tyre human.Athina 2

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në këtë konferencë, sekretari i përgjithshëm i Inernacionales Botërore të Arsimit, z. David Edvards është shprehur se raportet dhe komunikimi me sindikatat e arsimit  kudo në botë tregojnë se të 31 milionë anëtarët e angazhuar në EI po përballen me sfida e probleme të shumta  dhe prandaj kërkohet mobilizim i vazhdueshëm i sindikatave të arsimit. "Mësimdhënësit në Evropë po përballen me sfida të shumta dhe janë të atakuar nga të gjitha anët. Pra, kemi sfida të mëdha para vehtës por së bashku mund t'ia dalim.Ne duhat të organizohemi dhe të mobilizohemi që asnjëherë mos ta humbim betejën.'' ka alarmuar sekretari i përgjithshëm i Inernacionales Botërore të Arsimit, David Edvards.

Pas kësaj përfaqësuesit e sindikatave të arsimit nga tërë Evropa kanë treguar për gjendjen në arsimin e shteteve të tyre dhe nga diskutimet e shumta është vërejtur se kudo në Evropë sistetmet arsimore përballen me sfida e probleme të shumta dhe se po vazhdon angazhimi dhe betejat për kushte edhe më të mira të punës, për trajnime profesionale, për rujatjen e personalitetit të mësuesit nga sulmet e paarsyeshme, për paga  të dinjitetshme dhe për dialog të mirëfilltë mes partnerëve social. Nga shumica e folësve  janë kritikuar institucionet shtetërore, të cilat, si u tha, ose i ikin dilogut me sindikatat, ose hezitojnë në realizimin e marrëveshjeve.Atjhina

Delegacioni i SBASHK-ut, i përbërë kryetari  Rrahman Jasharaj dhe delegatët e Konferencës Vjollca Shala e Ymer Ymeri, janë angazhuar gjatë seancave plenare dhe në tryezat e punës për të dhënë kontribut  në rrjedhën e mbarë të kësaj ngjarje të rëndësishme dhe në nxjerrjen e Rezolotutave që do t'u drejtohen qendrave të vendosjes dhe institucioneve të shteteve të Evropës për një qasje shumë më korrete ndaj lirive sidnikale dhe zgjedhjes së problemeve të shumta, që   janë ngritur edhe në këtë Konferencë.  Nga Rezolutat e rëndësishme do veçuar atë për dialohun e mirëfilltë social, e cila koërkon korrektësi dhe angazhim serioz të insititucioneve në dialog e sindikatat, pastaj Rezoluta  për fuqizimin e lirive akademike, Rezoluta që  fton  qeveritë Evropiane dhe Ministritë e Arsimit që të përfshijnë sindikatat e mësimdhënësve në të gjitha vendimet që ndikojnë në profesionin dhe sistemin arsimor dhe të marrin parasysh këshillat dhe vërejtjet e tyre.

Me këto Rezoluta të aprovuara në Konferencën speciale të Sindikatave të Arsimit të Evropës   insistohet që mësimdhënsit gtë kenë autonomi më të madhe në profesionin e tyre , kushte më të mira të punës, kërkesa të realizuara dhe që të dëgjohet më shumë zëri i tyre kur flitet dhe vendoset për çështjet në arsim.

SBASHK-u takohet me miqtë e vjetër e të vëretë të arsimit shqip të Kosovës

LiesbethSBASHK-u takohet me miqtë e vjetër e të vëretë të arsimit shqip të Kosovës

Delegacioni i SBASHK-ut u takua me miqtë e vjetër të arsimit shqip Valter Dreshler, me ish sekretarin gjeneral të Internacionales Botërore të Arsimit  Fred Van Liven, me  veprimtaren e njohur Trudi Kerperien, por edhe me udhëheqësin më të lartë aktual të Inernacionales Botërore të Arsimit, sekretarin gjeneral,  David Eduards, drejtoreshën e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës , znj. Susan Flocken dhe me kryetaren e Sindikatave të Arsimit të Holandës,  Liezbet Verhergen.

Sindikata e Arsimit të Holandës ( AOb) dhe veprimtarët e udhëheqësit e saj që moti janë miq të vjetër e të dëshmuar të arsimit të Kosovës dhe të SBASHK-ut. Kongresi i Tetë i kësaj sindikate  mundësoi të takohen rishtazi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj e menaxheri për financa e kordinatori për bashkëpunim Ymer Ymeri me miqtë e vjetër të arsimit shqip Valter Dreshler, me ish sekretarin gjeneral të Internacionales Botërore të Arsimit  Fred Van Liven, me  veprimtaren e njohur Trudi Kerperien, por edhe me udhëheqësin më të lartë aktual të Inernacionales Botërore të Arsimit, sekretarin gjeneral,  David Eduards, drejtoreshën e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës , znj. Susan Flocken dhe me kryetaren e Sindikatave të Arsimit të Holandës,  Liezbet Verhergen.AOb

Në një takim shumë miqësor miku i madh i arsimit shqip Valer Dreshler bashkë me bashkëshorten e tij Xhenifer u kthyen me kujtimet e tyre në kohët e okupimt ët Kosovës, kur arsimi shqip po mbahej falë unitetit e qëndresës së mësimdhënësve e popullit dhe ndihmës së miqve ndërkombëtar. Veprimtari i madh, e dikur sekretar i përgjithshëm i Sindikatës Holandeze  të Arsimit, ndalej të momentet kur po vizitonte shpesh Kosovën në vitet e okupimit  dhe kujtonte  situata kur po ndante fatin me kolegët e tij  nga e tërë Kosova në ato kohë plot vujatje e sakrifica.

Freed1

Një moment plot memocione ishte edhe takimi i delegacionit të SBASHK-ut me ish sekretarin gjeneral të Inernacionales Botërore të Arsimit ,Fred Van Liven. Ky mik i vjetër e i dëshmuar i arsimit ët Kosovës iu gëzua këtij takimi me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe i përgëzoi ata për punën dhe përkushtimin duke i këshilluar që të vazhdojnë pa u ndalur në mbrojtjen e të drejtave dhe realizimin e kërkesave të anëtarësisë së SBASHK-ut sepse, si tha ai, e kanë pasur dhe do ta kenë përkrahjen e  Internacionales Botërore të Arsimit. Delegacioni i SBASHK-ut edhe kësaj radhe ka falënderuar mikun e madh të Arsimit të Kosovës, z. Liven për gjithë angazhimet e përkrahjen e në kohën e e okupimit të Koosvës, por edhe në gjithë vitet e pasluftës.

Delegacioni i SBASHK-ut është takuar dhe  ka bashkëbiseduar edhe me  sekretarin e tanishëm gjeneral të Inernacionales Botërore të Arsimit, z. David Eduards, me  drejtoreshen e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës , znj. Susan Flocken dhe me kryetaren e Sindikatave të Arsimit të Holandës,znj  Liezbet Verhergen. Delegacioni i SBASHK-ut  duke iu përgjigjur ineresimit të tyre i ka informuar për situatën aktuale në arsim dhe për sfidat me të cilat po përballet SBASHK për të marrë edhe një  herë mbështetjen dhe përkrahjen e  e tyre të plotë. Delegacioni i SBASHK-ut është takuar edhe me përfaqësues të sindikatave të arsimit nga  Italia dhe vende të tjera të Evropës.

Krahas pjsëmarrjes në punimet e Kongresit të Sindikatës së Arsimit të Holandës, delegacioni i SBASHK-ut ka marrë pjesë edhe në tryeza dhe punëtori që janë organizuar nga veprimtarë të sindikatës holandeze të arsimit me tematika aktuale për arsimin dhe sfidat me të cilat po përballet arsimit dhe sindikata e këtij sektori në Holandë, por edh në vendet e Ballkanit, Evropës e në tërë botën.David

SBASHK në Kongresin e Sindikatave të Arsimit të Sllovenisë

46496030 716245118746331 760050224587603968 nSBASHK në Kongresin e Sindikatave të Arsimit të Sllovenisë
Miqësi e vërtetë mes dy shteteve dhe dy sindikatave
"Me vite e dekada kemi bashkëpunim të shkëlqyer me SBASHK-un dhe këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë. Ju përgëzojmë për punën dhe angazhimet që po bëni dhe ju falënderojmë që po na informoni për aktualitetin në arsimin tuaj. Do ta keni gjithmonë përkrahjen tonë", është shprehur sekretari i përgjithshëm i SVIZ, Branimir Shtrukel në takimin me delegacionin e SBASHK-ut46492422 2167294926816485 1214198773681487872 n
Në Kongresin e dhjetë të Sindikatatës së Arsimit të Sllovenisë, që po mbahet në qytetin bregdetar Portorozh, po merr pjesë edhe delegacioni i SBASHK-ut, i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e koordinator për organizim të brendshëm ,Ymer Ymeri. Në hapje të punimeve të Kongresit sekretari gjeneral i SVIZ, Branimir Shtrukel ka bërë një analizë të aktiviteteve të Sindikatës Sllovene të Arsimit duke u ndalur edhe te sfidat. Ai ka thënë se kjo sindikatë ka bashkëpunim të shkëlqyer me sindikatat simotra nga vendet e Ballkanit dhe me ato në tërë Evropën. "Sindikatat e arsimit në Slloveni dhe në shtetet tjera po bërballen me sfida dhe prandaj shtohet nevoja për bashkëpunim dhe solidaritet", ka kujtuar në fjalën e tij Shtrukel.
Gjatë kohës sa po zhvillon punimet Kongresi, delegacioni i SBASHK-ut është takur me sekretarin gjeneral të Sindikatës së Arsimit të Sllovenisë, Branimir Shtrukel, me kryetaren e kësaj sindikate Jelka Jelcki dhe me përgjegjësin për bashkëpunim me jashtë Sandi Modrian.
"Na keni nderuar shumë me pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje të rëndësishme për arsimin e Sllovenisë. Me vite e dekada kemi bashkëpunim të shkëlqyer me SBASHK-un dhe këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë. Ju përgëzojmë për punën dhe angazhimet që po bëni dhe ju falënderojmë që po na informoni për aktualitetin në arsimin tuaj. Do ta keni gjithmonë përkrahjen tonë", është shprehur sekretari i përgjithshëm, Shtrukel, i cili është ndier i nderuar duke pranuar një dhuratë modeste me hartat e dy shteteve të punuara me kristalet e Trepçës.46516218 738113986544610 110610388717928448 n
"Kjo dhuratë simbolike me dëshmonë miqësinë e sinqertë mes dy shteteve dhe dy sindikatave tona", është shprehur kryetari Jasharaj.
Delegacioni i SBASHK-ut është takuar edhe me delegacione të shumë sindikatave pjesëmarrëse në këtë Kongres duke bashkëbiseduar për shtimin e bashkëpunimit në këto kohë kur sindikatat dhe arsimi në tërësi kudo në shtetet e Ballkanit dhe Evropës po përballën me sfida të shumta dhe kjo kërkon forcim të unitetit dhe solidaritetit mes sindikatave. Në kuadër të aktiviteteve të shumta delegacioni i SBASHK-ut sot në orët e pasdites do të takohet edhe me udhëheqës të Shoqatës shqiptare në Slloveni për të bashkëbiseduar për aktivitetet që kjo Shoqatë zhvillon dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit në sferën e arsimit dhe kulturës. Këtë takim e ka organizuar shqiptarja nga Portorozhi Vlora Konjuhi, e cika ka shoqëruar gjatë tërë kohës delegacionin e SBASHK-ut duke i ndihmuar në komunikimin me nikoqirin dhe me sindikatat tjera pjesëmarrëse në Kongres.46496030 716245118746331 760050224587603968 n

17.11.2018 - Gjatë ketij vikendi SBASHK-u vazhdon me trajnime sindikale ne tri komuna

Trajnim " Forcimi i kapaciteteve per udheheqjen efektive te Dialogut Social " me anëtarësinë
Anëtarë të SBASHK-ut nga shkollat Në " Dëshmorët e Lubishtës","Dom Mikel Taraboluzi", "Kongresi i AlbaniManastirit","Gjon Sereqi" dhe "Jonuz Zejnullahu" komuna e Vitis nën përkujdesjen dhe angazhimin e trajnerit Ph Dr.Alban Zeneli,pastaj grupi tjetër i përberë nga anëtaret e SBASHK-ut nga shkollat:"Dëshmorët e 5 Prillit";"Mirali Sejdiu";"Hasan Alia";" Gëzimi Ynë", "Dëshmorët e Lubishtës","Ndre Mjeda" dhe " Bafti Haxhiu" nën përkujdesjen dhe angazhimin e trajnerit Dr.Safet Beqiri,në Lipjan dy gupe te trajnimeve me anëtarësi nga shkollat: SHML "Ulpiana"; SHML "Mikse";SHMU "Zenel Hajdini"; SHMU "Neze Bujani"; SHMU "Rexhep Akllapi"; SHMU "H.Z. Kamberi; SHMU "V.Domaneku"; SHMU "Ismail Luma"; SHMU "Emin Duraku" dhe SHMU "Ibrahim Krasniqi" nën përkujdesjen dhe angazhimin e trajnerëve Dr.Atdhe Hykolli,Mr Fehmi Ramadani dhe Mr.Besa Krasniqi si në Peje me mësimdhënësit nga SHFMU "Lidhja e Prizrenit", SHFMU "Dëshmorët Safetie Kombit" , SHFMU "Haxhi Zeka'' dhe SHMLT "Shaban Spahija" me trajner Blendor Shatri,në ditët e vikendit kanë filluar me sukses ..Ymei1Gjatë këtyre ditëve trajnerët në formë të bashkëbisedës kanë shpalosur temat kyçe për dialogun social duke bërë dallimin mes dialogut social në Kosovë me atë në Evropë, duke u ndalur të vizioni e misioni i dialogut dhe objektivat strategjike të sindikatës e për të vazhduar me ushtrimet e shumta në grupe që i kanë dhënë mundësi pjesëmarrësve të tregojnë njohuritë e arritura në trajnim dhe Fehmiupër t'u sfiduar me situata të ndryshme gjatë zhvillimit të dialogut social nga shkolla, niveli komunal e deri të dialogu me institucionet qendrore.
Gjatë punës, grupet e trajnimeve janë vizituat edhe nga mbikëqyrësit e Blenditrajnimeve nga SBASHK-u si ne Pejë nga vete Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ku te pranishmit kanë shtruar pyetje te ndryshme qe kane te bëjnë me dialogun si ne nivel Qendror ashtu edhe ne atë lokal si dhe me brengat e ndryshme të mësimdhënësve lidhur me ecurit që kanë te bëjnë me procesin mësimor në përgjithësi.
Po ashtu edhe grupet e trajnimit në Lipjan i ka vizituar Ymer Ymeri përgjegjës në SBASHK për organizimin e trajnimeve ku ka përcjell nga afër ecurinë dhe mbarëvajtjen e trajnimit dhe ka Atdheuzhvilluar biseda me pjesëmarrësit në trajnimit te cilëve edhe u janë dhënë informacione lidhur me aktualitetin në arsim, për sfidat dhe për angazhimet konkrete të SBASHK-ut n ë përpjekje për realizimin e kërkesave të anëtarësisë.
Pas kësaj ata kanë nisur të shpalosin tema lidhur me dialogun social duke nxitur pjesëmarrësit që të shprehin lirshëm mendimet dhe idetë lidhur me çështjet e shtruara. Këtë mësimdhënës do të vazhdojnë edhe për dy ditë të vikendit te ardhshëm me trajnimin për të arritur njohuri të duhura e të cilat do t'i dëshmojnë gjatë detyrave në grupe.

 

 

 

Lartësim kujtimi për trimat e lirisë dhe për pishtarët e dijes

Manifestimi per pishtaret e dijesShoqata Atdhetare "Dukagjini" e Shkodrës, Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe "Martin Dreshaj", Ansambli Autokton "Rugova" dhe Teatri "Aleksandër Moisiu" i Pejës kanë organizuar një veprimtari madhështore kulturore për të lartësuar kujtimin për trimat e lirisë dhe pishtarët e dijes. Mes shumë mësuesve e veprimtarëve në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe një delegacion nga Prekazi e Skenderaj, i udhëhequr nga Lulëzim Jashari.
Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës "Martin Dreshaj" , Frahër Rraci ka për një shpalosje të aktiviteteve e angazhimeve atdhetare të njerëzve të pendës e pushkës nëpër vite, dekada e shekuj për të shprehur respektin e lartë për këta bijë e bija të atdheut.
Manifestimi kulturorKryetari i Shoqatës "Dukagjini" nga Shkodra ka përcjellë respektin e kësaj pjese të Shqipërisë për familjen emblemë të Kombit, për komandantin Adem Jashari, për mësuesin Shaban dhe për gjithë njerëzit që në kohë plot furtuna kanë kryer misionin e tyre të shenjtë për ta ruajtur gjuhën dhe kulturën shqipe. Duke lartësuar kujtimin për ta kjo Shoqatë ka dekoruar me titullin "Mehmet Shpendi" mësuesin Shaban Jashari dhe me titullin "Martin Vamaj" Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK). "Për punën vetëmohuese në shërbim të mësimit dhe përhapjes së gjuhës shqipe, të shkrimit dhe leximit të saj dhe edukimin atdhetar në shërbim të kombit shqiptar", ka thënë kryetari Sanaj teksa po dorëzonte mirënjohjen për SBASHK-un me emrin e shkrimtarit, akademikut dhe albanologut të njohur shqiptar.
Me mjaft emocione në këtë veprimtari ka folur edhe kryetari i Ansamblit "Rugova", prof. Vesel Nikçi, i cili ka shpalosur kujtime për arsimin shqip nëpër vite e dekada për të lartësuar kujtimin për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në misionin e shenjtë të mësuesit për arsimim e edukim të brezave.
"Pishtarët e dijes dhe atdhetarët nëpër dekada e shekuj mbrojtën atdheun dhe gjuhën e bukur shqipe. Edhe ne mësimdhënësit e viteve të 90-ta duke ndjekur këta shembuj dhe duke ruajtur në zemër kujtimin për mësuesin Shaban Jashari i përballuam furtunat dhe arritëm të kryejmë misionin tonë të shenjtë . Kujtimi për figurat emblemë të atdhetarëve na bënin të pathyeshëm karshi furtunave të pushtuesit", foli me plot emocione në këtë veprimtari kulturore kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj duke falënderuar organizatorët.

SBASHK-u në bashkëpunim me GIZ-in mbajtën konferencë për komunitetet e të mësuarit së bashku

SBASHK-u në bashkëpunim me GIZ-in mbajtën konferencë për komunitetet e të mësuarit së bashku

Prishtinë,10.11.2018-Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) në sallabashkëpunim me organizatën gjermane GIZ kanë mbajtur sot konferencën njëditore për komunitetet e të mësuarit së bashku, me titull “Forume inovative për një qëllim të përbashkët - përmirësimi i rezultateve të nxënësve”. Në fillim të konferencës kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar që kjo konferencë si dhe e gjithë puna e komuniteteve të të mësuarit së bashku kanë për qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë përmes këtyre formave inovative. Sipas Jasharajt, aktivitetet e tilla sindikata i organizon krahas veprimtarisë së saj të përhershme në mbrojtje të statusit të mësimdhënësve dhe përpjekjeve të saj për realizmin e kërkesave të anëtarësisë.
Kongresi Prishtinë

rrahmani“SBASHK-u përveç angazhimeve që i ka në bazë të statutit në përpjekjet për realizimin e kërkesave të mësimdhënësve, po dëshmohet gjithnjë se është angazhuar edhe për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim”, është shprehur Jasharaj.

Në hapje të konferencës ka folur edhe zëvendësiministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Heset Sahiti. AI shprehu kënaqësinë e tij që u drejtohej një audience të tillë, duke i vlerësuar lartë aktivitetet e SBASHK-ut në përmirësimin e cilësisë në arsim.

“SBASHKU është njëra ndër organizatat shumë të rëndësishme dhe në historinë në saj ka shërbyer si gjenerator i ndryshimeve pozitive në shoqërinë tonë”, ka deklaruar Sahiti.

Pas tij, në hapje të konferencës ka folur edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshi, i cili tha se përkundër punës së deritanishme të institucioneve, arsimi nuk është akoma prioritet i politikëbërjes në Kosovë, duke kërkuar në këtë mënyrë nga MASHT-i dhe organet tjera përgjegjëse që të rrisin buxhetin për arsimin.

“Nuk ka temë më të rëndësishme sesa që të flitet për cilësinë e arsimit, sepse vetëm kështu mund të Ismajlidalim nga kjo gjendje e vështirë ekonomike që e ka kapluar vendin. Komisioni për Arsim është angazhuar edhe në procedimin e ligjit për mësimdhënësit e viteve ’90-a dhe mund të them se shumë shpejt do të procedohet në Kuvend”, ka deklaruar ai.

Nga organizata gjermane GIZ, ka folur Rrezarta Zhinipotoku-Behluli, e cila e ka udhëhequr projektin e komuniteteve të të mësuarit së bashku, ku ka deklaruar se që nga themelimi i këtyre grupimeve ka filluar planifikimi në mënyrë zyrtare. E gjithë kjo, sipas Zhinipotokut ka pasur për qëllim; përmirësimin e Rrezartarezultateve të nxënësve dhe cilësisë së arsimit në Kosovë. Zhinipotoku në fjalimin e saj i ka bërë thirrje zyrtarëve të sistemit të arsimit në Kosovë, që t’i përkrahin komunitetet e tilla të cilat përmes këmbimit të praktikave të mira, ndihmojnë në arritjen e rezultateve më të mira të nxënësve.

Sesionet e kësaj konference i ka hapur, Selim Mehmeti, i cili ka prezantuar raportin e punës së këtyre komuniteteve në Kosovë për një periudhë pesë vjeçare. Në prezantimin e tij me titull “'Puna e komuniteteve të mësuarit së bashku në shkollat e Kosovës (2013-2018)”, Mehmeti, ka thënë që ngecjet kryesore në punën e këtyre rrjeteve është dokumentimi i aktiviteteve të tyre përmes procesverbaleve dhe formave Paneli1tjera zyrtare të raportimit. Ai ka thënë që praktikat e tilla të organizmit në komunitete të të mësuarit duhet të vazhdojnë pasi që në shumë raste ka pasur rezultate të dukshme në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Pas tij, në sesion ka folur, Osman Buleshkaj i cili në prezantimin e tij është fokusuar në praktikat e mira të funksionimit të rrjeteve profesionale të udhëheqësve arsimor, duke dhënë shembuj se si një organizm i tillë mund të bëhet pjesë e kulturës së punës së drejtorëve të shkollave në Kosovë.

Duke folur për rrjetet e ndryshme të të mësuarit së bashku, Buleshkaj ka thënë që këto rrjete nuk duhet të funksionojnë njëjtë, meqë sipas tij, secili rrjet apo komunitet i të mësuarit së bashku ka specifikat e tij.

Më tutje, ka folur, drejtoresha e Shkollës së Gjelbër në Prishtinë, Fahrije Latifi Ratkoceri, e cila ka ofruar shembullin e shkollës që udhëheq si një formë e mirë e vetorganizimit edhe pse nuk është pjesë e organizimeve prej 21 komuniteteve të të mësuarit së bashku.

Tutje, Gani Ahmetxhekaj, ka prezantuar temë ''Bashkëpunimi i drejtorëve të shkollave të komunitetit të mësuarit së bashku në procesin e planifiimit zhvillimor dhe sigurimin e cilësisë në performancën e shkollës''. Në prezantimin e tij, Ahemtgjekaj ka kërkuar që të hartohet një bazë ligjore për punën e komuniteteve të mësuarit së bashku në formë të Udhëzimit Administrativ.

“Drejtoritë Komunale të Arsimit të mbështesin , monitorojnë dhe të nxitin punën e Komuniteteve të Mësuarit së Bashku, të ndahet një buxhet solid për punën këtyre komuniteteve, inspektorati i Arsimit krahas punës së tyre të monitorojnë edhe punën e ekipeve të komuniteteve, si dhe të harothen planet e veprimit për to”, ka rekomanduar Ahmetxhekaj.

Në sesionet e konferencës , ka folur edhe Arlinda Bajgora, trajnere e komuniteteve e të mësuarit së Paneli2bashku, e cila ka thënë se praktikat e mira të këtyre organizimeve duhet të bëhen pjesë e kulturës së punës së mësimdhënësve dhe udhëheqësve të institucioneve arsimore. Sipas saj, sfidat kryesore në realizmin e këtij lloj të bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve mbeten; mungesa e infrastrukturës, mungesa e motivimit, ngarkesa gjatë zbatimit të kurrikulës, mungesa e vetiniciativës, mungesë e përkrahjes nga udhëheqësia e shkollës dhe DKA –të.

Në konferencë ka prezantuar edhe Leonida Kelmendi - Imeri, mësimdhënëse e shkollës “Avdullah Shabani” në Mitrovicë, shkollë kjo e cila ka qenë pjesë e komuniteteve të të mësuarit së bashku. Kelmendi-Imeri, duke folur për praktikat e shkollës së saj, ka thënë që ky organizim, ka ndihmuar në përgatitjen më të mirë të mësimdhënësve dhe rrjedhimit edhe arritje më të mira të rezultatit të nxënësve.

Ismet Potera, ka trajtuar temën e motivimi nga kënaqësia në punë dhe ndikimi në të nxënit në komunitet''. Potera ka paraqitur me këtë rast, pjesë nga hulumtimi i tij përmes të cilit ka identifikuar format më të mira të motivimit të mësimdhënësve për punën e tyre.

Po ashtu, Besa Hoxha Krasniqi në konferencë ka paraqitur një qasje për politikat e zhvillimit Salla1profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë duke ofruar shembuj nga praktikatat e te nxënit. Ajo në prezantimin e saj, ka folur edhe për rolin e udhëheqësve të aktivave profesionale në përkrahje të mësimdhënësve.

Konferenca e organizuar nga SBASHK-u dhe GIZ-i ka ofruar qasje të reja në bashkëpunimin e institucioneve shkollore dhe mësimdhënësve me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit. Komunitetet e të mësuarit së bashku në Kosovë kanë filluar punën që nga viti 2013.

Edhe më 03 e 04 nëntor u vazhdua me aktivitete sindikale

45344854 2006399229397372 1824892816220749824 n 1
Edhe më 3 e 4 nëntor u vazhdua me aktivitete sindikale
Trajnim për dialogun social dhe bashkëbisedë me anëtarësinë

Anëtarë të SBASHK-ut nga shkollat "Dëshmorët e Vitisë", "Jonuz Zejnullahu", "Nazmi Pajaziti", "Kenan Halimi", "Ahmet Hajdari", "Ndre Mjeda" dhe Bahti Haxhiu" nën përkujdesjen dhe angazhimin e trajnerëve Blendor Shatri, Besa Hoxha Krasniqi dhe Besim Haliti në ditët e vikendit, më 3 e 4 nëntor kanë përmbyllur me sukses  trajnimet e filluara më 27 e 28 tetor.Gjatë këtyre dy ditëve trajnerët në formë të bashkëbisedës kanë shpalosur temat kyçe për dialogun social duke bërë dallimin mes dialogut social në Kosovë me atë në Evropë, duke u ndalur të vizioni e misioni i dialogut dhe objektivat strategjike të sindikatës e për të vazhduar me ushtrimet e shumta në grupe që i kanë dhënë mundësi pjesëmarrësve të tregojnë njohuritë e arritura në trajnim dhe për t'u sfiduar me situata të ndryshme gjatë zhvillimit të dialogut social nga shkolla, niveli komunal e deri të dialogu me institucionet qendrore.45449199 1928265147474787 553446891602313216 n
Po ashtu gjatë vikendit të datave 3 e 4 nëntor trajnerët Safet Beqiri e Alban Zenmeli kanë nisur trajnimin për dialogun social me punëtorë të arsimit nga shkollat: " 28 Nënori", "Mirali Sejdiu dhe me një numër kolegësh nga "Dëshmorët e Vitisë, nga shkolla e Sllatinës dhe nga "Dom Mikel Tarabulluzi", "Dëshmorët e Lubizhdës", "Kongresi i Manastirit" dhe "Gjon Sereqi".
Trajnerët Beqiri e Zeneli fillimisht kanë përcjellë përshëndetjet e stafit udhëheqës të SBASHK-ut dhe kanë dhënë informacione lidhur me aktualitetin në arsim, për sfidat dhe për angazhimet konkrete të SBASHK-ut n ë përpjekje për realizimin e kërkesave të anëtarësisë.

Capture 3333333333 Pas kësaj ata kanë nisur të shpalosin tema lidhur me dialogun social duke nxitur pjesëmarrësit që të shprehin lirshëm mendimet dhe idetë lidhur me çështjet e shtruara. Këtë mësimdhënës do të vazhdojnë edhe për dy ditë të vikendit me trajnimin për të arritur njohuri të duhura e të cilat do t'i dëshmojnë gjatë detyrave në grupe.

 

 

Kanë vazhduar trajnimet me mësimdhënës në Lipjan e Viti

sbashk trajnimi dialogu social vende te ndrsyhme 1Dëshmi se SBASHK është gjithmonë pranë anëtarësisë
Duke iu përgjigjur kërkesave të anëtarësisë për trajnime përfaqësuesit e SBASHK-ut bashkë me trajnerët kanë vazhduar këtë aktivitet edhe të shtunë e të dielën e 27 dhe 28 tetorit duke u gjendur në Lipjan e Viti. Në Lipjan trajneri Alban Zeneli ka përmbyllur me sukses trajnimin për udhëheqje dhe menaxhim të institucioneve të Arsimit Parauniversitar me kryetarë shoqatash sindikale të shkollave të kësaj komune. Po ky trajnim është përmbyllur me sukses edhe në komunën e Gjakovës me kryetar të shoqatave sindikale të institucioneve arsimore nga kjo komunë.sbashk trajnimi dialogu social vende te ndrsyhme 2
Po gjatë këtij vikendi janë mbajtur trajnime në katër institucione arsimore në komunën e Vitisë, pas trajnimeve të mbajtura kohë më parë po në këtë komunë lidhur me dialogun social. Kësaj radhe në trajnim janë përfshirë mësimdhënës nga shkollat: "Ndre Mjeda" e Kabashit, "Baft Haxhiu" e Vitisë, "Nazmi Pajaziti" e Radivojcës, "Kenan Halimi" e Skifterit, "Ahmet Hajdari" e Beguncës, e shkollës " Njazi Rexhepi" e Sllatinës së Epërme të Vitisë , "dëshmorët e Vitisë dhe shkolla "Jonuz Zejnullahu" po ashtu e Vitisë.sbashk trajnimi dialogu social vende te ndrsyhme 3
Në këto katër mjedise arsimore trajnimin lidhur me dialogun social e kanë përcjellë 199 mësimdhënës nga këto vatra arsimore të komunës së Vitisë.
Pjesëmarrës të cilët kanë përcjellë me kujdes shpalosjen e temave kyçe nga tgrajnerët e licencuar , që janë mbështetur edhe nga veprimtar të SBASHK-ut, që po ashtu kanë njohur lidhur me ligjet dhe me çështje sindikale dhe të dialogut në veçanti.
Trajnimet në dy ditët e vikendit janë pjesa e parë e orëve të parapara dhe pjesa tjetër e orëve do të realizohet në vikendin e radhës më 3 e 4 nëntor. Një pjese trajnimi është zhvilluar në formë të bashkëbisedës dhe pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që të diskutojnë lirshëm , të shprehin mendimet e tyre dhe bëhen kështu pjesë aktive e këtij aktiviteti.
Rrjedhën e trajnimeve edhe në këtë vikend e kanë përcjellë nga afër kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me menaxherin për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri.sbashk trajnimi dialogu social vende te ndrsyhme 5

Kryetari i SBASHK-ut duke vizituar të katër institucionet , në të cilat po mbahej trajnimi , ka informuar të pranishmit për angazhimet, arritjet dhe sfidat e pastaj bashkë me menaxherin për financa e administratë dhe koordinator për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri u janë përgjigjur shumë pyetjeve për çështjet që ju interesonin të dinin më shumë pjesëmarrësit e këtij trajnimi.

Limaj i jep mbështetje të plotë angazhimeve të SBASHK –ut

limaj 1sbashkNë orët e pasdites n ë ambientet e Qeverisë së Kosovës zv/kryeministri Fatmir Limaj bashkë me Ministrin e MASHT, Shyqiri Bytyqi janë takuar me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, që shoqërohej nga menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri.
Kryetari i SBASHK-ut ka ngritur një varg çështjesh të rëndësishme në këtë takim duke shprehur vlerësimin se Ministri Bytyqi dhe kabineti i tij nuk janë angazhuar mjaftueshëm në mbështetje të kërkesave legjitime të SBASHK-ut lidhur me Projektligjin e pagave dhe ka kërkuar mbështetje nga zv/Kryeministri Limaj që të angazhohet në mënyrë që të bëhet korrigjimi i këtij Projektligji me qëllim që punëtorët e arsimit të kenë vend meritor. Ndër çështjet që kryetari i SBASHK-ut ka adresuar në këtë takim është edhe fakti se tani e sa muaj nuk janë mbajtur, si dikur, takimet me drejtorët e Drejtorive Arsimore, në të cilat në të kaluarën debatoheshin çështje me rëndësi dhe informoheshin palët me qëndrimet e SBASHK-ut dhe të institucioneve lokale e qendrore të arsimit. Po ashtu Jasharaj ka kritikuar MASHT-in për mungesë të takimeve dhe komunikimit për çështje me rëndësi duke theksuar se angazhimet dhe nismat në arsim nuk të jenë të plota e të frytshme pa pjesëmarrjen e SBASHK-ut ngase kjo sindikatë është përfaqësuesja e vetme dhe legjitime e punëtorëve të arsimit dhe se gëzon besimin e plotë të të punësuarve në këtë sektor me rëndësi.
SBASHK-u ka kritikuar Ministrin Bytyqi edhe lidhur me përbërjen e Komisionit për Zhvillimin e Strategjisë së Arsimit të Lartë ngase në këtë Komision nuk janë përfshirë njerëz nga akademia e Shkencave, as Reaktori i UP-së, as SBASHK-u, po në vend të tyre janë përfshirë shumë përfaqësues ndërkombëtar, njëri nga të cilët është zgjedhure edhe kryetar i Komisionit dhe madje edhe përfaqësues të OJQ-ve e individë që nuk kanë as edhe një lidhje konkrete me arsimin . SBASHK-u ka kërkuar po ashtu hapa konkret nga Ministri Bytyqi lidhur me hapjen e mundësisë që të punësuarit në arsim që duhet të bëjnë ngritje profesionale kjo t'u mundësohet duke krijuar mundësi të studimeve pa shkëputje nga puna, premtim ky i dhënë publikisht nga Ministri Bytyqi. SBASHK-u ka cekur edhe çështje të tjera duke përmendur edhe çështjen e shkarkimit të një numri të madh drejtorësh n të departamenteve në MASHT. Po ashtu SBASHK-u ka kërkuar që të shtohet komunikimi i drejtpërdrejt i MASHT me SBASHK dhe të ketë informata me kohë për veprimet konkrete në arsim.

Ministri Bytyqi është shprehur se respekton SBASHK-un dhe se ka pasur komunikim të vazhdueshëm me ta dhe se kjo do të shtohet në të ardhmen.
Duke dëgjuar me kujdes përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe brengat e vërejtjet e tyre, Zv/Kryeministri Limaj është shprehur se i ka dhënë në të kaluarën dhe i jep edhe sot e gjithë ditën përkrahje të fuqishme angazhimeve të SBASHK-ut në realizimin e kërkesave të anëtarësisë dhe është shprehur se SBASHK-u është partneri kryesor strategjik i Ministrisë së Arsimit dhe do të jetë i pranishëm në të gjitha komisionet dhe angazhimet e përbashkëta në shërbim të arsimit në Kosovë. Limaj është shprehur se do shtuar bashkëpunimi dhe takimet e punës mes MASHT dhe SBASHK-ut dhe se ai bashkë me Ministrin do të angazhohen me tërë mundësitë që të korrigjohet Projektligji i pagave për të pasur vend meritor punëtorët e arsimit dhe se do të punohet bashkërisht edhe në shërbim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim.

SBASHK-u nuk ndalet me aktivitetet në shërbim të anëtarësisë

sblipjan1Takimet me veprimtarë sindikalë mundësi e mirë për ide të reja
Është shtuar dukshëm interesimi i anëtarësisë dhe i veprimtarëve sindikalë për trajnimet e licencuara të SBASHK-ut. Derisa në komuna të Kosovës është mbajtur e në disa të tjera po bëhen përgatitjet e nevojshme për trajnimin e licencuar lidhur me forcimin kapaciteteve për dialogun social, interesim i madh vërehet edhe për trajnimin lidhur me udhëheqjen dhe menaxhimin e institucioneve të Arsimit parauniversitar. sblipjan1.jpg2Këtë vikend me iniciativën e kryetarit të Kuvendit të Sindikatës së SAF e SAM për Lipjnain, Emrush Ahmeti dhe të kryesisë e veprimtarëve sindikalë është mbajtur trajnimi me udhëheqës sindikal nga shkollat e kësaj komune pikërisht me temën kyçe të firimit të aftësive e përvojave për udhëheqjen në sindikatë dhe në institucionet arsimore. Ky aktivitet është mbajtur me mejtet financiare të nivelit sindikal komunat. Trajneri Alban Zeneli , është ndihmuar nga kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e administratë dhe këshilltar për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri për të shtjelluar temat që kanë të bëjnë pikërisht me udhëheqjen dhe menaxhimin .sblipjan1.jpg2.jpg3
Kryetari i Kuvendit të SAF e SAM për Lipjnain, Emrush Ahmeti ka bërë në fillim një përshkrim të aktiviteteve sindikale në komunë e tij dhe ka falënderuar edhe DKA-në e Lipjanit që ka pasur mirëkuptim pëqr këtë aktivitet dhe ka ndihmuar duke u dhënë në dispozicion një autobus për të arritur pjesëmarrësit në këtë trajnim. Kryetari i SBASHK-ut pas kësaj ka shpalosur disa nga aktivitetet aktuale të SBASHK-ut duke lavdëruar angazhimet dhe unitetin sindikal në Lipjna dhe në tërë Kosovën.sblipjan1.jpg2.jpg3.jpg4
Trajneri Alban Zeneli me përkushtim ka bërë shtjellimin e temave dhe trajnimi ka fituar në dinamikë ngase ai shumë çështje i ka shtruar në mënyrë të bashkëbisedës me pjesëmarrësit.
Këtë aktivitete e ka parë nga afër edhe drejtori i DKA-së së Lipjanit, Rasim Hasani, i cili ka lavdëruar bashkëpunimin me sindikatën e arsimit . Edhe kryetari i SBASHK-ut ka përshëndetur z Hasanin dhe e ka përshëndetur angazhimin e tij që të ndihmojë brenda mundësive mbajtjen e këtij aktiviteti të qëlluar sindikal.

Ma artikuj...

  1. Vazhdojnë aktivitetet e SBASHK-ut me anëtarësinë nëpër komuna
  2. Dita botërore e mësuesit
  3. Delegacioni i SBASHK-ut u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Botërore të Arsimit
  4. Takim i rëndësishëm i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës në Bruksel
  5. Kryeministri Haradinaj u takua me përfaqësuesit e SBASHK-ut
  6. Të 11 milionë sindikalistët e arsimit të Evropës u njoftuan për protestën e SBASHK
  7. Letra mbeshtetese e Komitetit te Unionit te Sindikatave Evropiane të Arsimit
  8. Reagim i SBASHK-ut ndaj heshtjes së Ministrit Bytyqi dhe të tjerëve
  9. Protesta alarm Qeverisë se veprimet sindikale mund të përshkallëzohen
  10. SBASHK të shtunën në protestë para ndërtesës së Qeverisë
  11. Simpoziumin Ndërkombetar "Globalizmi, Arsimimi dhe Sindikatat"
  12. SBASHK i drejtohet publikisht Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës
  13. Apel publik i SBASHK-ut drejtuar MASHT-it dhe institucioneve të Kosovës
  14. SBASHK vizitoi institucionet komunale të Drenasit
  15. SBASHK-u në mbështetje të anëtarësisë në Qendrën Burimore në Pejë
  16. SBASHK-u nuk ka të ndalur në angazhimet në shërbim të anëtarësisë Marrëveshje bashkëpunimi me Klinikën Amerikane
  17. Punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave
  18. SBASHK-u me trajnimin për dialogun social edhe në Kamenicë
  19. SBASHK-u, Ministrit Bytyqi: Shtatori me zile apo me greva!
  20. Edhe grupi i tretë i pushuesve po shijojnë bukuritë e bregdetit shqiptar
  21. Edhe grupi i dytë i pushuesve ka përshtypje të shkëlqyera
  22. SBASHK informoi Ministrin Jagcilar për kundërshtimet lidhur me Ligjin e pagave
  23. Grupi i parë i pushuesve u kthye nga bregdeti shqiptar
  24. SBASHK informon Ministrin Bytyqi për kundërshtimet e bazuara ndaj Projektligjit të pagave
  25. SBASHK edhe këtë vit dërgon në pushime 425 punëtorë të arsimit
  26. Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm i SBASHK-ut me GIZ-in Organizim i suksesshëm i Konferencës së katërt të matematikës
  27. SBASHK i trajnon udhëheqësit e sindikatave komunale për udheheqje në arsim
  28. Reagim i SBASHK-ut ndaj disa tellallëve te Ministrit Hamza
  29. Një aktivitet i veçantë i SBASHK-ut
  30. SBASHK vazhdon me trajnimin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”
  31. Pjesëmarrje në dy takime të nivelit të lartë sindikal
  32. Në Sofje Konferencë e nivelit të lartë lidhur me Ballkanin Perëndimor
  33. Kuvendi i SAF e SAM u mbajt në Rahovec
  34. U mbajt Kuvendi i SAF e SAM në Rahovec
  35. SBASHK-u filloi me agjendën e re të takimeve nëpër komuna
  36. SBASHK në një ngjarje të rëndësishme të arsimit në Lisbonë të Portugalisë
  37. SBASHK vazhdon me zhvillim profesional të sindikalistëve
  38. SBASHK-u vazhdon me realizimin e Planit strategjik
  39. SBASHK-u përshëndet miratimin e Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës të viteve të 90-ta
  40. SBASHK takoi Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Socilae, z.Skender Reçica
  41. SBASHK-u në konferencën ndërkombëtare të arsimit të Evropës në Sofje
  42. Një aktivitet i qëlluar sindikal i sindikalistëve të arsimit të Mitrovicës
  43. Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Arsim znj.Teuta Haxhiu vizitoi SBASHK-un
  44. Takim i nivelit të lartë për çështjet arsimore në Kosovë
  45. Këshilli i ri Drejtues i SBASHK-ut mbajti një takim zgjedhor dhe një takim pune
  46. U mbajtë grevë një ditëshe në tërë sistemin arsimor të Kosovës
  47. SBASHK organizoi manifestim madhështor për ditën e mësuesit dhe shkollës shqipe
  48. Raport i zgjeruar lidhur me rrjedhën e punimeve të Kongresit 7 të SBASHK
  49. Reagim i SBASHK-ut ndaj një deklarate të KMDLNJ-së
  50. I tërë sistemi arsimor i Kosovës në grevën një-orëshe

Butoni posht